Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!
Kronikë

Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!

• 24 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përgjegjësia për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it bie jo vetëm mbi kryeministrin Edi Rama por edhe mbi Presidentin Bajram Begaj, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj sigurisë kombëtare kërkon sqarim të hollësishëm publik. Ky ishte përfundimi i ekspertit të sigurisë Evarist Beqiri dhe analistit Ben Andoni gjatë diskutimit në emisionin «Sot Live në Shqipëri» në Report TV.

Read more:Skandali i SHISH/ Mediu në Kuvend: Tregoni seriozitet, bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Si u shkarkua në Kosovë Vlora Hyseni?

Beqiri, i cili ka punuar për rreth një dekadë e gjysmë në SHISH, e cilësoi hetimin ndaj ish-drejtoreshës një dështim të mekanizmave shtetërorë të verifikimit dhe mbikëqyrjes. Sipas Beqirit, përgjegjësia nuk ndalet vetëm tek Vlora Hyseni, por shtrihet edhe te mbikëqyrja e institucionit. Ai tha se Parlamenti është lënë ‘jashtë loje’ dhe kërkoi një ligj të ri për mbikëqyrjen parlamentare të SHISH-it.

Read more:“Vlora ju fiku llampat! Shqipëria e pabesueshme përballë BE-së”/ Korreshi: Shteti ka rënë, e bëtë njësh me krimin! Mesazhet që përcolli sot ish-kreu i SHISH…

“Kur shoh pamjet dhe deklaratat e Vlora Hysenit më vjen shumë keq ku është katandisur shteti shqiptar sot. Ne kemi një cënim të sigurisë kombëtare, dështim shtetëror, Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Kanë dështuar mekanizmat e shtetit për të bërë verifikimet e duhura para emërimit të një individi të tillë. Ka një mekanizëm për të verifikuar punonjësit jo më drejtuesit. Ndërkohë që këtu, me qëllim, janë anashkaluar këto mekanizma për të kapur institucionin dhe për ta përdorur. Përgjegjësia nuk është vetëm e asaj. Këtu ka një dështim të atij që kishte përgjegjësinë për të mbikëqyrur punën e saj. Parlamenti është jashtë loje. Ne kemi nevojë për një ligj të ri për mbikëqyrjen parlamentare të SHISH. Ky institucion varet nga kryeministri. Nuk është një institucion i thjeshtë varësie por funksionon me ligj, ku titullari emërohet me dekret të Presidentit. Kryeministri ka përgjegjësinë për drejtimin politik të vendit dhe për propozimin e emrit të drejtuesit. Para se të arrinte tek propozimi duhet të kishte parë me kujdes çfarë përfaqësonte Hyseni, sepse ka pasur sinjale. Ajo u shkarkua në Kosovë me shumë pikëpyetje. Këtu kam punuar me të për afro një vit. Individ në fjalë ka pasur pikëpyetje. Arsyet pse u vendos në krye duhet të na i shpjegojë Rama. Është investimi i tij personal .Nuk mund të lajë duart kështu. Këtë turp në arenën ndërkombëtare mund të na e kishte shmangur. Na ka bërë dëm në komunitetin botërore të inteligjencës. Kush e kthen besimin tek institucionet. A mban njeri përgjegjësi? Si u delegoka siguria kombëtare tek shefja e kabinetit. Kjo është braktisje e detyrës kushtetuese” tha Beqiri duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e dëmit të shkaktuar ndaj institucionit.

Read more:SHISH “ndezi” Kuvendin/ Debate mes mazhorancës dhe opozitës, tensione e përplasje mes policisë e qytetarëve. Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Ministria e Brendshme

Edhe analisti Ben Andoni kërkoi përgjegjësi për mënyrën si u përzgjodh drejtuesja e shërbimit. Ai tha se përgjegjësia e parë personale i takon Hysenit, por kryeministri dhe Presidenti duhet të japin llogari për propozimin dhe dekretimin e saj. Sipas tij, Shqipëria është në një nga ditët më të errëta të saj politike.

Read more:Tensione në Kuvend/ PD kërkon debat për SHISH: Ra siguria kombëtare, Rama të dorëhiqet! PS rrëzon kërkesën, opozita bllokon foltoren

“Nuk ka turp më të madh për shtetin shqiptar që në vendin tonë, njeriu primat i shërbimit informativ është në këtë nivel, përballë kësaj situate. Politika jonë i neverit filtrat dhe i ka hequr filtrat për interesa të ngushta. Është një përgjegjësi personale e zonjës. Të marrësh një detyrë duhet të tregosh që ke tagrin dhe aftësinë ta mbash detyrën. Përgjegjësia e dytë i takon kryeministrit dhe e presidentit. Ai s’mund të lajë duart dhe të dekretojë këdo emër që të vjen nga ana e kryeministrit. Presidenti ka një staf me këshilltarë e njerëz që marrin informacion. Me fuqinë që ka BIA në Kosovë unë besoj që Shqipëria duhej të mendohej mirë që një individ të tillë ta sillte nga Kosova në Shqipëri. Këtu ka shumë njerëz me integritet që janë lënë në hije dhe meritonin të merrnin këtë shërbim. Dëmi është i pakufishëm. Nuk mendoj se Rama do ketë kurajon të bëjë qesëndi para parlamentit por do të bëjë shou. Duke ndjekur parlamentin sot, Shqipëria është në një nga ditët më të errëta të saj politike” tha Ben Andoni.

Read more:Evarist Beqiri: A është e sigurt Shqipëria pa një NATO të fortë?

Lexo edhe
Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Tags: #Bajram begaj #Ben Andoni #Bia #Dekret #Detyrë #Edi Rama #evarist beqiri #SHISH #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Tentativë vrasjeje dhe plagosje e rëndë me dashje, Policia e Tiranës arreston 2 persona me rrezikshmëri të lartë
  • Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj, rrëzon kandidaturën e Brunilda Bara!
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 64 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ku u paraqit sot, ka komentuar edhe hetimet e…

• 23 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ku u paraqit sot, ka komentuar edhe hetimet e…

• 23 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Tentativë vrasjeje dhe plagosje e rëndë me dashje, Policia e Tiranës arreston 2 persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Tiranës ka vënë ditën e sotme në pranga 2 persona me rrezikshmëri të lartë kriminale. Përmes…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by