Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Më sugjeroi të shpallesha e vdekur për të pezulluar kredinë’, 64-vjeçarja akuzon ish-punonjësen e bankës se i hapi kredi pa dijeni
Kronikë

‘Më sugjeroi të shpallesha e vdekur për të pezulluar kredinë’, 64-vjeçarja akuzon ish-punonjësen e bankës se i hapi kredi pa dijeni

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 64-vjeçare nga Elbasani ka denoncuar në emisionin “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume, një histori që, sipas saj, nisi me marrjen e një kredie dhe përfundoi me detyrime të tjera financiare të hapura në emrin e saj. E ftuar në studio, Leta tregoi se për marrjen e kredisë së parë ishte ndihmuar nga fqinja e saj, e cila në atë periudhë punonte në një bankë.

Sipas 64-vjeçares, pas një kohe ajo është paraqitur për të mbyllur kredinë dhe ka firmosur disa dokumente pa i lexuar me kujdes. Më vonë, siç pretendon ajo, ka zbuluar se në emrin e saj ishte hapur një tjetër kredi, në shumën 10 mijë euro, për të cilën thotë se nuk kishte dijeni.

“E mora vesh kur më telefonoi banka. Më thanë se kisha një kredi prej 10 mijë eurosh dhe se nuk kisha paguar këstin mujor. U shokova, më erdhi si bombë”, rrëfeu qytetarja.

Read more:Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit

Leta pretendon se firma e saj është përdorur për hapjen e kredisë së re dhe thotë se i ka kërkuar bankës verifikimin e dokumentacionit dhe pamjeve të kamerave, për të provuar nëse ajo kishte qenë apo jo e pranishme në momentin e procedurave. Pjesa më e fortë e denoncimit të saj lidhet me pretendimin se punonjësja e bankës, e cila ishte edhe fqinja e saj, i kishte pranuar se e kishte kryer veprimin dhe i kishte sugjeruar të shpallej e vdekur, në mënyrë që kredia të pezullohej.

“Ma pranoi që e kishte bërë dhe më thoshte: ‘E paguajmë këstin të dyja’. Për dy vite i dhashë para në dorë çdo muaj. Më pas i thashë se nuk kisha më para dhe se do ta denoncoja. Ajo tani është larguar dhe nuk jeton më në Shqipëri. Ndërsa mua banka vazhdon të më shqetësojë”, deklaroi 64-vjeçarja.

Read more:11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)

Sipas saj, pretendimet ndaj ish-punonjëses së bankës nuk përfundojnë këtu. Leta rrëfeu se ajo i kishte sugjeruar edhe një mënyrë tjetër për pezullimin e kredisë.

“Erdhi në shtëpi dhe më tha: ‘Shko bëj diçka, shpallu të vdekur që ta pezullojmë kredinë’. E refuzova ta bëja”, tregoi ajo.

Read more:Rama ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe! Policia të lirojë 10 të arrestuarit!

64-vjeçarja tha gjithashtu se sot jeton nën stres dhe frikën se mund t’i sekuestrohen pasuritë për shkak të detyrimeve që rezultojnë në emrin e saj. Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me punonjësen e bankës dhe kërkoi që institucionet përkatëse të verifikojnë të gjithë dokumentacionin, firmat dhe procedurat e ndjekura në rastin e saj.

Denonco çdo padrejtësi në “Pa Gjurmë” në numrin +699955698.

Lexo edhe
Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Tags: #Banka #Elbasan #elbasani #euro #institucionet #kredi #odeta dume #Pa Gjurme #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
  • Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
Nga të njëjtat tag-e
  • “E duam Amerikën, presim ndihmë nga ju”, aktivisti Ndoj mesazh ambasadorit të ri: Nëse na shpëtoni, nuk do ketë më ditë të zeza për shqiptarët
  • “Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë”, Berisha: Duhet ndërhyrje e menjëhershme! Ripërtëritja e PD është jetike për vendin
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • “Regjimi po shpërbëhet turpshëm”/ Berisha nga Foltorja e ripërtëritjes në Elbasan: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet “mollë e ndaluar” për të rinjtë
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 27 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 9 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT) 7 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Të mbuluar me kapele në kokë dhe shami të lidhura në fytyrë, hajdutët që arritën të grabisnin 1,5…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by