Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik
Kronikë

Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik

• 13 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot 4 persona për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj akuzohen për 2 vepra penale, atë të shitjes e blerjes së votës, dhe përfundimisht janë dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim, që është konvertuar në 2 vite e 8 muaj shërbim prove për secilin, me kusht që të mos kryejnë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar gjatë kësaj periudhe.

Ndrekë Lera është dënuar për blerje votash dhe është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim, vendim i cili është pezulluar, duke caktuar shërbim prove për të pandehurin për një periudhë 4-vjeçare, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë kësaj periudhe.

Read more:Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Ndërsa për Ilir Sokolin, gjithashtu i dënuar për blerje votash, GJKKO pezulloi dënimin 1-vjeçar me burg, dhe i caktoi kryerjen e 120 orëve pune për interes publik.

SPAK thotë se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021 është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Read more:“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 42-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Skema korruptive konsistonte në një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të caktuara parash (rreth 5.000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e tyre, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve janë përdorur mjete të posaçme hetimore, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Lexo edhe
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Arben Kolaj #Biseda #Blerje #Burg #GJKKO #Ilir Sokoli #Ndoc Guri #Ndreke Lera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat e Magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë
  • Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ Dita e 99-të e protestës në Tiranë, qytetarët vijojnë marshimin: Studentët kërkojnë revolucion
  • 99-të ditë qëndresë/ “Opozitë e shitur”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, jehon thirrja: Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun
  • Takimi i Berishës në SHBA/ Fisnik Qosja dhe Balliu nga New Jersey: Rikthehet shpresa për një Shqipëri ndryshe
  • “Bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti “Lubi” Ballukun”/ Berisha nga New Jersey: Ramën do ta largojmë nga qeveria ,misioni të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!
  • VIDEO/ “Diaspora shqiptare në SHBA, fat i bardhë”, Berisha në New Jersey: Sot ditë e jashtëzakonshme! Qëndrojmë të pamposhtur
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe… 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Hysen Balla, 45 vjeç, drejtonte një automjet tip “Volksëagen Passat” kur rreth orës 05:20, në Maminas, përplasi nga…

• 13 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)

2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes…

• 58 minuta më parë • 10 min lexim
Kronikë

Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)

2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes…

• 58 minuta më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by