Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi
Kronikë

Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi

• 12 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin të Shkodrës. Viktimë mbeti shtetasi Aleksandër Koçeku, rreth 40 vjeç.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ai u qëllua disa herë me armë zjarri, duke mbetur i pajetë në vend. Koçeku po lëvizte nga Kiri i Dukagjinit drejt Prekalit për në Shkodër, ku në afërsi të fshatit Lin, u qëllua me breshëri plumbash.

Autorët, siç duket e kanë ruajtur viktimën dhe në një segment rrugor malor, ku ka shumë pak lëvizje dhe duke përfituar nga errësira dhe mungesa e kamerave, e kanë vrarë.

Read more:“4.2 milionë euro për një koncert kur pensionet janë më ulëtat në Europë”/ Protestuesi: Në zyrat e shtetit nuk mbaron ansjë punë, administrata është përtokë

Familja Koçeku ishte në gjak dhe këtë e konfirmojnë edhe të afërmit. Viktima është vëllai i Artan Koçekut, i cili është në burg për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi në dhjetor të vitit 2017.

“Babin e tij e kam djalë xhaxhai. Konfliktin e dinë të gjithë që kemi pasur. Kemi një në burg për atë punë që ka pasur gjak borxh diku. Merrej me punë te shtëpia kryesisht, me një furrë buke, punonte në Shkodër të dhëndri i vet”, tha mes të tjerash, Mark Koçeku, një i afërm i viktimës.

Read more:Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje

Shkak për vrasjen e Angjelin Shkambit asokohe dyshohet të ketë qenë një borxh prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që nga dosja hetimore rezultonte se Angjelin Shkambi kishte krijuar një raport intim me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që, nga ana tjetër, ishte i fejuar me një vajzë tjetër.

Për të kryer vrasjen, Artan Koçeku kishte marrë leje nga burgu i Peqinit, pasi ishte arrestuar për një tjetër vepër penale dhe se i kishte kërkuar Angjelin Shkambit takim nëpërmjet Facebook.

Read more:Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkruar në vendngjarje dhe kanë mbledhur provat për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit/autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:47

Vrasja e 40-vjeçarit në Shkodër për hakmarrje, i vëllai i viktimës 9 vite më parë ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh e një çështje nderi

Artan Koçeku dhe Angjelin Shkambi

Në Dukagjin të Shkodrës, u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje lidhur me një tjetër vrasje të ndodhur 9 vite më parë.

Read more:“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 42-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Artan Koçeku, i vëllai i Aleksandër Koçekut, në dhjetor 2017, ka ekzekutuar me 10 plumba Angjelin Shkambin. Shkak thuhet të jetë bërë një borxh prej 40 mijë eurosh. Në dosjen hetimore, del se Angjelin Shkambi kishte krijuar një raport intim me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që, nga ana tjetër, ishte i fejuar me një vajzë tjetër.

Për të kryer vrasjen, Artan Koçeku kishte marrë leje nga burgu i Peqinit, pasi ishte arrestuar për një tjetër vepër penale dhe se i kishte kërkuar Angjelin Shkambit takim nëpërmjet facebook. Hetimi në atë kohë tregoi se Shkambi merrej me kultivim të lëndëve narkotike, shpërndante fara hashashi dhe jepte para borxh.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)

Tags: #Aleksander Koceku #Armë #arme zjarri #Burg #burgu i peqinit #Klaudio Lisaj #Pavlin Preka #Policia #Prekal #Shkoder #Vasel Koçeku #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur
  • Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)
  • Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
  • Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO)
  • IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 42-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
  • LIVE- “Poshtë patronazhistët”! Protesta kundër Ramës, shqiptarët vijojnë marshimin prej 42 ditësh: Nuk tërhiqemi! Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”! Marshim kilometrik në ditën e 42 të protestave, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- “Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes…”/ Gent Progni në protestën kundër Ramës: Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për fondin prej 4 milionë eurosh
  • U sulmua nga Rama/ “Balluku duhet të ishte në burg”, Florjan Haçkaj i kthehet kryeministrit: Nuk na intimidoni dot më! As Taulant Balla as Damian Gjiknuri! Protestat janë përhapur kudo dhe do vazhdojnë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 9 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!

Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kolonjë të Korçës, gjatë një incidenti teksa ishte duke…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by