Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern
Aktualitet

“I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ish-kryeredaktor i portalit zviceran “20 Minuten” realizoi një intervistë të gjatë me ambasadorin serb në Bern.

Rezultati nuk është një bisedë kritike mbi pushtetin, përgjegjësinë apo të drejtat e njeriut, por një skenë e ndriçuar mirë për narrativat qeveritare serbe. Dhe këto të fundit janë çdo gjë tjetër veçse të padëmshme. Për një gazetari që nuk kundërshton, shkruan portali i pavarur zviceran “Babanews”.

“Babanews” është një platformë mediale e vlerësuar me çmime që raporton nga këndvështrimi i komuniteteve multietnike në Zvicër.

Ky medium ka publikuar një analizë të detajuar lidhur me një intervistë të botuar së fundmi në gazetën “20 Minuten”.

Read more:Zvicra në hall nga "mafia e biçikletave" – disa prej tyre përfundojnë në Kosovë

Shkrimi i autores Albina Muhtari analizon bisedën e realizuar nga ish-kryeredaktori Gaudenz Looser me ambasadorin e Serbisë në Bern, Ivan Trifunoviq, duke u fokusuar në atë që Muhtari e cilëson si mungesë të qasjes kritike gazetareske përballë narrativave zyrtare shtetërore serbe.

Analiza e “babanews” vë në dukje se në një bisedë që trajton tema me rëndësi publike, si korrupsioni, liria e shtypit dhe krimet e luftës, roli i gazetarit është të ballafaqojë bashkëbiseduesin me fakte dhe raporte ndërkombëtare.

Sipas portalit, në rastin konkret, gazetari i ka mundësuar ambasadorit të Serbisë një hapësirë të pakontestuar për të paraqitur qëndrimet e qeverisë së tij, pa u sfiduar mbi vërtetësinë apo ndikimin e tyre shoqëror.

Ky veprim vlerësohet si një shndërrim i gazetarisë në një platformë për marrëdhënie me publikun (PR) në shërbim të një autoriteti shtetëror.

Read more:Janevska: Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo klase dhe e jetës së përditshme të nxënësve

Një prej pikave qendrore të kritikës lidhet me terminologjinë e përdorur për të përshkruar luftërat e viteve të 90-ta në Ballkan.

Ambasadori Trifunoviq i referohet kësaj periudhe si “turbulenca”, ndërkohë që “babanews” thekson se ky përshkrim anashkalon realitetin e agresionit, dëbimeve masive dhe gjenocidit të kryer nga forcat serbe.

Artikulli vëren se gazetari nuk ndërhyn për të kërkuar sqarime mbi këto nocione apo për të pyetur mbi mosnjohjen e gjenocidit të Srebrenicës nga ana e Serbisë.

Po ashtu, theksohet se e kaluara politike e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili ka shërbyer si Ministër i Informimit në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, u la tërësisht jashtë kontekstit të bisedës.

Read more:Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, analiza nënvizon se intervista i dha mundësi ambasadorit të artikulojë pretendime territoriale.

“Babanews” argumenton se pretendimi i ambasadorit serb se “mosnjohja e pavarësisë (së Kosovës nga Serbia) nuk është problemi kyç” mbetet i pasfiduar nga gazetari, ndonëse ky fakt përbën pengesën kryesore për stabilitetin e rajonit dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe pakicën serbe në Kosovë.

Sa i përket situatës së brendshme në Serbi, “Babanews” kritikon mënyrën se si në intervistë u trajtua liria e medias dhe korrupsioni. Ndërsa ambasadori e cilësoi korrupsionin si një lloj “lubrifikanti” për ekonominë, gazetari nuk kërkoi llogari mbi pasojat e këtij fenomeni, siç ishte rasti i tragjedisë në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të një pjese të pullazit të stacionit të trenit humbën jetën 16 veta.

“Babanews” sjell në vëmendje raportet e organizatave si “Reporterët pa Kufij” dhe “Freedom House”, të cilat e klasifikojnë Serbinë si një vend vetëm pjesërisht të lirë, të dhëna këto që munguan gjatë bisedës në “20 Minuten”.

Read more:Kërcënon Vuçiq: Tani do të kishim me çfarë të luftonim, por duam paqe në Kosovë

“Babanews” e konsideron intervistën e portalit “20 Minuten” me ambasadorin serb në Zvicër si një dështim të standardeve profesionale.

Sipas analizës, kur gazetaria nuk ushtron funksionin e saj kontrollues ndaj pushtetit dhe i lëshon rrugë relativizimit të krimeve të luftës apo politikave autoritare, ajo humb vlerën e saj në një shoqëri demokratike.

“Babanews” thekson se ky rast shërben si shembull se si mungesa e kundërshtimit ndaj narrativave propagandistike mund të çojë në deformimin e perceptimit publik mbi konfliktet aktuale dhe historike. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)

Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Tags: #Aleksandar vuçiq #Analiza #Bern #Berna #Gazetaria #Ivan trifunoviq #Kosova #Lajme nga zvicra #Mediat zvicerane #Serbia #Shqiptarët në zvicër #Zvicra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)
  • Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës
  • Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës
  • LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama
  • Autoriteti i Dosjeve, prova në Prokurori për 6 vendvarrime: Ku dyshojmë se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist
Nga të njëjtat tag-e
  • Elijona dhe Klodi përfshihen në aksident me makinë në Prishtinë
  • Kurti uron Ditën e Evropës: Mandatin e ardhshëm marrim statusin e kandidatit
  • Shiu nuk i pengon, mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë
  • Kurti në Kongresin e VLEN-it: Bashkim i rëndësishëm politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
  • Elijona uron Klodin për ditëlindje: Qëndro gjithmonë 'starboy' me shpirt të ëmbël
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Sarandë/ 10 persona shkuan të rrëmbenin të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Në Zagreb është kapur një peshk i rrallë me peshë 45 kilogramë 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Tronditje te Milani: Max Allegri dhe Igli Tare drejt largimit? 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Gashi: Vendi ynë përballet me plakje të popullsisë, rënie të natalitetit dhe migrim të të rinjve – sfidat demografike kërkojnë politika afatgjate 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind 4 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Mot me shi në Shqipëri 4 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)

“The Best of”, çdo javë në Report Tv. Ndiqni intervistat ekskluzive, debatet me të forta të javës që…

• 22 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Robert Ndrenika është një nga ato figura që nuk kanë nevojë për prezantim në kulturën shqiptare. Për dekada…

• 52 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

Erion Veliaj ka urrejtësit e tij. Si çdo politikan, po ashtu ka dhe fansat e tij. Ky keqkuptim…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by