Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet
Ekonomi

Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet

• 6 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Censi i bujqësisë pritet të regjistrojë çdo metër tokë të mbjellë dhe të numërojë çdo kafshë të gjallë në stalla gjatë muajit tetor.

Ndërkohë, CENS-i i fundit i bujqësisë është realizuar nga INSTAT 14 vite më parë. Censi i bujqësisë, këtë të hënë, ishte pjesë e debateve në Komisionin e Ekonomisë. Sipas deputetëve të opozitës, ky regjistër është i vonuar.

Numrat e bujqësisë shkaktuan edhe dyshime të forta mbi shpërndarjen e fondeve të Skemës Kombëtare dhe asaj IPARD.

“Si janë hartuar deri tani pikërisht politikat bujqësore, subvencionet, skemat e mbështetjes dhe planifikimi për fondet IPARD, nëse qeveria vetë pranon se nuk ka pasur të dhëna të besueshme, kur vetë RIRA pranon se nuk ka të dhëna të konsoliduara”, shprehet Ledina Allolli, deputete e PD-së.

Read more:‘Temperaturat e larta mund të favorizojnë infarktin’, mjekja: Kontrollet të paktën 1 herë në vit edhe pa patur shqetësime

“Unë nuk do të thoja se nuk ka të dhëna. MBZHR, së bashku me INSTAT-in, mbledh të dhëna vjetore për veprimtarinë bujqësore nga sistemi i AREB-ve, i cili është i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Fatmir Guri, zëvendësministër i Bujqësisë.

Në Progresraportin e vitit 2025, BE-ja i la disa detyra INSTAT-it para se të nisë punën në terren, duke filluar nga burimet njerëzore dhe deri te logjistika dhe infrastruktura.

“Nga pikëpamja operacionale, informacioni statistikor do të mblidhet në terren nga një armatë prej 3.400 punonjësish, që janë anketuesit në terren. Ata do të menaxhohen nga 640 kontrollorë dhe nga të gjithë punonjësit e INSTAT-it, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”, tha Milva Ikonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë.

Read more:Ina Zhupa: Gjirin e Gramës kërkuam ta regjistrojmë në UNESCO, qeveria e do si pronë për trafikantët e dosjes ‘Aruba’

Ky proces do të kushtojë 8.9 milionë euro dhe pritet që brenda 6 javësh INSTAT të ketë në dorë të dhënat reale të Shqipërisë rurale.

Në fund të mbledhjes së komisionit, anëtarët votuan projektligjin për Censin e Bujqësisë, por fjalën e fundit do ta ketë seanca përkatëse, e cila pritet të zhvillohet së shpejti.

Lexo edhe
Ekonomi

Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri

Ekonomi

Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim

Tags: #Deputete #euro #Guri #Instat #opozita #Para #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri
  • Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim
  • Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
  • Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët, eksportuesit humbësit më të mëdhenj
Nga të njëjtat tag-e
  • “’Shqiptarët kanë fuqi të luftojnë për idealet e tyre”/ Turistja gjermane në protestë: Ju e meritoni demokracinë! Vijoni ‘qëndresën’
  • “Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike”/ Protestuesit ripërsërisin kërkesat: Nuk jemi lodhur! Nëse qeveria zgjedh të mos reflektojë…
  • “Rama në Pogradec i mpakur dhe pa ide”/ Aktivisti: “Pasqyrë Albania” riprodhim i platformës “Shqipëria që duam”. Kërkojmë si çdo ditë dorëheqjen
  • “Rama e Berisha janë bashkë”/ Qytetari i vë afat kryeministrit: Nëse nuk na përgjigjesh brenda 3 ditëve…
  • Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri

Zgjerimi i turizmit vendas nga deti në mal duhet të sillte ndryshime pozitive në sektorin e bujqësisë, duke…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim

Në çdo 100 të huaj që kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri, 55 prej tyre kanë ardhur për…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një tjetër derë të hapur për t’u rikthyer në tregun…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by