Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e së martës në zonën pyjore të Rribanit, në Bashkinë Mallakastër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po zhvillohet në kushte tepër të vështira për shkak të terrenit të thyer.
Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për të frenuar përhapjen e flakëve, pasi makinat zjarrfikëse nuk mund të hyjnë në zonë.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, u arrestua në Mallakastër, 54-vjeçari Ardian Xhafo, i dyshuar per zjarrin në zonën “Qafa e Vidhit”. Ai u kap pranë vatrës së zjarrit dhe u vu në pranga pasi dogji 400 rrënjë ullinj.
727 forca operacionale u angazhuan gjatë 24 orëve të fundit për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në vend. Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në operacione morën pjesë 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
20 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 727 forca operacionale u angazhuan për shuarjen e flakëve, 128 efektivë të FA

727 forca operacionale u angazhuan gjatë 24 orëve të fundit për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në vend. Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në operacione morën pjesë 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
“727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit në menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit. Në mbështetje të strukturave vendore, u angazhuan posaçërisht 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Si Ministër i Mbrojtjes, e kam të pamundur të mos përcjell respektin e pakufijshëm për secilin prej tyre, si dhe ndaj të gjithë efektivëve të angazhuar që në fillim të verës në menaxhimin e zjarreve. Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë, dhe jo t’i qëndrojnë larg tij. Mirënjohje të thellë për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e pashoq, që po tregoni duke mbrojtur jetën, komunitetet dhe pasurinë tonë natyrore. Shqipëria krenohet me ju! Sakrifica, vendosmëria dhe shërbimi juaj janë shembulli më i mirë i detyrës ndaj Republikës”, shkruan Ermal Nufi.
Ndezi zjarrin që dogji 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO+EMRI)
Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar për zjarrin në Qafën e Vidhit në Mallakastër ku u dogjën rreth 400 pemë ulliri.
Ardian Xhafo akuzohet për “shkatërrim të pronës me dashje.”
Njoftimi i policisë
Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Read more:Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren
Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet zona pyjore në Rriban (VIDEO)
Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën pyjore të Rribanit, në bashkinë Mallakastër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera.
Deri më tani nuk raportohet për banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon
Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të “Qafës së Vidhit” ku u dogjën rreth 10 hektarë me ullishte e shkurre. Gjithashtu flakët iu afruan puseve të naftës dhe banesave, por u neutralizuan në kohë.




