Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjykata e Lartë zbardh vendimin për rishikimin e ‘arrestit me burg’: Prokuroria të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e paraburgimit (Dokumenti)
Kronikë

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për rishikimin e ‘arrestit me burg’: Prokuroria të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e paraburgimit (Dokumenti)

• 7 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masës ‘arrest me burg’. Shkak u bë çështja e 63-vjeçarit Begtash Zeneli, i arrestuar në tetor 2025 në Lezhë pasi në banesë iu gjetën 7 kg kanabis.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, u mblodhën fillimisht në 9 prill, me kërkesë të kryetarit Sokol Sadushi, i cili shfrytëzoi shqyrtimin e një ankimi të Prokurorisë ndaj një vendimi të Apelit që zëvendësonte arrestin me burg me arrest shtëpie për 63-vjeçarin.

Vendimi i Kolegjeve të Bshkuara arsyetonte tre momentet e ndërhyrjes.

Read more:Arrestimi jo proporcional, përfaqësuesit ligjorë të Veliajt për vendimin e Kushtetueses: Gjykata e Lartë të urdhërojë lirimin e menjëhershëm

Lidhur me parashikimin e deritanishëm se gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme, Kolegji saktëson se “gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.”

Çështja e dytë lidhej me faktin se deri më tani rrezikshmëria e autorit përcaktohej nga vetë vepra penale. Por sipas vendimit të ri masa e arrestit me burg, ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme.

Read more:LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti s’duhet të ketë imunitet! Presim më shumë nga Policia, të jemi të pavarur në operacione specifike

“Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret”, tha Sokol Sadushi.

Sipas vendimit të 2011, barrën e provës se përse nuk duhet dhënë masa e arrestit me burg, e kishte i akuzuari. Me ndërhyrjen e realizuar përmes rishikimit të këtij vendimi, ky element është përmbysur

Read more:FOTO/ “Rama në burg, Belinda në burg”, mesazhet pikante në protestën e 37 kundër kryeministrit: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!

“Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. Prokuroria ka detyrimin të paraqesë dhe të argumentojë në mënyrë konkrete faktet dhe rrethanat që mbështesin nevojën e kësaj mase, përfshirë rrezikun konkret dhe papërshtatshmërinë e masave më pak kufizuese”, tha Sadushi.

1783372223_610040014100202630fe4bca5b11.jpg

kliko këtu për dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici

Kronikë

Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Tags: #arrest me burg #Burg #Detyrim #Gjykata #gjykata e larte #jetë #Kanabis #kolegjet e bashkuara #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
  • DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
  • DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
  • DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë
  • Qeveria nis monitorimin e çmimeve të produkteve bazë me ‘Price Watch Albania’, Ibrahimaj: Do t’i gjurmojmë nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve (VIDEO)
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 14 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 12 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Një vatër zjarri është ka rënë në orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by