Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar
Ekonomi

Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar

• 13 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Muaji qershor shënon kulmin e prodhimit bujqësor, por këtë sezon perimet nuk janë bërë më të lira.

Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, çmimi i zarzavateve është rritur me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas ekspertëve, në këtë rritje kanë ndikuar tre faktorë kryesorë.

“Faktori i parë lidhet me përmbytjet e fundit të janarit, të cilat sollën ulje të prodhimit vendas. Së dyti, rritja e importeve ndikoi në çmime më të larta. Ndërsa faktori i tretë është lufta në Lindjen e Mesme, efektet e së cilës po ndihen edhe në treg. Këto produkte pritet të kushtojnë edhe më shumë, pasi pasojat e konfliktit ende nuk kanë përfunduar”, shprehet Ergis Sefa, ekspert ekonomie.

Rritja e çmimeve të perimeve ka rënduar më tepër në xhepat e pensionistëve, të cilët kanë të ardhura të ulëta.

“Çmimet për ne pensionistët janë shumë të larta. Çfarë mund të bëj unë me 140 mijë lekë në muaj?”, thonë qytetarët.

Read more:Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

“Shtresa që vuan më tepër jemi ne”, thotë një tjetër qytetar.

“Të lutem, të mos flasim për çmimet, sepse nuk blej dot”, shprehet po ashtu një qytetar tjetër.

Por si mund të frenohet kjo rritje çmimesh?

“Kjo situatë mund të marrë fund nëse frenohet oligopoli, pasi vetëm katër ose pesë subjekte importojnë pjesën më të madhe të fruta-perimeve. Një tjetër faktor i rëndësishëm është promovimi dhe mbështetja e produkteve shqiptare”, argumenton Sefa.

Read more:Blegtoria vijon tkurrjen/ Bien tufat dhe fermat, vetëm bletaria shënon rritje në 2025

Në kahun e kundërt, frutat rezultojnë të kenë kushtuar më lirë. Sipas INSTAT-it, çmimi i nektarinave është ulur me 2.8%.

“Mua më duket se frutat janë më të lira se vitin e kaluar”, thotë një qytetar.

Braktisja e fshatit po rrit varësinë nga importet, çka ndikon drejtpërdrejt në shtrenjtimin e tryezës së konsumatorit shqiptar.

Lexo edhe
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Tags: #Ergis Sefa #fruta #importet #Instat #Perimet #Produkte #rritja e cmimeve #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Rënia e euros po jep efektet negative te bizneset, veçanërisht në jug të vendit, ku turizmi mbetet një…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit

Qeveria ka miratuar projektligjin për krijimin e Këshillit Fiskal, një institucion i pavarur që do të kontrollojë nga…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin