Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve
Politikë

“Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve

• 4 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 16
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar qeverinë për mënyrën se si është zhvilluar projekti i Portit të Durrësit, duke kërkuar hetim të plotë nga SPAK dhe publikimin e kontratës me investitorin Mohamed Alabbar. Në një deklaratë për mediat, Kedhi tha se pranimi i vetë investitorit se projekti është ndërtuar “me nxitim” ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësitë dhe pasojat për shtetin shqiptar.

Sipas Kedhit, projekti i Portit të Durrësit u miratua pa tender, pa garë dhe pa dëgjesë publike, ndërsa një aset strategjik kombëtar u vu në funksion të një projekti privat. Ai ngriti shqetësimin se Shqipëria ka mbetur pa portin e saj kryesor tregtar, ndërsa Porto Romano ende nuk është funksional, duke e cilësuar situatën një rrezik ekonomik dhe për sigurinë kombëtare.

Nënkryetari i PD-së deklaroi se qeveria premtoi miliarda euro investime, mijëra vende pune dhe një projekt që “edhe Monako do ta kishte zili”, por sipas tij realiteti është krejt ndryshe. Ai pretendoi se godinat e para po shfaqin probleme strukturore dhe se modeli financiar i projektit mbështetet në pagesat e qytetarëve që kanë blerë apartamente ende në ndërtim.

Kedhi kërkoi që të bëhet publik i gjithë dokumentacioni i marrëveshjes me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe detyrimet e shtetit shqiptar. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për atë që e cilësoi “aferën më të madhe të këtyre viteve”, duke theksuar se përgjegjësit duhet të japin llogari.

Në vijim, Kedhi paraqiti edhe vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin e porteve shqiptare, duke propozuar modelin e “Interportit”, me porte moderne të lidhura me hekurudhë, rrugë dhe korridoret europiane të transportit. Sipas tij, ky model do të nxisë prodhimin, eksportet, investimet në industri dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Read more:FOTOLAJM/ Si duket kështjella e Ermal Beqirit 2.6 mln euro në Francë! Pas arrestimit SPAK kërkoi sekuestrim të pasurive, nga apartamentet, avioni e mjetet motorike

Në përfundim, ai deklaroi se për Partinë Demokratike Porti i Durrësit nuk është truall për ndërtime, por një aset strategjik që i përket qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vihet në shërbim të ekonomisë kombëtare.

Deklarata e Plotë:

‘Gabova në Shqipëri. Ndërtova shumë shpejt.’ Këto fjalë nuk i tha opozita. I tha vetë Mohamed Alabbar, investitori të cilit Edi Rama i dorëzoi Portin e Durrësit.

Kur vetë investitori pranon se projekti u bë me nxitim, dikush duhet t’u përgjigjet shqiptarëve: kush e mori vendimin, kush mban përgjegjësinë dhe kush do ta paguajë faturën? Kush përgjigjet për vendin që mbeti pa portin e vet kryesor? Kush paguan nëse nesër arbitrazhi na kushton qindra miliona euro nga taksat tona? Dhe kush u përgjigjet familjeve që dhanë kursimet për apartamente në letër?

Në vitin 2021, Porti i Durrësit, pika kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë dhe një aset strategjik për një vend anëtar të NATO-s, priste investime për modernizimin e tij. Në vend të modernizimit, Edi Rama vendosi që porti t’i hapte rrugë një projekti privat prej miliarda euro.

Pa tender. Pa garë. Pa dëgjesë publike.

Një nga asetet më strategjike të Shqipërisë u trajtua si pronë private e kryeministrit. Sot, disa vite më vonë, vetë investitori pranon se ka gabuar.

Read more:Shqiptarët në revoltë prej 36 ditësh/ “Ka humbur legjitimitetin, populli nuk gënjehet më”, Muçollari sulmon Ramën: Sa më i madh sikleti, aq më i madh mashtrimi

U propagandua me të madhe se dhe Monako do na kishte zili, dhjetëra mijëra vende pune do hapeshin e miliarda euro investime do vinin. Ndërkohë, situata sot është dramatike. Godinat e para janë duke u fundosur, sipas vetë institucioneve shqiptare, ndërsa modeli financiar i projektit tregon se një pjesë e rëndësishme e ndërtimit mbështetet te paratë e blerësve që kanë paguar apartamente në ajër.

I gjithë risku, dhe i gjithë dëmi është lënë në supet e qytetarëve shqiptarë.

Dhe mbi të gjitha, Shqipëria është në një situatë absurde: porti ekzistues i paralizuar, ndërsa alternativa që do duhet ta zëvendësonte nuk ekziston. Porto Romano është një tjetër aferë e rëndë që prek paratë e shqiptarëve, por dhe sigurinë e tyre kombëtare.

Kjo nuk është vetëm çështje mashtrimi financiar. Është një emergjencë ekonomike, strategjike dhe kombëtare.

Read more:65 ditë protestë! Jehojnë thirrjet e qytetarëve: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Partia Demokratike ka kërkuar vazhdimisht transparencë, hetim dhe publikimin e plotë të kontratës me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe të gjithë detyrimet e shtetit shqiptar.

Ne i bëjmë thirrje edhe një herë SPAK që të nisë hetimet menjëherë për aferën më të madhe të ndodhur në këto vite, dhe t’u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve shqiptarë për të vepruar kundër korrupsionit dhe shitjes së interesave kombëtare.

Nuk mund të ketë heshtje, kur një aset strategjik kombëtar jepet pa garë, kur vendi mbetet pa port dhe kur qytetarët do përballen me faturën e kripur të vendimeve antikombëtare të qeverisë. Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe përgjegjësit duhet të japin llogari.

Sot përballë çdo shqiptari janë dy vizione shumë të qarta për vendin tonë. Nga njëra anë betoni, klientelizmi, vjedhjet, shpopullimi, dhe trajtimi i Shqipërisë si pronë private. Dhe nga ana tjetër vizioni ynë, bindja jonë për Shqipërinë Prodhuese, të punës, inovacionit, meritokracisë. Ne kemi një alternativë diametralisht të kundërt me të Ramës për Durrësin, Vlorën dhe të gjithë ekonominë shqiptare.

Për ne, porti nuk është truall për kulla. Porti është porta hyrëse e një korridori ekonomik. Është porta e Ballkanit drejt Europës.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

Vizioni ynë është Interporti: porte moderne të lidhura drejtpërdrejt me hekurudhë dhe rrugë me Tiranën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Korridorin VIII; me terminale kontejnerësh, zona industriale dhe logjistike, dogana të digjitalizuara dhe lidhje të drejtpërdrejta me tregjet europiane.

Kjo sjell vende pune në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe më tej. Punë në logjistikë, transport, teknologji, përpunim dhe industri. Kjo bën që fermeri shqiptar të çojë prodhimin më shpejt dhe më lirë në Europë. Kjo bën që sipërmarrësi shqiptar mos të mbytet nga kostot e transportit dhe burokracisë.

Prodhimi shqiptar nuk do të ngecë në magazina, por do dalë në tregjet europiane. Kjo është Shqipëria Prodhuese.

Aty ku kalojnë mallrat, hapen fabrikat. Aty ku hapen fabrika, krijohen vende pune. Dhe aty ku ka punë, konkurrencë, dhe perspektivë, njerëzit qëndrojnë. Ky është ndryshimi mes dy modeleve.

Read more:S’furnizohen me ujë, çezma e fshatit i vetmi vend ku shuajnë etjen 400 familje në Kreshpan të Fierit

Ata shohin beton. Ne shohim punë, prodhim, eksport dhe sovranitet ekonomik.

Ata shohin klientë. Ne shohim qytetarë, familje, fermerë dhe sipërmarrës.

Ata e panë Portin e Durrësit si truall për kulla. Për ne porti është ekonomia e një kombi.

Porti i Durrësit nuk i përket asnjë kryeministri dhe asnjë investitori. U përket shqiptarëve. Dhe ne të gjithë së bashku do ua kthejmë atyre.

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Tags: #Alternativa #apartamente #Asetet #dogana #Durres #Edi Rama #ekonomia #Eksport

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • “Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli, evakuohen pushuesit! Neutralizohet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë!
  • Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta e 115 me radhë qytetare kundër qeverisë. Protestuesit e mbyllën edhe këtë tubim me shprehjen…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë në rrugët e Tiranës. Tashmë ndodhen tek rruga Myslim Shyri në kryeqytet. Bënë…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH-it. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by