Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilac të Mallakastrës (VIDEO)
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilac të Mallakastrës (VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët, një vatër e re ka shpërthyer në Krujë.

Flakët që kanë rënë në shpatin e malit, po rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze dhe po ngjiten drejt majës. Për të vënë nën kontroll situatën që paraqitet mjaft serioze, ka nisur ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë zjarrfikës. Edhe banorët u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit duke përdorur mjete rrethanore.

Në Koilac të Mallakastrës është shfaqur një vatër e re pas shuarjes së të tjerave që kanë qenë problematike ditët e fundit. Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikojnë banesat e banorët. Të ndihmuara nga era, flakët po përhapen drejt fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Gjithashtu është riaktivizuar vatra e zjarrit në Dajt dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter zjarrfikës.

Read more:VIDEO/ Aulon Kalaja denoncon problematikën me rrugët në Mazhë të Madhe: Shtrimi me asfalt jo për të gjithë lagjen, qytetarët janë të barabartë si djathtas e majtas

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër duke djegur rreth 3 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte, por është vendosur nën kontroll.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar vatrat në Çikallesh dhe Leshtej-Collak në Bashkinë Kavajë, vatrat në Mushnik të Rrogozhinës, Plan të Bardhë në Klos, Kostren 2 në Berat dhe Uruçaj në Peqin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:02

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dajt, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Zjarri në rrëzë të Dajtit, është riaktivizuar pasditen e sotme. Vatra ndodhet midis Dajtit dhe Priskës. Ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Mbrëmjen e së premtes, u raportua se kjo vatër ishte shuar.

Read more:Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)

Ora 17:49

Vatër e re zjarri në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac! Digjen sipërfaqe të mëdha toke, evakuohen disa familje (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është rishfaqur në Mallakastër, këtë herë në Koilac. Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikojnë banesat e banorët.

Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.

Të gjitha strukturat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Ora 16:20

Zjarr në kufirin mes dy fshatrave në Gjirokastër, izolohet vatra! Digjen 3 hektarë sipërfaqe me bimësi (VIDEO)

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër. Vatra, tashmë e izoluar dhe drejt shuarjes, ndodhet në majë të malit, në një terren tejet të vështirë.

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi shkurre e barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vendngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Read more:Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Ora 16:16

Zjarri në Krujë, banorët përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore: Rrezikohen 35 shtëpi, jemi mbi 500 vetë (VIDEO)

Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.

Read more:Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyet me avion! Në Mallakastër punohet me 2 helikopterë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Ora 15:19

Situatë kritike në Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze.

Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Lexo edhe
Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Tags: #Banesa #Berat #Familje #Fier #Gjirokaster #golem #grupi hetimor #krujë #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
  • Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
Nga të njëjtat tag-e
  • Mallakastër/ Degradimi i rrugës boshatis fshatrat e Cërrilës! Bashkia: Nisim investimin për segmentin Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra (VIDEO)
  • Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’
  • Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)
  • Familja ishte në dasmë, hajdutët u grabisin shtëpinë në Sarandë! Zhduken 15 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri
  • Tym i dendur mbulon aksin Lezhë–Shkodër, zjarret në të dy anët e rrugës rrezikojnë qarkullimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 11 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Gjithë Shqipëria të urren” – Protestuesit ndjekin Ramën edhe në New York, e qëllojnë me vezë para vizitës në OKB 6 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 6 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Të mbuluar me kapele në kokë dhe shami të lidhura në fytyrë, hajdutët që arritën të grabisnin 1,5…

• 38 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by