Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyet me avion! Në Mallakastër punohet me 2 helikopterë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyet me avion! Në Mallakastër punohet me 2 helikopterë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

• 7 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë, kanë krijuar një situatë problematike të zjarreve në disa qytete. Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile, situata më problematike paraqitet në Cikallesh të Kavajës, ku është angazhuar veç forcave zjarrfikëse, edhe avioni ‘Air Tractor’.

Po ashtu edhe zjarri në Mallakastër, prej 4 ditësh vijon të mbetet një nga vatrat më problematike në vend. Në Mallakastër zjarri vijon në 3 fshatra, Riban, Ngraçan dhe Panahor. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 zjarrfikës, 30 forca të Bashkisë Mallakastër dhe 4 mjete zjarrfikëse, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë edhe 2 helikopterë për të vënë nën kontroll zjarrin. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Ndërkohë Mbrojtja Civile njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, por vetëm 8 prej tyre janë aktive.

Read more:7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:25

Mbrojtja Civile bën bilancin e zjarreve: Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, po ndërhyn edhe avioni ‘Air Tractor’

1786102118_dytuoppaaz.JPG

Mbrojtja Civile ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka treguar vatrat më problematike në vend.

Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile, situata më problematike paraqitet në Cikallesh të Kavajës, ku është angazhuar veç forcave zjarrfikëse, edhe avioni ‘Air Tractor’.

Ndërkohë problematike situata paraqitet edhe në vatrat e zjarrit në Dajt të Tiranës, Mallakastër dhe Kostren 2 të Beratit.

Nga ana tjetër, në Elbasan, në fshatrat Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës, vatrat janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Read more:Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter (VIDEO)

Njoftimi i Mbrojtjes Civile:

Informacion në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Dajt – Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 30 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës të ADZM-së dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.

Çakallesh/Cikallesh (Kavajë) – Zjarri mbetet aktiv në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar forca të MZSH-së nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, si dhe avioni “Air Tractor” për shkak të rrezikut për banesat.

Mallakastër (Riban–Ngraçan–Panahor) – Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri me forca të shumta të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet rreth 180 hektarë pyll pishe.

Read more:Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave, u evakuuan 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Kostren 2 (Berat) – Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 3 automjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të MZSH-së.

Në Elbasan (Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës) vatrat janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ora 09:26

Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive

1785921949_ramaavionipostim.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.

Read more:Mali i Zi iu njeh grave dy ditë pushimi gjatë ciklit menstrual, reagon Braçe: Kam 2 vite që i lutem qeverisë, në shtator rikthej nismën në Kuvend

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Lexo edhe
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Tags: #Automjete #avion #Berat #Elbasan #Fier #helikopter #Mali #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 12 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin