Një thirrje të fortë ka bërë protestuesi para Kryeministrisë, ku kërkon konfiskim të pasurive të të gjithë politikanëve të korruptuar.
Gjithashtu gjatë fjalës ai renditi një sërë arsyesh përse kryeministria Rama duhet të largohet, duke ia argumentuar të gjitha mashtrimet dhe dështimet.
Read more:Pësoi probleme shëndetësore, humb jetën i burgosuri në Shkodër! 62-vjeçari ndodhej në qeli me djalin
“Presidenti jonë është qesharak. U zgjodh që të mos dilte asnjëherë dhe të mos fliste për asgjë. Por me flasim vetë. Kemi folur dhe do të flasim vetë, s’kemi nevojë për të. Edi Rama ti po kërkon të ndërtosh narrativë të re, përdore fenë, ne jemi shembull, ne jo ju. Kërkove algoritmin dhe ai të ka rënë. Ti ke frikë nga vota e lirë dhe këta njerëz. Këta mendonin se këtu mund të vidhet, plaçkitet dhe se këtu ekzistojnë njerëz pa deputet, më thoni një deputet që është zgjedhur nga vota e popullit dhe të kërkojë falje, kush ka kërkuar falje? Kush ka kërkuar falje për emigracionin masiv, këta premtojnë Evropën, por nuk ka vendosur minimum jetik. Bujqësia është për tokë, përse? Sepse ku gjithmonë keni sabotuar këtë popull. Sot sillesh si pronar, partie bashkie e qeverie, duam konfiskim pasurive të politikanëve të korruptuar. Nafta më e shtrenjtë si ka mundësi? Sa për turizmin ti je dështak. Përveç hoteleve dhe resorteve të oligarkëve të tu, të gjitha të tjerat i kemi ndërtuar ne. Nëse ky nuk ikën ne do të mbajmë peng këtë shesh deri sa të ikësh. Transporti publik në Shqipëri është më i degjeneruari që kemi. Lëri mashtrimet dhe përgjigju popullit. Jep dorëheqjen, largohu, ora jote ka mbaruar. Ne do ndërtojmë Shqipërinë e Re.”, tha ai.




