Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakët drejt izolimit në Krastë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)
Kronikë

Flakët drejt izolimit në Krastë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në Abaze të Krujës është kthyer në vatra të vogla. Ndërkohë vijon operacioni në Krastë ku është aktivizuar një helikopter për shkak të terrenit të vështirë, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat. Gjithashtu ka edhe forca zjarrfikëse nga toka dhe situata po përmirësohet pasi po shkohet drejt lokalizimit e izolimit të flakëve.

Situata paraqitet nën kontroll edhe në dy vatrat në Mallakastër që prej disa ditësh kanë qenë kërcënuese. Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë aktivizuar në operacionin në Drenie e Patos, me pompa krahu pasi terreni është i thepisur.

Vatrat e mbetura po eliminohen edhe në Cikallesh të Kavajës, Dajt e Priskë. Zjarri është ende aktiv në Vilëz të Kurbinit, por nuk paraqet rrezik për banesat.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:29

Ministria e Mbrojtjes: Nën kontroll zjarret në Mallakastër, në Krujë po ndërhyhet nga ajri për vatrat e vogla! Ende aktive flakët në Vilëz

1786215065_zjarret2026.jpg

5 vatra vijojnë të mbeten ende aktive nga 27 që janë raportuar në 24 orët e fundit. 2 të tjera janë në monitorim. Aktiv mbetet zjarri në Vilëz të Kurbinit, por është eliminuar rreziku për kishën, varrezat e banesat, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Read more:Report Tv në Krujë/ Banorët rrëfejnë ‘natën e ferrit’: Flakët deri në çati, menduam se do gjenim vetëm hi (VIDEO)

Situata nuk paraqitet problematike në Cikallesh të Kavajës dhe Dajt e Priskë pasi s’ka rrezik për banesat.

Edhe në Mallakastër, një prej zonave që ka vuajtur më shumë nga zjarret për ditë me radhë, janë vënë nën kontroll vatrat në Panahor–Ndrenie–Vlosh dhe Koilaç–Greshicë/Hekal.

Në Krujë ku përgjatë dy ditëve zjarrfikësit luftuan me flakë të mëdha, tani ka vetëm vatra të vogla për të cilat ka ndërhyrë një helikopter për shkak të terrenit të vështirë. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat.

Read more:Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)

Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore; në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.

Ora 08:02

Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.

Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.

Lexo edhe
Kronikë

Flakët drejt izolimit në Krujë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Kronikë

E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Tags: #Automjete #avion #Banesa #flakë #helikopter #Helikopteri #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Flakët drejt izolimit në Krujë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)
  • E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet
  • Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Vijon puna edhe në Mallakastër e Patos për shuarjen e plotë të flakëve (VIDEO)
  • Neutralizohet vatra e zjarrit në Krujë, pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcave të Armatosura! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat
  • Rrezikuan të mbyteshin teksa po lundronin me një pedalon, Policia Kufitare shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Flakët drejt izolimit në Krujë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)
  • Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Vijon puna edhe në Mallakastër e Patos për shuarjen e plotë të flakëve (VIDEO)
  • Neutralizohet vatra e zjarrit në Krujë, pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcave të Armatosura! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat
  • Aksident në Krujë, përplasen 2 automjete! Tre të plagosur, një grua dërgohet te ‘Trauma’ me urgjencë
  • Protesta e 71-të/ “Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero”, aktivisti Arben Kola: Kruja u dogj, 4 herë premtoi avionët. Rama i ka ditët e numëruara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 10 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Flakët drejt izolimit në Krujë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në Krastë të Krujës është…

• 49 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Një 23 vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në Shkodër nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Vijon puna edhe në Mallakastër e Patos për shuarjen e plotë të flakëve (VIDEO)

Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në në Krastë të Krujës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by