Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)
Kronikë

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)

• 6 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vitin 1997, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm.

Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.

Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë.

Sipas hetimeve shumëvjeçare të agjencive më të mëdha të zbatimit të ligjit në Europë dhe jo vetëm, aktiviteti kryesor i Sokol Hoxhës në Belgjikë ka qenë prostitucioni. Madje edhe vrasja e kryer në këtë vend lidhet ngushtë me këtë aktivitet gjithashtu të paligjshëm.

Read more:U arrestua në SHBA për 3 vrasje, ‘The Telegraph’ artikull për Sokol Hoxhën: Mori shtetësinë britanike përmes një identiteti të rremë! Kriminelët shqiptarë që gjetën ‘strehë’ në MB

Dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Dervishin, por ai e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e qëlloi për vdekje në një bar në Bruksel. Po ashtu dyshohet se arsyeja e kësaj vrasjeje kishte qenë kundërshtia e viktimës për t’iu bindur Hoxhës në tentativën e tij për ta shfrytëzuar.

Ndërkohë pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-ve, ku qëndroi i fshehur për shumë vite.

Njoftimi i Policisë:

Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Read more:Protesta kundër Ramës, emigranti nga SHBA: T’i japim shpresë rinisë që Shqipëria të bëhet

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Read more:46 kg kanabis në formë xhelatine nga Toronto në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 gra në hetim në gjendje të lirë (EMRI+VIDEO)

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:41

I pashqetësuar dhe pa pranga në duar, pamje nga momenti i ekstradimit të vrasësit të 3-fishtë, Sokol Hoxha (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga ekstradimi nga SHBA drejt Tiranës gjatë ditës së sotme të Sokol Hoxhës, autorit të tre vrasjeve në vitin 1997.

Read more:Shkodra e ‘parë’ nga Kalaja, turistët mahniten me legjendën e Rozafës

Në pamjet e publikuara nga Policia, Sokol Hoxha duket i pashqetësuar në momentin që zbret nga avioni në Rinas, madje nuk ka as pranga në duar.

Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.

Pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-ve, ku qëndroi i fshehur për shumë vite.

Lexo edhe
Kronikë

Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli

Kronikë

Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Armë #Belgjika #Bruksel #brunilda dervishi #Ekstradim #rinas #Shba #shqiperi #sokol hoxha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
  • Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit
  • Po transportonte 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave, arrestohet një person në Maliq! I sekuestrohet ‘Audi’ dhe telefonat
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Viso, dy paketa!”/ Agron Shehaj ironizon Ramën pas video-mesazhit: Është i shqetësuar, i ka ardhur radha
  • Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”. Ata që mendojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre…
  • Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh
  • Skandali në SHISH, Rama nuk merr përgjegjësi: Arrestimi ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund
  • Rama anuloi konferencën për shtyp në Rinas, reagon Berisha: Kapitullim pa kushte i “Padrinos” para mediave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli

Një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur tre…

• 28 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë vënë nën hetim pas vdekjes së një pacienti 40-vjeçar,…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, ndërsa vetëm gjatë një jave…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by