Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’
Kronikë

Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

• 4 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e së martës në zonën pyjore të Rribanit, në Bashkinë Mallakastër.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po zhvillohet në kushte tepër të vështira për shkak të terrenit të thyer.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për të frenuar përhapjen e flakëve, pasi makinat zjarrfikëse nuk mund të hyjnë në zonë.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, u arrestua në Mallakastër, 54-vjeçari Ardian Xhafo, i dyshuar per zjarrin në zonën “Qafa e Vidhit”. Ai u kap pranë vatrës së zjarrit dhe u vu në pranga pasi dogji 400 rrënjë ullinj.

Read more:LIVE-Ministra e deputetë frikë nga vezët, skenari për të shmangur protestuesit. Do të kalojnë nga…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:46

Ndezi zjarrin që dogji 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO+EMRI)

Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar për zjarrin në Qafën e Vidhit në Mallakastër ku u dogjën rreth 400 pemë ulliri.

Ardian Xhafo akuzohet për “shkatërrim të pronës me dashje.”

Njoftimi i policisë

Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Read more:Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)

Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Read more:Zjarri në Mallakastër vihet nën kontroll, ndërhyrje edhe me helikopter pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Ora 08:33

Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet zona pyjore në Rriban (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën pyjore të Rribanit, në bashkinë Mallakastër.

Read more:Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon

Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të “Qafës së Vidhit” ku u dogjën rreth 10 hektarë me ullishte e shkurre. Gjithashtu flakët iu afruan puseve të naftës dhe banesave, por u neutralizuan në kohë.

Lexo edhe
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg

Kronikë

Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)

Tags: #Ardian Xhafo #ballsh #Banesa #Fier #Has #Makinat #mallakaster #Policia #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg
  • Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)
  • Vlorë/ Qytetarët sërish protestë kundër muzeut hebraik! Historiani: Nuk cenon identitetin tonë, as ‘klubin labëria’
  • Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij
  • Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg
  • Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)
  • Mbahet në Toshkëz të Lushnjës, ‘Festa e vreshtarisë’! Tradita dhe puna e fermerëve në një panair
  • Zjarr në një banesë në Bulqizë, shpëton mrekullisht i riu me aftësi të kufizuara: Fqinjët më ndihmuan që të dal jashtë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg

Në një hetim të ri nga Prokuroria e Fieri, ish drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, i…

• 9 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)

FIER– Kur kanë kaluar 13 ditë nga zjarri masiv i 4 shtatorit që përfshiu 6 fshatra në njësitë…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Qytetarët sërish protestë kundër muzeut hebraik! Historiani: Nuk cenon identitetin tonë, as ‘klubin labëria’

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e së shtunës pranë kantierit të Muzeut Hebraik në Vlorë, për të protestuar…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by