Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Bregdeti i Fierit do zhvillohet me masterplan”, Subashi për Report TV: Nuk do përsërisim gabimet e të tjerëve
Sociale

‘Bregdeti i Fierit do zhvillohet me masterplan”, Subashi për Report TV: Nuk do përsërisim gabimet e të tjerëve

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bregdeti i Fierit po pret çdo ditë e më shumë pushues, ndërsa bashkia po përgatit zhvillimin afatgjatë të vijës bregdetare pa nxituar me ndërtime apo investime të pakontrolluara. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, tha se ende nuk ka projekte konkrete për ndërtimin e hoteleve, pasi fillimisht po hartohet një masterplan në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”,në Report TV Subashi u shpreh se qëllimi është që bregdeti i Fierit të zhvillohet ndryshe nga zonat e tjera turistike të vendit.

“Ende nuk ka një gjë konkrete. Në bashkëpunim me AKPT po hartojmë një masterplan pasi zona është e virgjër. E keqja është që nuk është investuar, por e mira është se hartimi i një masterplani do të na ndihmojë të mos bëjmë gabime që janë bërë në zona të tjera të Shqipërisë. Duhet bërë gjëja e duhur për këtë vijë bregdetare prej 25 kilometrash”, tha Subashi.

Read more:U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Duke folur për sezonin turistik, ai u shpreh se vija bregdetare e Fierit frekuentohet kryesisht nga pushues ditorë, ndërsa këtë vit është rritur edhe numri i plazheve publike. Sipas tij, përveç zonave që janë në funksion, bashkia ka përcaktuar edhe plazhe të tjera publike, por ato nuk do të hapen derisa të plotësohen kushtet e sigurisë.

“Përpos plazheve që kemi përcaktuar në fillim, kemi ende shumë të tjera që janë vendosur të jenë plazhe publike. Nuk këshillojmë që të frekuentohen për shkak të mungesës së rojeve. Nuk mund të merret kushdo si roje plazhi. Në momentin që plotësojmë personelin do t’i hapim plazhet e reja. Plazhet publike janë falas”, tha ai.

Read more:Akuzat se protesta po tremb turistët, Haxhi Isufi i përvishet Ramës: Hodhët në erë në mes të ditës resortin “Prestige”, ishte plot me pushues që dolën të traumatizuar me brekë – skena si bombardim

Subashi theksoi se siguria mbetet prioritet gjatë sezonit veror. Ai bëri të ditur se në plazhin e Darëzezës janë vendosur tre kulla vrojtimi, ndërsa dy të tjera janë ngritur në Seman. Në plazhet publike ku ende nuk ka roje bregdetare, sipas tij, bashkia ka vendosur tabela sensibilizuese për të paralajmëruar pushuesit.

Kryebashkiaku foli edhe për problemin e mbetjeve që sjellin lumenjtë Vjosa dhe Seman, duke thënë se pas ndërhyrjeve të kryera plazhi është aktualisht i pastër. Ai shtoi se plazhet publike pa roje nuk frekuentohen, ndërsa plazhi i Ndërmenasit vazhdon të ndikohet nga mbetjet që sjell lumi Seman.

Read more:10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë

Një tjetër objektiv i bashkisë, sipas Subashit, është krijimi i një poli të katërt zhvillimi përgjatë vijës bregdetare të Fierit.

“Do të hapim një pol të katërt në gjithë vijën bregdetare të Fierit, pra katër pika të rëndësishme për të gjithë banorët e zonave, nga Mallakastra, Roskoveci apo edhe Berati”, u shpreh ai.

Lexo edhe
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Tags: #Armando subashi #Bregdeti shqiptar #Fier #Investime #Live #Lumi #plazhet publike #pushues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
Nga të njëjtat tag-e
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin