Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ekonomia është arsyeja pse është mbushur sheshi prej 39 ditësh”/ Cara: Në Shqipëri protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit
Politikë

“Ekonomia është arsyeja pse është mbushur sheshi prej 39 ditësh”/ Cara: Në Shqipëri protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit

• 9 Korrik, 2026 • 12 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, deklaroi se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian, por theksoi se procesi i anëtarësimit duhet të mbështetet mbi meritën, reformat reale dhe respektimin e plotë të vlerave europiane.

Në fjalimin e tij, Cara u ndal te situata politike dhe ekonomike në vend, duke e cilësuar protestën e “Revolucionit të Flamingove” si zhvillimin kryesor politik në Shqipëri. Sipas tij, protesta, e cila nisi për mbrojtjen e zonës së Nartës, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër varfërisë, korrupsionit, mungesës së shërbimeve publike cilësore dhe modelit aktual të qeverisjes.

Duke analizuar ekonominë shqiptare, Cara tha se rritja ekonomike prej rreth 3.3 për qind, e raportuar nga qeveria, nuk është e qëndrueshme, pasi mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa sektorët prodhues, bujqësia dhe industria përpunuese, sipas tij, kanë humbur peshë në ekonomi.

Ai ngriti shqetësimin edhe për zhvlerësimin e euros gjatë viteve të fundit, duke pretenduar se fenomeni ka dëmtuar eksportet, remitancat dhe konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar. Sipas Carës, çmimet e banesave janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet shqiptare, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme është deformuar.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua projektit të Portit të Durrësit. Cara deklaroi se transferimi i këtij aseti strategjik është bërë përmes një ligji të posaçëm dhe pa një garë të hapur ndërkombëtare, duke ngritur pyetje nëse një praktikë e tillë është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe standardet europiane të konkurrencës. Ai kërkoi që ky rast të marrë vëmendjen e institucioneve europiane.

Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu legjislacionin për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, portet turistike dhe planifikimin territorial, duke argumentuar se këto ndryshime kanë përqendruar vendimmarrjen në duart e qeverisë dhe kanë dobësuar autonominë e institucioneve vendore.

Gjatë fjalimit, Cara iu referua edhe raportit të fundit të Komisionit Europian, duke theksuar se dokumenti evidenton nevojën për forcimin e sundimit të ligjit, transparencës në prokurimet publike, luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimit të një administrate publike profesionale. Ai përmendi gjithashtu vlerësimet e Transparency International dhe OECD, të cilat, sipas tij, tregojnë se Shqipëria ka ende sfida të mëdha në luftën kundër korrupsionit, produktivitetin ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve të besueshme.

Në fund të fjalës së tij, Cara u shpreh se Shqipëria ka potencial për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian, por kjo, sipas tij, kërkon institucione të forta, ekonomi konkurruese, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale.

“Ne nuk kërkojmë favore nga Bashkimi Europian. Ne kërkojmë vetëm që procesi i integrimit të mbështetet mbi të vërtetën, mbi faktet dhe mbi standardet europiane”, përfundoi ai.

Fjala e plotë:

Të nderuar Anëtarë të Parlamentit Europian,
Të nderuar kolegë,

Read more:“Miliona për propagandën, borxhe për infrastrukturën”/ Tabaku: 4.3 mln euro për koncertin, vetëm 1% për hekurudhën!

Është nder për mua të marr pjesë në këtë mbledhje të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe mbi rrugëtimin e vendit tim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, dëshiroj ta nis me një mesazh shumë të qartë: Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian.

Ky është një projekt kombëtar, një aspiratë e qytetarëve shqiptarë dhe një objektiv strategjik që ne e mbështesim plotësisht. Anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian duhet të jetë rezultat i meritës, i reformave reale dhe i respektimit të plotë të vlerave europiane.

Të nderuar kolegë,

Sot zhvillimi kryesor në Shqipëri është Revolucioni i Flamingove, i cili ka mbushur jo vetëm sheshin kryesor të Tiranës dhe rrugët e saj. Shqiptarët po protestojnë edhe në të gjitha sheshet e botës. Ajo protestë që nisi për shkatërrimin e zonës së mbrojtur në Nartë, sot është kthyer në një protestë për një Shqipëri më të mirë. Protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit dinjitoz.

Dëshiroj të ndalem te ekonomia shqiptare, një ndër arsyet kryesore përse bashkëkombësit e mi kanë mbushur atë shesh për ditën e 39-të radhazi.

Qeveria paraqet një rritje ekonomike prej rreth 3.3% si dëshmi të suksesit ekonomik. Por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është shumë e thjeshtë: A është kjo një rritje e qëndrueshme? Përgjigjja është jo.

Kjo rritje mbështetet kryesisht te sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme, dhe jo te sektorët që krijojnë produktivitet, vende pune afatgjata dhe konkurrueshmëri.

Sot ndërtimi përfaqëson rreth 25% të ekonomisë, ndërsa bujqësia ka rënë nga mbi 20% në rreth 15% të PBB-së, industria përpunuese po humbet terren dhe eksportuesit shqiptarë po përballen çdo ditë me vështirësi më të mëdha. Shqipëria vazhdon të ketë produktivitetin më të ulët në rajon.

Zhvlerësimi i euros me rreth 33% në 5 vitet e fundit paraqitet nga qeveria si sukses ekonomik, por në realitet është fatura që po paguajmë si lavatriçe e parave të krimit të organizuar.

Në realitet, ky fenomen ka goditur eksportet, ka ulur vlerën reale të remitancave, që përfaqësojnë mbi 10% të PBB-së, dhe ka dëmtuar konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit.

Zhvlerësimi i euros, i pakrahasueshëm me vendet e BE-së apo edhe me ndonjë vend tjetër në botë, është pranuar edhe nga institucioni kryesor i politikës monetare, Banka Qendrore, në raportimin e saj të fundit në Kuvend.

Read more:“Ora jote ka mbaruar”/ Protestuesi i rëndit dështimet Ramës: Dorëhiqu! Do mbajmë peng sheshin dhe gjithë Shqipërinë deri në largimin tënd

Në të njëjtën kohë, çmimet e banesave janë rritur në nivele të papërballueshme. Sot një familjeje shqiptare i duhen rreth 19 paga vjetore për të blerë një apartament, dhe jo sepse këtë e vendos tregu, por sepse ky treg tashmë është nën kthetrat e grupeve kriminale, faktuar kjo edhe nga hetimet e fundit të Strukturës së Posaçme.

Por problemi nuk është vetëm ekonomik.

Problemi është modeli i qeverisjes.

Gjatë viteve të fundit është ndërtuar një arkitekturë ligjore dhe institucionale që ka ngritur shqetësime serioze për transparencën, konkurrencën dhe funksionimin normal të ekonomisë së tregut.

Ligji për Investimet Strategjike, ndryshimet në legjislacionin për Zonat e Mbrojtura, Paketa e Maleve, Ligji i Porteve, si dhe ligje të posaçme që kanë mundësuar transferimin e aseteve publike strategjike, përfshirë projektin e Portit të Durrësit, janë qartësisht kundër parimeve të konkurrencës së lirë, transparencës dhe trajtimit të barabartë të investitorëve.

Thënë ndryshe, ligje me porosi për miqtë e Ramës.

Por sot dua të ndalem pak më gjatë në rastin e Portit të Durrësit, asetit më të rëndësishëm publik të vendit.

Me një ligj special, sot nuk kemi më një port, por kulla.

Ky projekt u zhvillua pa një garë të hapur ndërkombëtare, ndërkohë që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe parimet e tregut europian mbështeten pikërisht mbi konkurrencën e lirë, transparencën dhe mosdiskriminimin.

Bëhet fjalë për faljen e një porti që, përveçse strategjik, kombëtar dhe rajonal, ka edhe një vlerë mbi 3 miliardë euro.

Sot që flasim, 1/3 e portit është në ndërtim e sipër për apartamente.

Pas disa vitesh Shqipëria nuk do të ketë më një port shtetëror, duke humbur avantazhin strategjik në rajon dhe duke i dhënë një goditje fatale ekonomisë sonë.

Read more:Media e njohur italiane, “Il Foglio” shkruan për revoltën 35-ditore të shqiptarëve: Sheshet mbushen me njerëz që duan ta shohin “Edi Ramën në burg”, e konsiderojnë kriminel që ka hedhur Shqipërinë në gojën e ‘peshkaqenëve’

Pyetja që kam për ju është:

A mund të ndodhë kjo në një vend që ka firmosur MSA-në, ku qartësisht është sanksionuar që çdo aset publik nuk mund të jepet pa garë?

A ka ndonjë rast të tillë në ndonjë vend të BE-së?

A duhet që kjo shkelje e MSA-së të shprehet në rezolutë?

Nëse mendoni se ky është një rast sporadik, gaboheni.

Për të kuptuar sesi ka funksionuar qeveria Rama në dekadën e fundit, mjafton të lexoni librin “Albania Files”, sipas të cilit rezultojnë 523 projekte resortesh dhe zhvillimesh ndërtimore të koordinuara nga Zyra e Kryeministrit. Është ky i fundit që jo vetëm miraton lejet, por përzgjedh investitorin dhe arkitektin për çdo projekt.

Ky libër është prova se zonat e mbrojtura janë parashikuar të shkatërrohen vite para se ligji të ndryshonte në vitin 2024.

E theksoj që të gjitha projektet miratohen nga K.K.T. (AZHT), organ që drejtohet nga K.M. Rama, duke anashkaluar bashkitë.

Kushtetuta jonë, por edhe MSA-ja, përcakton qartë që në demokraci pushtetet janë të ndara.

A ndodh në ndonjë vend të BE-së që Kryeministri merr edhe kompetencat e pushtetit vendor?

(Sot Rama nuk është vetëm Kryeministër, por edhe kryebashkiak i Shqipërisë.)

Read more:Mbi 17 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme

Por nuk mbaron me kaq.

Së fundmi u miratua edhe ligji për portet turistike, ku qartësisht të drejtën për përcaktimin e investitorëve strategjikë e ka K.M. Rama.

Kemi ndërhyrje të fortë në pavarësinë e institucioneve të planifikimit territorial dhe funksionimin e ekonomisë së tregut.

Prandaj nuk duhet të habitemi që mijëra qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë nën simbolin e “Flamingo Revolution”.

Kur ligje të veçanta përdoren për të përshpejtuar investime strategjike pa garë të plotë, kur asetet publike me rëndësi kombëtare transferohen përmes procedurave që ngjallin debat dhe kur qytetarët krijojnë perceptimin se vendimmarrja ekonomike është gjithnjë e më e përqendruar, protesta bëhet një mjet legjitim demokratik për të kërkuar llogaridhënie.

Ky është një mesazh që meriton të dëgjohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg.

Këto shqetësime nuk janë vetëm pjesë e debatit të brendshëm politik në Shqipëri.

Edhe Raporti i Progresit i Komisionit Europian ka theksuar vazhdimisht se Shqipëria duhet të forcojë më tej sundimin e ligjit, transparencën në prokurimet publike, mbikëqyrjen e partneriteteve publik-private dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta.

Raporti nënvizon se nevojiten rezultate më të qëndrueshme në parandalimin e korrupsionit dhe garantimin e një administrate publike profesionale dhe të depolitizuar.

Kjo tregon se sfida nuk është vetëm ndëshkimi i korrupsionit, por ndërtimi i institucioneve që e parandalojnë atë.

Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, vazhdon ta rendisë Shqipërinë ndër vendet me perceptim të lartë të korrupsionit në Europë. Kjo tregon se besimi i qytetarëve dhe i investitorëve te institucionet publike mbetet ende i brishtë. Për një vend kandidat për në Bashkimin Europian, lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një kriter negociues; ajo është kusht për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për funksionimin normal të ekonomisë së tregut.

Read more:Avokati i Popullit inspekton Shtëpinë e të Moshuarve: Pasuritë e konfiskuara nga SPAK të kthehen në azile

Sot 40% e forcës aktive të punës është larguar nga vendi dhe 35% e të rinjve deklarojnë se duan të emigrojnë. Kemi të bëjmë me një votë mosbesimi ndaj modelit aktual të zhvillimit. Asnjë statistikë makroekonomike nuk mund ta fshehë këtë realitet. Largimi i të rinjve i kushton ekonomisë shqiptare rreth 900 milionë euro çdo vit.

Edhe OECD ka theksuar se Shqipëria duhet ta zhvendosë modelin e saj të zhvillimit drejt rritjes së produktivitetit, inovacionit, kapitalit njerëzor dhe forcimit të institucioneve ekonomike. Rritja afatgjatë nuk mund të mbështetet vetëm te konsumi, ndërtimi apo turizmi, por kërkon investime në industri, teknologji, aftësi profesionale dhe një klimë biznesi të bazuar në konkurrencë të ndershme, siguri juridike dhe institucione të besueshme.

Shqipëria ka nevojë për institucione që funksionojnë, për ekonomi të lirë, për konkurrencë të ndershme dhe për qytetarë që besojnë se mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta. Kritika ndaj qeverisjes nuk është kritikë ndaj Shqipërisë, por është mënyra më e mirë për ta afruar Shqipërinë me standardet europiane.

Miqtë e vërtetë të Shqipërisë nuk janë ata që mbyllin sytë përballë problemeve, por ata që ndihmojnë vendin t’i zgjidhë ato.

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm.

Por ajo nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi që mbështetet kryesisht te ndërtimi, te informaliteti dhe te vendimmarrja e centralizuar.

Ne nuk kërkojmë favore nga Bashkimi Europian. Ne kërkojmë vetëm që procesi i integrimit të mbështetet mbi të vërtetën, mbi faktet dhe mbi standardet europiane.

Sepse vetëm një Shqipëri me institucione të forta, ekonomi konkurruese, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale do të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Europian.

Ju falënderoj për vëmendjen.

Lexo edhe
Politikë

LIVE- “Rama jepe dorëheqjen”!/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Politikë

“Nesër mblidhemi në orën 8 te sheshi “Skënderbej, marshojmë drejt parlamentit”/ Kola: Loja e Ramës ka mbaruar, s’ia kemi besën

Tags: #Aftësi Profesionale #apartamente #Asetet #Banka #Bashkimi Europian #Biznesi #Bujqësia #Ekonomi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- “Rama jepe dorëheqjen”!/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”
  • “Nesër mblidhemi në orën 8 te sheshi “Skënderbej, marshojmë drejt parlamentit”/ Kola: Loja e Ramës ka mbaruar, s’ia kemi besën
  • “Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës”/ Revolta në Shqipëri në fokusin e programit më të ndjekur të CNN: Objektiv i protestave është Edi Rama
  • LIVE- Revolucioni Flamingo në ditën e 57 / Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “Di ta njoh një autokrat kur më del përpara”, Lubonja i ashpër me Ramën dhe Marta Kos për median e madhe sllovene: Zyrtarja e BE nuk dëgjon protestuesit. ‘Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Di ta njoh një autokrat kur më del përpara”, Lubonja i ashpër me Ramën dhe Marta Kos për median e madhe sllovene: Zyrtarja e BE nuk dëgjon protestuesit. ‘Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit!
  • Në Dumrenë e duhanit s’ka ujë për vaditje! Fermerët presim kur të bjerë shi! Tregu i sigurt, shitet në vendet e BE-së me 600 lek/kg
  • “Belinda me 300 apartamente nuk preket!”/ Berisha: Prokurori vendosi të zbatojë ligjin, por u përball me egërsinë e Ramës, Lubi Ballukut dhe bandave të tyre
  • Dyshohet se ishte pjesë e sherrit të Denis Tafilit në Shkallnur, AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK
  • I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet me qytën e pistoletës një 36-vjeçar dhe largohet! AMP nis hetimet për policin e përfshirë në sherr, ku pati dhe të shtëna
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 16 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 10 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Kryeministri iu kërkoi “besën” shqiptarëve/ Ish-zv.ministri socialist, Arben Isaraj “shpërthen” ndaj Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më! 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- “Rama jepe dorëheqjen”!/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarët kanë nisur të mblidhen këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar protestën qytetare që po zhvillohet…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër mblidhemi në orën 8 te sheshi “Skënderbej, marshojmë drejt parlamentit”/ Kola: Loja e Ramës ka mbaruar, s’ia kemi besën

Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje që të hënën më 27 korrik, qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbj”…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës”/ Revolta në Shqipëri në fokusin e programit më të ndjekur të CNN: Objektiv i protestave është Edi Rama

“FAREED’s Global Briefing” është buletini javor i gazetarit të njohur Fareed Zakaria, drejtues i emisionit “Fareed Zakaria GPS”,…

• 14 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by