Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, flakët u afrohen banesave në Riban dhe përhapen drejt Patosit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
Kronikë

Zjarri në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, flakët u afrohen banesave në Riban dhe përhapen drejt Patosit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)

• 5 Gusht, 2026 • 11 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej dy ditësh vijon beteja me flakët në Mallakastër, ku zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore dhe rrezikon zonat e banuara pasi po i afrohet fshatit Riban e po përhapet drejt Drenijes së Patosit dhe në Ngraçan. Forcat zjarrfikëse te Mallakastrës, Patosit, Roskovecit, Beratit dhe forcat e ushtrisë janë bërë bashkë duke u përpjekur të luftojnë me flakët që sërish dolën jashtë kontrollit edhe këtë të mërkurë.

Ndërkohë avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-802 Fire Boss” ka kryer fluturimin e parë në vendin tonë, duke u angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët pritet të mbërrijnë në fund të vitit.

Edhe pse kontrata parashikon dorëzimin e tyre në dhjetor, kompania ka sjellë avionin e parë për të nisur trajnimin e pilotëve shqiptarë për përdorimin e këtyre mjeteve. Aktualisht, operacionet po kryhen nga pilotët e kompanisë, të cilëve më pas do t’u bashkohen edhe pilotët shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi aktivizimin e avionit si një forcë shtesë në përballjen me zjarret e kësaj vere.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu helikopterët e Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar, i cili përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Beteja me flakët në Rriban të Mallakastrës vijon prej dy ditësh. Gjatë natës, zjarri është përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Banorët e evakuuar një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:43

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, digjen vetëm shkurre e ullishte (VIDEO)

Një zjarr ka rënë ditën e sotme shumë pranë nënstacionit elektrik 220 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh. Si pasojë janë djegur vetëm shkurre dhe sipërfaqe me ullinj. Fatmirësisht, flakët janë shuar pa mbërritur te nënstacioni apo përhapur në zonat përreth.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Ora 15:16

Neutralizohet zjarri në Selenicë, digjen 120 makina të vjetra, pronari kërkon ndihmë nga shteti: Me këtë punë ushqeja fëmijët, u shkatërrova! (VIDEO)

Rreth mesditës së kësaj të mërkure, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke krijuar një situatë të vështirë për forcat zjarrfikëse.

Në momentet e para ka qenë pothuajse e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, pasi Bashkia e Selenicës disponon vetëm një automjet zjarrfikës. Për shkak të përmasave të flakëve, në ndihmë mbërritën edhe ekipet zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara, të cilat punuan për disa orë për të lokalizuar vatrën.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete të një subjekti privat, të cilat shërbenin për pjesë këmbimi. Sipas pronarit të biznesit Tomian Hysaj, dëmi ekonomik i shkaktuar nga flakët llogaritet në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai kërkon mbështetje nga Bashkia e Selenicës dhe institucionet shtetërore për të përballuar humbjet.

“Me këtë punë merresha, me këtë ushqeja fëmijët. Tani u shkatërrova komplet. Një makinë është më shumë se 300 mijë lekë, janë më shumë se 30 mijë euro dëm. Për gjysmë ore përfundoi gjithçka. Dua një ndihmë të vogël nga bashkia të më njohin dëmin se jemi mes katër rrugëve” tha Hysaj

Shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës Arqile Kokalli bëri me dije se ndërhyrja e përbashkët e zjarrfikësve nga Selenica, Vlora dhe Himara bëri të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të tjera. Megjithatë, puna në terren vijoi deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

“Situata është nën kontroll. Na erdhë në ndihmë nga Bashkia Himarë dhe Vlorë. Dy banesa që kishim poshtë kanë shpëtuar pa u dëmtuar. Tani po digjen shkurre anës lume” tha Kokalli

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet e institucioneve përgjegjëse.

Read more:Dibër/ Droni zbulon 1121 bimë kanabisi në mal, 2 në pranga

Ora 14:24

Dy fronte zjarri në qarkun e Elbasanit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve (VIDEO)

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa zjarrfikësit dhe strukturat e angazhuara po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri vazhdon të jetë aktiv. Zjarrfikësit, së bashku me persona të tjerë të angazhuar në terren, po përpiqen të shuajnë flakët, por temperaturat e larta, era dhe terreni i vështirë po e bëjnë të vështirë neutralizimin e zjarrit.

Ndërkohë, në ditën e tretë vijon zjarri në fshatin Shqiponjë, të njësisë administrative Stravaj, në bashkinë Përrenjas. Zjarrfikësit e Përrenjasit, së bashku me të gjitha strukturat e angazhuara, po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.

Ora 12:00

Zjarr në fshatin Penkovë në Selenicë, flakët përhapen me shpejtësi! Kërkohet ndihma e zjarrfikësve nga Vlora dhe Himara (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e fshatit Penkove, në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve dhe përcaktimi i shkakut të rënies së zjarrit.

Ora 11:35

Mes flakëve në Mallakastër, avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

1785923798_zdryhioo.JPG

Avioni “Air Tractor AT- 833”, i cili po ndihmon për fikjen e zjarreve në Mallakastër i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët do t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit.

Read more:Shkrumbohet nga flakët banesa dykatëshe në Lushnjë, çifti i të moshuarve shpëtohet me ndihmën e fqinjëve (VIDEO)

Avioni i parë i ardhur të martën, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim dhe synon të stërvise pilotët shqiptarë për përdorimin e tyre.

Aktualisht, burime bëjnë me dije avioni i parë po përdoret nga pilotët e kompanisë, dhe në vijim do t’i bashkohen edhe pilotët shqiptarë.

Sakaq, në operacion po marrin pjesë edhe helikopterë të Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar qe përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Lufta me flaket vijon prej dy ditesh në fshatin Riban të Mallakastrës. Gjate nates flaket jane përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan.

Për shkak të terrenit të thepisur, bimësisë së dendur dhe erës, ndërhyrja në tokë mbetet shumë e vështirë.

Banorët që u evakuuan një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa sipas të dhënave paraprake flakët kanë djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.

Ora 11:27

Rama publikon pamjet nga operacioni për shuarjen e flakëve në Mallakastër: Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin në Shqipëri! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin e tij në Shqipëri, duke iu shtuar forcave zjarrfikëse.

Read more:Berat/ Përfshihen nga flakët dy shtëpi të pabanuara, dëmtohet një monument kulture dhe një makinë (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar avionit që po punon për shuarjen e flakëve në fshatin Riban të Mallakastrës, Rama shkruan se kjo verë e nxehtë e ka gjetur shtetin shqiptar më të përgatitur se kurrë për të ‘luftuar’ me flakët.

Reagimi i Ramës:

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht

RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren

Ora 09:47

Zjarri në fshatin Lekaj të Rrogozhinës rrezikoi banesat, arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Lekaj të Rrogozhinës ku u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore.

Policia bën me dije se në oborrin e banesës së të arrestuarit u konstatuan vatra zjarri që u përhapën dhe rrezikuan edhe banesat e zonës, por që fatmirësisht u arrit të shuhej pas ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse.

Njoftimi i Policisë:

Rrogozhinë-Policia identifikon dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj.

Read more:Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

SI.E./P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
  • Fier
Lexo edhe
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar

Kronikë

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)

Tags: #automjet #Automjete #avion #Banesa #banese #Droni #Durres #Fier #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar
  • Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)
  • Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës
  • Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit
  • Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës
  • “Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…
  • Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit
  • “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë
  • Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 266 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 8 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar

SARANDË– Një klithmë nëne e tronditi mëngjesin e kësaj të diele shtatori në Sarandën bregdetare, ku ende turistët…

• 3 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës

Një zjarr ka rënë këtë të diel në hyrje të fshatit “Arshi Lengo”, rreth 4 kilometra nga Gjirokastra.…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by