Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nga statistikat te veprimi, si po luftohen sëmundjet kronike jo-ngjitëse në Kosovë?
Aktualitet

Nga statistikat te veprimi, si po luftohen sëmundjet kronike jo-ngjitëse në Kosovë?

• 14 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sëmundjet kronike jo–ngjitëse vazhdojnë të mbeten ndër problemet më serioze të shëndetit publik në Kosovë.

Numri i rasteve me sëmundje kardiovaskulare, diabet, kancer dhe sëmundje kronike të frymëmarrjes vazhdon të jetë i lartë, ndërsa shqetësues mbetet edhe fakti se këto sëmundje po paraqiten gjithnjë e më shpesh tek moshat më të reja.

Për të folur më shumë rreth situatës aktuale, faktorëve që po ndikojnë në rritjen e rasteve dhe masave që duhet të ndërmerren në nivel institucional dhe shoqëror, kemi biseduar me doktoreshën Ardita Barakun, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Në një intervistë për Telegrafin ajo ndan të dhëna, vlerësime dhe rekomandime lidhur me trendët e viteve të fundit dhe sfidat që e presin sistemin shëndetësor në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve kronike jo–ngjitëse.

Read more:IKSHPK jep alarmin: Rreziqe shëndetësore nëse s’merren masa urgjente ndaj ndotjes së ajrit nga Obiliqi

Intervista e plotë:

Si do ta përshkruanit situatën aktuale të sëmundjeve kronike jo–ngjitëse në Kosovë, bazuar në përvojën tuaj dhe trendët e pesë viteve të fundit?

Ardita Baraku: Sëmundjet kronike jo–ngjitëse paraqesin një sfidë serioze për shëndetin publik në Kosovë, pasi ato përbëjnë shkakun kryesor të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend. Bazuar në të dhënat e grumbulluara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë pesë viteve të fundit është vërejtur një trend në rritje i rasteve të raportuara, veçanërisht për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, sëmundjet malinje dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Cilat janë sëmundjet kronike jo–ngjitëse më të shpeshta sipas të dhënave zyrtare?

Read more:Ronaldinho nis aventurë të re mediatike për Botërorin 2026

Ardita Baraku: Raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me sëmundjet kronike jongjitëse tregojnë se sëmundja më e shpeshtë që evidentohet është hipertensioni arterial, i cili përbën rreth gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara. Pas tij, janë dy llojet e diabetit (diabeti i pavarur nga insulina dhe diabeti i varur nga insulina), si dhe tumoret malinje, sidomos të organeve të tretjes, të lëkurës dhe gjirit.

A keni vërejtur ndryshime në moshën e pacientëve të prekur nga këto sëmundje gjatë viteve të fundit?

Ardita Baraku:Sipas grup-moshave, sëmundjet kronike jo–ngjitëse dominohen nga grup-mosha 60+, e cila përbën mesatarisht mbi 70% rasteve. Megjithatë, këto sëmundje kanë filluar të paraqiten gjithnjë e më shpesh tek moshat e reja. Kështu, në vitin 2024 ka pasur një rritje prej rreth 42% të rasteve të evidentuara te moshat e reja (0-14 vjeç) në krahasim me vitin paraprak, në veçanti të diabetit tip 2 dhe sëmundjeve kronike të frymëmarrjes. Edhe pse numri total i rasteve nuk është i lartë, kjo e dhënë është shqetësuese dhe tregon se ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut fillon që në fëmijëri dhe adoleshencë.

Read more:Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon sheqerin e depozituar në trup

Si duhet të interpretohen ndryshimet në numrin e rasteve ndër vite: a kemi rritje reale të sëmundjeve apo ndikim të diagnostikimit dhe raportimit më të mirë?

Ardita Baraku: Ndryshimet në numrin e rasteve të sëmundjeve kronike jo ngjitëse reflektojnë të tre faktorët. Nga njëra anë, kemi një rritje reale të rasteve të reja, për shkak të stilit modern të jetesës dhe plakjes së popullsisë. Nga ana tjetër, përmirësimi i qasjes në shërbime shëndetësore dhe kapaciteteve diagnostikuese sjell rritje të numrit të rasteve por njëkohësisht është edhe tregues i sistemit të mirë shëndetësor. E fundit, fuqizimi i raportimit të të dhënave shëndetësore statistikore po ashtu sjell rritje të rasteve, por që në vete është edhe shenjë e përmirësimit të performancës shëndetësore.

Nga përvoja juaj, cilët faktorë ndikojnë më shumë në përhapjen e këtyre sëmundjeve tek grup–moshat e ndryshme?

Read more:Sting thotë se nuk do t'ua lërë pasurinë milionëshe fëmijëve të tij: Duhet të punojnë vetë, i arsimova

Ardita Baraku: Faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike jo ngjitëse ndahen në tri grupe. Faktorët e sjelljes – duhanpirja, ushqyerja jo e shëndetshme përfshirë edhe konsumin e pakontrolluar të sheqerit, kripës dhe yndyrave, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i alkoolit. Këto pastaj kontribuojnë në faktorët metabolikë – tensioni i gjakut, pesha trupore, niveli i sheqerit dhe yndyrave në gjak, që rrisin rrezikun për sëmundje kronike. Prej faktorëve ambiental, më të rëndësishëm janë ajri i jashtëm dhe i brendshëm. Sipas moshës, tek të rinjtë më shumë mbizotërojnë faktorët e sjelljeve ndërsa tek moshat madhore dhe të moshuarit shtohen edhe faktorët metabolikë për shkak të ekspozimit afatgjatë ndaj faktorëve të sjelljes dhe ndryshimeve biologjike të organizmit.

Si përdoren në praktikë të dhënat statistikore për të ndërtuar politika apo ndërhyrje konkrete në shëndetin publik? Mund të ndani një shembull nga puna juaj?

Ardita Baraku: Të dhënat statistikore janë evidenca të cilat paraqesin themelin e çdo politike efektive të shëndetit publik. Ato na ndihmojnë të identifikojmë problemet, grupet më të rrezikuara të popullatës dhe ndryshimet gjatë viteve. Për shembull, të dhënat mbi përdorimin e duhanit dhe sëmundjet kardiovaskulare kanë shërbyer si bazë për forcimin e legjislacionit për kontrollin e duhanit dhe për implementimin e vërejtjeve të kombinuara shëndetësore në pakot e duhanit. Po ashtu, bazuar në të dhënat për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga sëmundjet kronike, është punuar Plani i Veprimit për të ushqyerit e shëndetshëm për të ndikuar në zvogëlimin e faktorëve të sjelljes; ndërsa të dhënat për sëmundjet malinje kanë qenë udhëzues për inicim të hartimit të tri planeve të veprimit për skrining të kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe qafës së mitrës.

Read more:“I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern

Nëse trendet aktuale vazhdojnë, çfarë pasojash prisni dhe cilat masa konkrete do të rekomandonit?

Ardita Baraku: Sëmundjet kronike jo ngjitëse ndikojnë në cilësinë e jetës, rrisin shpenzimet shëndetësore, ulin produktivitetin ekonomik, shkaktojnë komplikime e invaliditet dhe vdekje të parakohshme. Prandaj, krahas angazhimit për menaxhim të rasteve ekzistuese, bëhen edhe përpjekje për të zvogëluar numrin e rasteve të reja. Investimi në parandalim është strategji e vërtetuar, kost-efektive dhe e qëndrueshme. Intervenimet e rekomanduara janë politika publike për kontroll të faktorëve të rrezikut, promovimi i stilit të shëndetshëm të jetës, edukimi shëndetësor i popullatës në të gjitha fazat e jetës, fuqizimi i shërbimeve të kujdesit parësor, programe skriningu, fuqizimi i diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm, fuqizimi i raportimit të të dhënave statistikore dhe mbikëqyrja sistematike e sëmundjeve kronike. /Telegrafi/

Kjo intervistë është realizuar në kuadër të aktivitetit “Përtej titujve: Gazetaria, sëmundjet kronike jongjitëse dhe tregimet që kanë rëndësi”, një partneritet ndërmjet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS). IHS është nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. Përmbajtja e intervistës nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e IHS-së apo AGK-së.


Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agk #Ardita baraku #Diabeti #Edukimi #Gazetaria #Ikshpk #Intervista #Sëmundjet kronike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gazetari Gjergj Erebara e ironizoi në rrjetet sociale, Balla i kundërvihet BIRN-it dhe u kërkon llogari ambasadave e donatorëve, mes tyre edhe Soros
  • Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës, asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje
  • Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj!
  • “Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 16 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 9 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by