Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
Kronikë

Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

• 4 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar banesat. Flakët janë përhapur me shpejtësi ne kurorat e pishave, duke rrezikuar përhapjen drejt Patosit e Roskovecit.

Në operacionin janë angazhuar automjete zjarrfikëse jo vetëm nga Mallakastra, por edhe nga Patosi dhe Fieri të cilat po punojnë në kushte të vështira për izolimin e vatrave. Ndërhyrje po bëhet edhe nga ajri përmes helikopterit. Zjarri po djeg një sipërfaqe me pyje të vjetra me pisha dhe bimësi të dendur.

Ndërsa vatrat e tjera të zjarrit në vend janë nën kontroll. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 vatra zjarri, ndërsa për menaxhimin e tyre janë angazhuar 727 forca operacionale. Në mbështetje të strukturave vendore, u angazhuan 128 efektivë të Forcave të Armatosura 2 automjete zjarrfikëse të tyre, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër u arrestua 54-vjeçari Ardian Xhafo, i dyshuar për zjarrin në zonën “Qafa e Vidhit”. Ai u kap pranë vatrës së zjarrit dhe u vu në pranga pasi dogji 400 rrënjë ullinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:06

Zjarr i madh në Nivicë të Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë. Flakët janë favorizuar nga era, duke bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Terreni dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen e shërbimeve.

Lajmi në përditësim

Ora 16:07

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera (VIDEO)

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke u afruar banesave të fshatit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit edhe në Patos e Roskovec.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Gjithashtu po punohet edhe nga ajri me helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Ora 11:08

20 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 727 forca operacionale u angazhuan për shuarjen e flakëve, 128 efektivë të FA

1785834699_zjarret2026.jpeg

727 forca operacionale u angazhuan gjatë 24 orëve të fundit për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në vend. Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në operacione morën pjesë 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

“727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit në menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit. Në mbështetje të strukturave vendore, u angazhuan posaçërisht 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Si Ministër i Mbrojtjes, e kam të pamundur të mos përcjell respektin e pakufijshëm për secilin prej tyre, si dhe ndaj të gjithë efektivëve të angazhuar që në fillim të verës në menaxhimin e zjarreve. Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë, dhe jo t’i qëndrojnë larg tij. Mirënjohje të thellë për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e pashoq, që po tregoni duke mbrojtur jetën, komunitetet dhe pasurinë tonë natyrore. Shqipëria krenohet me ju! Sakrifica, vendosmëria dhe shërbimi juaj janë shembulli më i mirë i detyrës ndaj Republikës”, shkruan Ermal Nufi.

Ora 09:46

Ndezi zjarrin që dogji 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO+EMRI)

Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar për zjarrin në Qafën e Vidhit në Mallakastër ku u dogjën rreth 400 pemë ulliri.

Ardian Xhafo akuzohet për “shkatërrim të pronës me dashje.”

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Njoftimi i policisë

Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:Marrëveshja SHBA-Iran qetëson tregjet/ Bie çmimi i naftës, bursat globale reagojnë me rritje

Ora 08:33

Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet zona pyjore në Rriban (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën pyjore të Rribanit, në bashkinë Mallakastër.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon

Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të “Qafës së Vidhit” ku u dogjën rreth 10 hektarë me ullishte e shkurre. Gjithashtu flakët iu afruan puseve të naftës dhe banesave, por u neutralizuan në kohë.

Lexo edhe
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë

Kronikë

Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve

Tags: #Ardian Xhafo #Automjete #ballsh #Banesa #Ermal Nufi #Fier #Has #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë
  • Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve
  • Kriza e pagave/ Rama fton magjistratët në dialog me ekspertët e KiE: Nuk duam konflikt! Gjyqtarët e prokurorët refuzojnë: Ligjin e ri e çojmë në Kushtetuese
  • Shfrytëzoi vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në Napoli, kapet në Peshkopi 40-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali (EMRI)
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë
  • Mbi 6 mijë gjoba në vetëm 72 orë në Tiranë! 7 shoferë në pranga, njëri tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë (VIDEO)
  • “Nufi me bekimin e Ramës shiti armët e Ron Yeffet”/ PD: U shkelën ligjet e BE dhe NATO-s! I gjithë rrjeti të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë
  • Parkimet e gabuara/ Rrugorja e Fierit monitorim me dron për shkelësit e qarkullimit (VIDEO)
  • Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, rezulton i përfshirë në një tjetër skemë të dyshuar tjetërsimi pronash,…

• 18 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve

Një llogari e lënë aktive në Gjendjen Civile, me emrin e përdoruesit të një punonjësi të dalë në…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Kriza e pagave/ Rama fton magjistratët në dialog me ekspertët e KiE: Nuk duam konflikt! Gjyqtarët e prokurorët refuzojnë: Ligjin e ri e çojmë në Kushtetuese

Vetëm pak orë pasi në Kuvend u miratua formula e re e pagave për magjistratët, kryeministri Edi Rama…

• 20 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by