Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. U arrestua në SHBA për 3 vrasje, ‘The Telegraph’ artikull për Sokol Hoxhën: Mori shtetësinë britanike përmes një identiteti të rremë! Kriminelët shqiptarë që gjetën ‘strehë’ në MB
Aktualitet

U arrestua në SHBA për 3 vrasje, ‘The Telegraph’ artikull për Sokol Hoxhën: Mori shtetësinë britanike përmes një identiteti të rremë! Kriminelët shqiptarë që gjetën ‘strehë’ në MB

Viral Alert News • 16 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prestigjozja britanike ‘The Telegraph’ i ka kushtuar një artikull vrasësit shqiptar, Sokol Hoxha, i cili u arrestua pak ditë më parë në SHBA pas thuajse tre dekadash arrati.

Sokol Hoxha, autor i 3 vrasjeve, sipas artikullit të ‘The Telegraph’ kishte arritur të merrte azil dhe më pas shtetësinë në Mbretërinë e Bashkuar, duke u kamufluar pas një identiteti të rremë si shqiptar i Kosovës.

Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.

Read more:Lufta/ DASH: Zgjatet me 45 ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit! Trump: Po më soset durimi, do kthehemi për ‘pastrim’ në Iran! Khamenei: Jemi gati të përballemi me SHBA-në

Artikulli i plotë i ‘The Telegraph’:

Një vrasës i trefishtë shqiptar, të cilit iu dha azil dhe shtetësi në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa ishte në arrati, është arrestuar në SHBA.

Sokol Hoxha, iku nga Evropa për në Britani pasi vrau gruan e tij 19-vjeçare në vitin 1997 në Belgjikë dhe vrau dy vëllezër në Shqipëri në të njëjtin vit.

Ai erdhi në Britani duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar në mënyrë mashtruese se ishte refugjat kosovar, gjë që i lejoi të kërkonte azil dhe në fund shtetësi britanike.

Read more:Lape: Zgjerohet hetimi për vrasësin e parë serial me elemente femicidi në Maqedoni

Një kërkim gjashtëvjeçar nga policia që shtrihet në dy kontinente ka rezultuar në arrestimin e Hoxhës, i cili ka qenë subjekt i dy njoftimeve të Interpolit për tre vrasjet, teksa u vu në pranga në Kettering të Ohajos.

“Arrestimi i Hoxhës shënoi kulmin e një hetimi gjashtëvjeçar për të arratisurit, të udhëhequr nga Interpol Ëashington në koordinim me partnerë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit. Gjatë hetimit, autoritetet përcaktuan se Hoxha mori një identitet të rremë pasi u largua nga Belgjika dhe më pas mori shtetësinë në një vend tjetër evropian me pseudonimin. Hoxha më vonë dyshohet se hyri në SHBA dhe mori statusin e qëndrimit të përhershëm të ligjshëm, ndërsa vazhdoi të fshihte identitetin e tij të vërtetë“, tha një zëdhënës i Shërbimit të SHBA-së.

Sipas “The Telegraph”, Mbretëria e Bashkuar i dha azil Hoxhës duke përdorur identitetin e tij të rremë. Ai kishte udhëtuar në SHBA në vitin 2012, duke përdorur pseudonimin, për ta mbajtur sekret identitetin e tij të vërtetë për 14 vjet të tjera.

Read more:9 Maji Dita e Evropës/ Si lindi ideja e Bashkimit Europian?

“Rasti i Hoxhës shërben si një shembull i fuqishëm se si bashkëpunimi i qëndrueshëm ndërkombëtar i zbatimit të ligjit mund të kapërcejë kufijtë kombëtarë, sfidat juridiksionale dhe dekadat e shmangies për të sjellë një vrasës të dënuar para drejtësisë pas gati 30 vitesh në arrati. Gjithashtu përforcon një mesazh të qartë se SHBA-të nuk do të shërbejnë si një strehë e sigurt për të huajt kriminelë ose të arratisurit që marrin në mënyrë mashtruese statusin e imigracionit ose shtetësinë në një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për krime të rënda të kryera jashtë vendit”.

Hoxha u dënua në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në Patos të Shqipërisë. Ai dyshohet se ka vrarë gruan e tij 19-vjeçare pasi ajo refuzoi kërkesat e tij që të bëhej prostitutë në Belgjikë.

Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Ministria e Brendshme kuptohen të kenë qenë të përfshira në hetimin gjashtëvjeçar, duke ndihmuar në përcaktimin e lëvizjeve dhe statusit të tij të imigracionit pasi ai u transferua në Britani dhe jetoi atje për të paktën një dekadë.

Read more:Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Ai nuk është i vetmi shqiptar që ka marrë një pasaportë britanike duke përdorur një emër të rremë:

Avni Metra, i cili vrau dy vëllezër para se të vinte në Mbretërinë e Bashkuar, iu dha azil dhe më pas një pasaportë duke përdorur një emër të rremë pasi u shtir si refugjat lufte nga Kosova. Ai u dënua me 25 vjet burg në mungesë dhe përfundimisht u ekstradua në Shqipëri.

Arsim Murati, 46 vjeç, apeloi me sukses një përpjekje të Sekretarit të Brendshëm për t’i hequr shtetësinë, pasi ai deklaroi në mënyrë të rreme se ishte kosovar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk tregoi se kishte vuajtur një dënim të gjatë me burg për grabitje të armatosur në Shqipëri. Ai fitoi një apel gjyqësor për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht pretendimeve të rreme se ishte kosovare dhe moszbulimit të një të dhëne kriminale.

Read more:Kultivoi rreth 11 mijë bimë kanabisi në Shkodër, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari! I akuzuar dhe për grup kriminal (EMRI)

Afrim Sinani, i cili u dënua me 20 vjet burg për vrasje në Shqipëri, erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1998 duke kërkuar azil si refugjat nga Kosova nën emrin e rremë Afrim Pulaj. Pas një beteje të gjatë ligjore, ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2010.

Ilir Kumbaro, një ish-drejtor dege i shërbimit sekret shqiptar u dënua në mungesë me 15 vjet burg për rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni. Edhe ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një emër të rremë. Ai siguroi një pasaportë, por u zhduk ndërsa ishte në lirim me kusht për ekstradim dhe nuk është gjetur kurrë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Belgjika #Britani e Madhe #Burg #Ekstradim #Evropa #Grabitje #Interpol #Shba #sokol hoxha #Vrasje
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
  • Policia nisi hetim për ‘review’-t/ Ekspertët për BIRN: Tentativë për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik
  • Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
  • Lamallari paralajmëron qytetarët: Zjarrvënia është krim, dënimet deri në 15 vite burg
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by