Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Sot koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)
Sociale

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)

• 11 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot do të mbahet në Tiranë koncerti i këngëtarit të njohur ndërkombëtarisht, Kanye West. Për të garantuar zhvillimin në normalitet të eventit, prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka nisur disa kufizime në qarkullimin e automjeteve rreth zonës ku është ngritur “Eagle Stadium”, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës

Prej orës 07:00 të kësaj të shtune, deri në mesnatë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në rrugën dytësore për në hyrje të Tiranës nga kompleksi “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Në këtë aks mund të lëvizet për dalje.

Shef i Seksionit Interurban në Policinë Rrugore, Lulzim Marini tha dje në Report Tv se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur

Read more:Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës – Ide

“Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e bllokuar nga të dyja krahët. Është menduar të bllokohet vetëm pjesa e daljes nga autostrada Durrës-Tiranë që vjen te pjesa e Agnës, është pjesë e daljes së rrugës dytësore. Rrethrrotullimi te Casa Italia do të jetë edhe funksional, aty do kalojnë taksitë dhe autobusët.

Çdo qytetar që do iki nga Tirana në Durrës kalon normalisht. Nuk do ketë bllokime, ndaj kemi marrë gjithë këto masa shtesë, kemi angazhuar gjithë forcat tona dhe mendojmë që do shkojë gjithçka mirë”, tha Marini.

Read more:Ye live në Shqipëri – një shfaqje e vetme në stadium në Tiranë

Mesditën e kësaj të shtune, për 12 orë deri në mesnatë, do të ketë ndalim të qarkullimit përreth stadiumit, pranë Casa Italia, rruga “Pavarësia” dhe rruga “Sokrat Miho”.

Në të njëjtën fashë orare, rrugët “Sokrat Miho”, “Kasem Shima” dhe “7 Nëntori”, do të funksionojnë vetëm me sens daljeje.

Read more:Sërish vonohet fillimi i punimeve në autostradën Shkup–Bllacë, projekti në fazë vlerësimi

Shef i Seksionit Interurban tha se transporti do të bëhet me autobus. Por duke qenë se në zonë nuk ka parkim makinash, njerëzit mund të sillen me makina, që automjetet më pas të largohen, ose të vijnë me taksi.

Koncerti nis në orën 20.00. Policia do të jetë aty për të menaxhuar nga momenti kur personat që kanë blerë bileta do të hyjnë për në stadium, në orën 18:00, ashtu edhe daljen nga eventi të fansave, deri në mesnatë.

Read more:Report Tv rindërton në 3D aksidentin me minibus, inxhinieri Hasanaj: Goditi bordurën e betonit, më pas barrierën! Shpejtësia rreth 100 km/h, shoferi s’reagoi gjatë përplasjes (VIDEO)

“Mendohet që janë mbi 60.000 veta, por ne nuk kemi vendosur kufij prandaj kemi marrë këtë perimetër sigurie, që perimetrin e afërt ta kemi të sigurtë. Problemi më i madh realisht për sigurinë rrugore është dalja sesa hyrja e personave në stadium, sepse hyrja mund të jetë në periudha kohe të ndryshme intervale, kurse dalja është e menjëhershme. Megjithatë në orarin kur do të dalin nuk do të jetë ai fluks mjetesh i lëvizjes së përditshme, do të jenë vetëm ata që do jenë te pjesë e koncertit dhe është shumë herë më e lehtë për ta garantuar një lëvizje të lirë të mjeteve. Do të ketë dhe kordon me punonjës të qarkullimit rrugor të bashkisë që gjithë turma mbasi të përfundojë aktiviteti, dalja të jetë e sigurtë”, tha Marini.

Për shkak të eventit, parashikohet që të ketë ngecje dhe bllokime trafiku edhe përtej Kthesës së Kamzës për në hyrje të Tiranës, nga Ura e Institutit deri te mbikalimi të Casa Italia.

Read more:Google Maps përditëson Shqipërinë – Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View

Për të shmangur radhët, policia kërkon mirëkuptim për përdorim të akseve alternative.

Në “Eagle Stadium” mund të shkohet përmes një linje të dedikuar të autobusëve ose duke përdorur transportin publik në disa linja, ajo e City Park, Tiranës së Re, Kasharit apo e Institutit.

Të gjitha rrugët që janë të bllokuara prej orës 07:00 të ditës së sotme
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuar
L.4 – City Park – Qendër
L.13 – Tirana e Re
L.3 Kashar
L.58 – Institut – Qendër

lajm në përditësim…

Lexo edhe
Sociale

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)

Sociale

Bukë, ujë dhe vaj ulliri, nisma e re për turistët në Piqeras

Tags: #Aktiviteti #autobus #Automjetet #Autostrada #Bileta #Durres #Eagle stadium #Kanye west #koncerti i Kanye West #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)
  • Bukë, ujë dhe vaj ulliri, nisma e re për turistët në Piqeras
  • Porti i Durrësit përgatitet për fluksin e verës, tragetet drejt Italisë nisin lundrimet e dyfishta nga kjo fundjavë
  • Vala e të nxehtit, meteorologia: Javën e ardhshme termometri do të shënojë 40 gradë celcius! Pas 20 korrikut mot i paqendrueshëm
  • Protestuesit sulm online bizneseve, mbi 10 mijë review negative, ekspertët: Po cenojmë imazhin e vendit, duke ditur rëndësinë që ka turizmi në ekonomi
Nga të njëjtat tag-e
  • Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)
  • Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës – Ide
  • Mbyllet dita e 41 e protestës/ Nga aksioni para Kryeministrisë te marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mesazh të prerë Ramës: Dorëhiqu! Rezistenca nuk do të ndalet
  • LIVE- Marshimi në Tiranë/ Protestuesit ndalojnë pranë rrugës së Ambasadave, thirrje për dorëheqjen e Ramës: I korruptuar! Ata që janë kërcënuar të kërkojnë ndihmë te ambasadat
  • “Bojkotoni koncertin e Kanye West”/ I riu apel nxënësve dhe studentëve: Shkuarja atje gabim si shitja e votës. Vendet kanë mbetur bosh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)

Për të garantuar zhvillimin në normalitet të koncertit të Kanye West, policia ka caktuar disa kufizime në qarkullimin…

• 47 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Bukë, ujë dhe vaj ulliri, nisma e re për turistët në Piqeras

“Bukë, Kripë dhe Zemër”, është një ndër nismat që synon të rikthejë në vëmendje një nga traditat më…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Porti i Durrësit përgatitet për fluksin e verës, tragetet drejt Italisë nisin lundrimet e dyfishta nga kjo fundjavë

Me nisjen e periudhës më intensive të sezonit veror, Porti i Durrësit ka marrë masa për të përballuar…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by