Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakët drejt izolimit në Krastë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)
Kronikë

Flakët drejt izolimit në Krastë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në Abaze të Krujës është kthyer në vatra të vogla. Ndërkohë vijon operacioni në Krastë ku është aktivizuar një helikopter për shkak të terrenit të vështirë, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat. Gjithashtu ka edhe forca zjarrfikëse nga toka dhe situata po përmirësohet pasi po shkohet drejt lokalizimit e izolimit të flakëve.

Situata paraqitet nën kontroll edhe në dy vatrat në Mallakastër që prej disa ditësh kanë qenë kërcënuese. Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë aktivizuar në operacionin në Drenie e Patos, me pompa krahu pasi terreni është i thepisur.

Vatrat e mbetura po eliminohen edhe në Cikallesh të Kavajës, Dajt e Priskë. Zjarri është ende aktiv në Vilëz të Kurbinit, por nuk paraqet rrezik për banesat.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:29

Ministria e Mbrojtjes: Nën kontroll zjarret në Mallakastër, në Krujë po ndërhyhet nga ajri për vatrat e vogla! Ende aktive flakët në Vilëz

1786215065_zjarret2026.jpg

5 vatra vijojnë të mbeten ende aktive nga 27 që janë raportuar në 24 orët e fundit. 2 të tjera janë në monitorim. Aktiv mbetet zjarri në Vilëz të Kurbinit, por është eliminuar rreziku për kishën, varrezat e banesat, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Read more:Report Tv në Krujë/ Banorët rrëfejnë ‘natën e ferrit’: Flakët deri në çati, menduam se do gjenim vetëm hi (VIDEO)

Situata nuk paraqitet problematike në Cikallesh të Kavajës dhe Dajt e Priskë pasi s’ka rrezik për banesat.

Edhe në Mallakastër, një prej zonave që ka vuajtur më shumë nga zjarret për ditë me radhë, janë vënë nën kontroll vatrat në Panahor–Ndrenie–Vlosh dhe Koilaç–Greshicë/Hekal.

Në Krujë ku përgjatë dy ditëve zjarrfikësit luftuan me flakë të mëdha, tani ka vetëm vatra të vogla për të cilat ka ndërhyrë një helikopter për shkak të terrenit të vështirë. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat.

Read more:Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)

Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore; në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.

Ora 08:02

Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.

Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.

Lexo edhe
Kronikë

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

Kronikë

Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)

Tags: #Automjete #avion #Banesa #flakë #helikopter #Helikopteri #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
  • Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT)
  • Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 16 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

I shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)

Një zjarr i rënë në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit,…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar në Tropojë e Kukës për kultivim kanabisi, armëmbajtje dhe vjedhje. Një 38-vjeçar i cili…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by