Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pengoi SPAK-un me 82 vota në Kuvend për Ballukut”/ 43 ditë revoltë, Grigels Muçollari: Rama bëri përshesh Shqipërinë me beton! Të dëgjojë popullin e të japë dorëheqjen
Politikë

“Pengoi SPAK-un me 82 vota në Kuvend për Ballukut”/ 43 ditë revoltë, Grigels Muçollari: Rama bëri përshesh Shqipërinë me beton! Të dëgjojë popullin e të japë dorëheqjen

• 12 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Grigels Muçollari

Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës

Kishte mbledhur Edi Rama disa nxënës në Jalë dhe po lëshonte aty propagandën pa limit, duke zgjedhur të thotë disa gjëra dhe duke lënë pa përmendur ato më thelbësoret, për të cilat njerëzit kanë mbushur sheshet në revoltë. Me mesazhin e Jalës ai nuk i dha aspak përgjigje të rinjve në Tiranë dhe askujt që, në shumicë, sot kërkon largimin e tij.

Një retorikë që të sjell sekëlldi, në fakt. Tha se 90 për qind të pemëve në Tiranë i paska mbjellë ai. Pra, këtu na del mjedisor. Po për afërsisht 1 milion metra katrorë ndërtim çdo vit në kryeqytet, që prej vitit 2013, kur erdhi në pushtet, kush mban përgjegjësi? Të rinjtë duan të dinë pse nuk blejnë dot një apartament, kur ka kaq shumë pallate e kulla.

Po gratacelat që janë planifikuar në godina e troje shtetërore, kush i ka dhënë vallë?

Read more:42 ditë revoltë! Qytetarët shprehen të vendosur, se nuk tërhiqen deri në largimin e Ramës

Tirana është një ferr betoni, ku fëmijët nuk kanë një lulishte a një park për të luajtur, e ku të moshuarit nuk kanë ku të kalojnë pasditet. Dhe kjo është bërë me dorën e Edi Ramës.

Në farsën e Jalës u shpreh i habitur se “Albanian Files”, libri ku ai bën përshesh Shqipërinë me resorte e male betoni sipas trilleve të veta personale, paska shkuar në prokurori. Po rinia dhe sheshi kërkojnë të dinë pse askush nuk di asgjë për këto projekte dhe pse në atë libër shkruhet që Edi Rama duhet të bëhet mbret dhe zgjedhjet të zhduken. Për këto nuk flet kryeministri.

Read more:LIVE- “Poshtë patronazhistët”! Protesta kundër Ramës, shqiptarët vijojnë marshimin prej 42 ditësh: Nuk tërhiqemi! Rama në burg, Berisha në burg

Sheshi dhe njerëzit kërkojnë të dinë pse pensionisti mesatar merr këtu 150 euro në muaj, ndërsa ai jep 4 milionë euro për një koncert që kërkon ta shndërrojë në antimiting. Asnjë fjalë për këto çështje.

Sheshi dhe njerëzit duan të dinë pse ai pengoi SPAK-un me 82 vota në Kuvend dhe mbrojti korrupsionin. Në farsën e Jalës ai flet për veten e tij dhe mburret se si paska shpëtuar zonat e mbrojtura gjithë këto kohë.

Read more:Nga Greqia në SHBA, nis shpërndarja e teksteve shqipe falas në 15 vende të diasporës

Edi Rama po shpenzon kohën televizive kot. Sa më shumë e kap mikrofonin, aq më shumë krijon konflikt dhe distancë me shoqërinë. E vetmja mënyrë që të afrohet është të dëgjojë thirrjen më popullore sot në vend për të 42-tën ditë radhazi: “Jep dorëheqjen!”

Lexo edhe
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Tags: #Edi Rama #euro #Fëmijët #Koncert #kuvend #Libri #rama #Rinia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Nga të njëjtat tag-e
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin