Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)
Kronikë

Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)

• 2 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kontrolle të befasishme të Policisë në Tiranë dhe Krujë gjatë kësaj fundjave kanë çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e kokainës, një shufre metalike dhe një automjeti luksoz. Gjatë aksionit u kontrolluan 87 automjete dhe u hoqën 34 xhama të errësuar që ishin jashtë normave të lejuara.

Aksioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore. Kontrollet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, si edhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim dhe mjeteve që qarkullonin në kundërshtim me ligjin.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve u verifikuan 118 shtetas dhe u shoqëruan për verifikime të mëtejshme 16 persona, si edhe 12 automjete. Njëri prej të arrestuarve u kap me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa tjetri mbante me vete një armë të ftohtë, konkretisht një shufër metalike, e cila u sekuestrua.

Po ashtu, Policia shoqëroi një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa sekuestroi automjetin luksoz që ai përdorte. Gjatë aksionit u konstatuan dhe u hoqën 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masa administrative.

Read more:Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale e Krujës dhe Shijakut, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare (EMRAT)

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si edhe për rritjen e sigurisë publike.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

“Vijojnë kontrollet intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrolle edhe në rrethin e Krujës.

Read more:Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave! Në kërkim autori

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz.

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël.

Si rezultat i kontrolleve:

* janë kontrolluar dhe verifikuar 87 automjete;

Read more:Kontrolle të befasishme në Tiranë, Policia sekuestron armë të ftohta dhe drogë, verifikohen 61 automjete luksoze (VIDEO)

* janë verifikuar 118 shtetas;

* janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, si dhe janë vendosur masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që qarkullonin me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin;

* janë shoqëruar 12 automjete dhe 16 shtetas për verifikime të mëtejshme;

* është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë;

Read more:Shqipëria prezanton progresin në forumin më të madh të UNESCO-s për trashëgiminë botërore, merr vlerësime për Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën (FOTOT)

* është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike);

* është shoqëruar një shtetas, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u sekuestrua automjeti luksoz që përdorte.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë

Kronikë

Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)

Tags: #Armë #automjet #Automjete #bubq #Fokus #fushe kruje #kokaine #krujë #nikel #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë
  • Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)
  • Durrës/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e 14-të të pallatit ‘Kamelia’ (VIDEO)
  • Aksident i rëndë në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën pas përplasjes me furgon (EMRI)
  • Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)
  • Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë (VIDEO)
  • Vorë, 15-vjeçarja tenton vetëvrasjen pas dhunës psikologjike! Babai i arrestuar më herët për dhunë në familje
  • S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
  • Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 7 makina përplasen me njëra tjetrën, rëndohet trafiku
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 11 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë

Fshatrat Kostar dhe Mesopotam të bashkisë së Finiqit u përfshinë ditën e sotme nga flakët, duke rrezikuar seriozisht…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime për Report Tv bëjnë me dije…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Durrës/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e 14-të të pallatit ‘Kamelia’ (VIDEO)

DURRËS – Një apartament në katin e 14-të të pallatit shumëkatësh “Kamelia”, u përfshi nga flakët mbrëmjen e…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by