Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Deputetët e PD kërkuan të merrnin pjesë në Parlament, Berisha nuk i lejoi” – Salianji: Po mbron marrëveshjen me aleatin e tij, Ramën! Ka dy pazare në kurriz të opozitës dhe qytetarëve
Politikë

“Deputetët e PD kërkuan të merrnin pjesë në Parlament, Berisha nuk i lejoi” – Salianji: Po mbron marrëveshjen me aleatin e tij, Ramën! Ka dy pazare në kurriz të opozitës dhe qytetarëve

• 14 Korrik, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti Ervin Salianji përmes një reagimi publik është shprehur se vetë deputetët e grupit parlamentar të PD kanë qenë kundër bojkotit të fundit të seancës parlamentare, dhe se ata kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend.

Salianji shtoi se, megjithatë, Berisha nuk i ka lejuar të marrin pjesë “duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën”.

“Nëse do të kishte vullnet për opozitë, deputetët do të ishin në sallë për tu përballur me qeverinë. Frika e vërtetë është nga kërkesa gjithnjë e më e fortë e qytetarëve që Sali Berisha të largohet, pasi është shndërruar në patericën politike që e mban Edi Ramën në pushtet. Nën trysnine qytetare te presionit per largim Berisha po ben marreveshjet e reja me Ramen”, u shpreh ai.

Read more:Salianji në ‘Repolitix’: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë

Sipas tij ka “dy pazare” që po zhvillohen në kurriz të opozitës dhe qytetarëve, të cilat janë reforma zgjedhore dhe reforma territoriale.

Salianji u shpreh se Berisha nuk ka paraqitur asnjë propozim serioz për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe asnjë alternativë për mënyrën si opozita mendon se duhet të organizohet ndarja e re administrative e vendit.

Ai theksoi se kur opozita heq dorë nga beteja kundër Ramës dhe bën pazar për reformat, nuk kemi të bëjmë më me opozitë, por me bashkëjetesë dhe bashkëqeverisje politike.

Read more:Nis seanca plenare në Kuvend, në rend dite vlerësimi i punës së institucioneve të pavarura në 2025. Opozita bojkoton!

Reagimi i plotë:

Dy pazaret e mëdha të verës mes aleatëve Rama-Berisha qe po përpiqen të mbulohen nga zhurma e breshërise se vezëve!

Kundër bojkotit të seancës plenare kanë qenë vetë deputetët e grupit parlamentar, të cilët kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend. Megjithatë, Sali Berisha nuk i lejon të marrin pjesë, duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën.

Read more:Hoti: Më 7 qershor qytetarët e Kosovës vendosin për partneritetin euro-atlantik

Pretendimi se bojkoti bëhet për shkak të vezëve është justifikimi. Nëse do të kishte vullnet për opozitë, deputetët do të ishin në sallë për tu përballur me qeverinë. Frika e vërtetë është nga kërkesa gjithnjë e më e fortë e qytetarëve që Sali Berisha të largohet, pasi është shndërruar në patericën politike që e mban Edi Ramën në pushtet. Nën trysnine qytetare te presionit per largim Berisha po ben marreveshjet e reja me Ramen.

Ndërkohë po zhvillohen dy pazare të mëdha në kurriz të opozitës dhe të qytetarëve.

Pazari i parë është reforma zgjedhore. Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë propozim serioz për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nuk kërkon lista 100% të hapura, nuk kërkon sistem proporcional kombëtar dhe nuk mbron të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur drejtpërdrejt deputetët. Po braktis një nga kerkesat kryesore të protestuesve dhe po hesht edhe për propozimet e paraqitura nga Forumi për Dialog mes partive opozitare.

Read more:‘Territorialja’ nis dëgjesat me kryetarët e bashkive, shqetësim kompetencat, ndarja “ok”! Debate për kohën e fjalës së deputetëve: Vini afat ose s’ka dëgjesa

Pazari i dytë është reforma territoriale. Vetëm një javë para përfundimit të afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë alternativë për mënyrën se si opozita mendon se duhet të organizohet ndarja e re administrative e vendit. Pas turit të përbashkët me Edi Ramën në çdo qendër qarku, ku kontribuoi në përqendrimin e përfaqësimit politik në pak duar, tani po ia dorëzon në heshtje edhe reformën territoriale, pa debat, pa transparencë dhe pa asnjë vizion alternativ për Shqipërinë. Berisha gjasme bojkoton Rama e kalon sipas qejfit reformen territoriale.

Kur opozita heq dorë nga beteja kunder Ramës dhe bën pazar për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale, nuk kemi më të bëjmë me opozitë, por me bashkëjetesë dhe bashkëqeverisje politike. Bojkoti i Kuvendit nuk është akt rezistence ndaj Edi Ramës; është mbulesa e radhës për pazaret që po bëhen larg syve të qytetarëve.

Lexo edhe
Politikë

Mbahet sot Konferenca e 9 ndërqeveritare në Bruksel, pritet mbyllja e tre kapitujve, Marta Kos: Moment vendimtar për Shqipërinë!

Politikë

Salianji kritikoi braktisjen e Kuvendit nga opozita – Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit! Zbardhen mesazhet

Tags: #ervin salianji #Kryesore #kuvend #Marreveshjet #opozita #Para #rama #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbahet sot Konferenca e 9 ndërqeveritare në Bruksel, pritet mbyllja e tre kapitujve, Marta Kos: Moment vendimtar për Shqipërinë!
  • Salianji kritikoi braktisjen e Kuvendit nga opozita – Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit! Zbardhen mesazhet
  • “Komisioni po mbyll afatin pa asnjë produkt final”/ BIRN: Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro
  • Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit
  • “Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbahet sot Konferenca e 9 ndërqeveritare në Bruksel, pritet mbyllja e tre kapitujve, Marta Kos: Moment vendimtar për Shqipërinë!
  • Salianji kritikoi braktisjen e Kuvendit nga opozita – Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit! Zbardhen mesazhet
  • “Komisioni po mbyll afatin pa asnjë produkt final”/ BIRN: Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro
  • Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit
  • “Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 61 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbahet sot Konferenca e 9 ndërqeveritare në Bruksel, pritet mbyllja e tre kapitujve, Marta Kos: Moment vendimtar për Shqipërinë!

Në Bruksel do të zhvillohet sot Konferenca e Nëntë Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku Shqipëria do të mbyllë tre…

• 59 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Salianji kritikoi braktisjen e Kuvendit nga opozita – Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit! Zbardhen mesazhet

Partia Demokratike braktisi seancën e djeshme parlamentare, ndërsa ish-deputeti Ervin Salianji e kritikoi këtë lëvizje duke e cilësuar…

• 59 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Komisioni po mbyll afatin pa asnjë produkt final”/ BIRN: Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by