Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga SHBA-të në fjalën e tij nga Rinasi nuk ka marrë përgjegjësi për skandalin tek SHISH.
Rama u shpreh se masa e SPAK ishte ekstreme.
Ai deklaron se hetimi duhet të shkojë deri në fund.
Edi Rama:Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim.
Read more:Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar masën arrest në shtëpi.
Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund.




