Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij që planifikonte ta fuste nga gazetaria në politikë
Kronikë

Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij që planifikonte ta fuste nga gazetaria në politikë

• 8 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ishte gjysma e dytë e vitit 2025 kur Report i gazetarit të Rai3 Sigfrido Ranucci po investohej me kronika shumë të forta kundër Shqipërisë. Kishte vendosur që t’ua tregonte Shqipërinë italianëve përmes fjalëve të gazetarëve të Syrit të Sali Berishës dhe të akuzave të tyre se Shqipëria ishte bërë një “Narkoshtet”. Në këto muaj një eksploziv dëmtoi makinat e parkuara në hyrje të shtëpisë së gazetarit në periferi të Romës, duke i dëmtuar ato e duke rrezikuar jetën e vajzës së tij, e cila vetëm rastësisht kishte kaluar pak kohë më parë, fatmirësisht pa u prekur.

Ranucci vetë nuk u shpreh asnjëherë, por pista kryesore që shpërndanë mediat italiane, me siguri me “burime të sigurta” pranë tij, ishte se në veprim ishte vendosur “mafia shqiptare”, si kundërpërgjigje e investigimit që Ranucci kishte bërë ndaj saj. Kjo pistë u shpërnda me bindje dhe shpejtësi dhe nga Syri i Berishës dhe gjithë gazetarët pranë tij. Këto ditë, investiguesit e vërtetë italianë nxjerrin në dritë një tjetër realitet: Eksplozivin dyshohet se ia ka vendosur miku i tij, biznesmeni kontrovers Valter Lavitola përmes një skeme të mirëmenduar. “Valteri është një mik i vërtetë, mes nesh ka shumë ngrohtësi”, u shpreh Ranucci në një intervistë të publikuar sot nga Corriere della Sera.

Read more:“S’do t’ia dalin të heshtin gazetarët, News24 transmeton protestën pa ndërprerje”/ Ina Zhupa reagon pas intimidimeve ndaj Osman Stafës: Pushteti kur s’ka argumente zgjedh presionin

Por kjo ngjarje ka lënë pa fjalë si komunitetin gazetaresk italian, ashtu dhe opinionin publik në Itali, i cili mëson se një nga gazetarët më agresivë dhe investigativë të televizionit publik italian, ai që u bën moral të gjithëve, kishte krijuar një miqësi të fortë me një personazh si Lavitola, të cilin e kishte pasur dhe subjekt të investigimeve të Report që ai drejton. Njësoj sikur pas investigimeve për Artur Shehun e Vlorës, Ranucci të niste e të frekuentonte restorantet dhe të bënte familjarisht miqësi me vlonjatin e akuzuar prej tij. Po nuk është vetëm kaq.

Lavitola, i cili në të shkuarën ka qenë edhe gazetar, edhe botues, sot është pronar i një restoranti në Romë, por ajo që do ju habisë më shumë është historia e tij me shantazhe politike dhe gjobvënie deri në nivele të larta, ndaj Silvio Berluskonit. Sot Lavitola akuzohet për masakër dhe krime të tjera, me rëndesën e krimit mafioz bashkë me gjashtë persona të tjerë. Sipas hetuesve Lavitola i kishte dhënë detyrën Gomesit, kamarier në restorantin e tij, të gjente disa persona të tjerë të aftë të vendosnin ekplozivin pranë makinave të Ranuccit. Të gjithë eksplozivvënesit, persona të rëndomtë, janë arrestuar nga karabinierët. Pastaj Lavitola e ka ndihmuar kamarierin e tij kamerunez të largohet nga Italia.

Read more:2025/ INSTAT: Në Shqipëri 144 aplikime për azil, kryeson Egjipti! 495 persona fituan pasaportën shqiptare gjatë 2025

Të martën e shkruar karabinierët italianë bënë një blic në shtëpinë e Lavitolës duke i sekuestruar telefonin dhe kompjuterin, prej aty biznesmeni ka marrë në telefon Ranuccin duke iu shprehur se ishte shumë i shqetësuar. Që prej vitit 2019, kur Ranucci ka bërë disa investigime gazetareske ndaj Lavitolës, mes tyre kishte lindur një miqësi e ngushtë: “Shkoja të haja në restorantin e tij të paktën cdo dy javë”, tregon Ranucci, i cili shprehet gjithashtu se nuk e imagjinon dot qëllimin e atentatit, edhe pse shprehet i sigurtë që Lavitola nuk do të mendonte kurrë t’i bënte keq.

Por gazetarët italianë kanë mësuar dicka nga hetimet: Qëllimii Lavitolës ishte që Ranucci të kalonte nga gazetaria në politikë, dhe jo i çfarëdoshëm, por në krye të PD-së italiane madje kandidat premier për kaolicionin 5 yje-Pd, dhe një shpërthim i tillë do t’i jepte famën e heroit dhe do ta “blindonte” të sigurtë në Rai Tre. Nuk dihet nëse ky plan ishte i vetëm i Lavitolës apo në bashkëpunim me gazetarin. Kjo mbetet për t’u hetuar nga investiguesit italianë që e kanë ceshtjen në hetim.

Read more:Rider Legend Moto Festival në Korçë, mbi 60 grupe motoristësh dhe 3 mijë persona bëhen bashkë për paradën e motorëve

Por për të kuptuar se kush është në të vërtetë miku i gazetarit Ranucci, le të shohim çfarë shkruan sot media italiane si Corriere della Sera, ashtu dhe të tjerat mes të cilave Il Post.

Read more:Sulmet personale nga Rama dhe Balla pas denoncimit për Porto Palermon”/ Muka: Intimidim i përqëndruar, kërkojnë të bëjnë shembuj

“Në 10 vitet e para të viteve 2000, Lavitola u përfshi nga një sërë hetimesh dhe dënime mes të cilave një tentativë për shantazh ndaj Silvio Berluskonit për të cilën u dënua me 1 vit dhe 4 muaj. Lavitola është akuzuar dhe se kishte vepruar si sekser për Berluskonin për të bindur senatorin Sergio De Gregorio për të ndryshuar rreshtim politik në këmbim të 3 milionë eurove në kohën e ashtuquajtur të “shitblerjes së senatorëve”, në të cilën u rrëzua qeveria e Romano Prodit në 2008.

Pra, Valter Lavitola, sekser i njohur dhe gjobëvënës i dënuar, ishte bërë mik i gazetarit Sigfrido Ranucci pasi ky i fundit kishte bërë kronika pikërisht për këto afere ndaj tij.

Read more:‘Berisha shkatërruesi i kombit’, ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

Sot pritet të mësohet nëse e gjithë skena e eksplozivëve ndaj Ranuccit është vetëm një inskemin i Lavitolës për ta bërë Ranuccin politikan, apo një komplot në të cilin përfshihen të tjerë individë?

Lexo edhe
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Tags: #Atentat #Gazetar #Gazetarët #gazetari italian #Gazetaria #itali #Italia #Raitre #Sigfrido Ranucci #Valter Lavitola

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
Nga të njëjtat tag-e
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK),…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin