Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Po harrohet historia e një populli të masakruar”/ Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër
Politikë

“Po harrohet historia e një populli të masakruar”/ Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër

• 1 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja, ka reaguar kundër nismës për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur këtë çështje me zbulimet e fundit në Zubin Potok, ku po vijojnë gërkimet për gjetjen e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Koçeku deklaron se ndërsa në Kosovë po kërkohen ende viktimat e luftës dhe dyshohet për një varrezë masive me rreth 23 intelektualë të vrarë nga forcat serbe, institucionet shqiptare po flasin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë.

“Para dy ditësh filluan gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. Dyshohet për një varrezë masive me 23 intelektualë të vrarë nga forcat serbe, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e 6 prej tyre”, shkruan deputetja.

Ajo përmend gjithashtu se gjatë kontrolleve në zonë është gjetur armatim dhe është arrestuar një person që dyshohet se ka qenë pjesëtar i Armatës Jugosllave.
Sipas Koçekut, hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk mund të trajtohet vetëm si çështje diplomatike apo ekonomike, duke kërkuar që të merret parasysh edhe historia e dhimbshme e shqiptarëve të Kosovës.
“Flitet për parime diplomacie, marrëdhënie bilaterale dhe përfitime ekonomike, por harrohet më e rëndësishmja: realiteti i një populli të masakruar”, shprehet ajo.
Deputetja kritikon mungesën e qartësisë nga institucionet shqiptare, duke thënë se deri tani janë dhënë vetëm “sqarime të turbullta” për këtë çështje.

Ndërkohë, ajo njofton se të dielën priten protesta në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe, duke theksuar se kjo çështje “nuk është një punë që kalon lehtë”.
“Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë dhe fqinjësi të mirë me Serbinë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive të trupave të vrarë edhe pas më shumë se 25 vitesh”, përfundon reagimi i Marjana Koçekut.

Lexo edhe
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Tags: #Armatim #kosove #Marjana Koçeku #Para #Protesta #Shkoder #shqiptar #Zubin potok

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 2 ditë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by