Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…
Politikë

“Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…

• 10 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej dy javësh nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me pretendimet e ngritura prej tij për një skemë të dyshuar financiare që, sipas tij, lidhet me persona pranë vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Në një status në Facebook, Këlliçi pretendon se pas kompanisë GLG Investment dhe një shtetasi venezuelian me mbiemrin Marquez fshihen persona të lidhur me Gert Hakën, të cilin ai e konsideron mik të ngushtë të Olsi Ramës.

Read more:“Rama, një autokrat i lidhur me bandat”, thirrja e protestuesit: Intelektualë, mësues, bluza të bardha dilni në protestë. Më 14, 15 e 16 Diaspora vjen në Tiranë, e gjithë Shqipëria të bashkohet

Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për një tokë në Gjirin e Lalzit, e cila, sipas tij, është blerë fillimisht për rreth 320 mijë euro dhe vetëm dy muaj më vonë është rivlerësuar në rreth 26 milionë euro.

Ai pretendon se kjo pasuri është përdorur më pas në një operacion që lidhet me transferimin e një licence kazinoje në ambientet e hotelit “Air Albania” në Tiranë.

Read more:“Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë

Reagimi i plotë;

2 javë me akuzën e rëndë, Rama hesht, SPAK nuk bën asgjë dhe vijon pushimet!
Po bëhen 2 javë që Edi Rama është nën një akuzë të rëndë. Kemi njohur publikun dhe qytetarët me fakte dhe të dhëna që tregojnë se si, pas një kompanie fantazëm GLG Investiment dhe një venezueliani me mbiemrin Marquez, miqtë e ngushtë të Olsi Ramës kanë kryer në pak muaj disa operacione financiare që askush nuk do t’i realizonte dot.

Read more:“Korrupsion e krim nga koka te këmbët, Ramën e shpallën non grata të vetët”/ I riu: Kruja u dogj, ku janë avionët? Kryeministri si Rrapush Xhaferri në ’97…

Gjendet një tokë në prill të vitit të shkuar në Gjirin e Lalzit me vlerën 320 mijë euro. Pas 2 muajsh, rivlerësohet 26 milionë euro. Dhe me këtë aset tanimë të çmuar, transferohet liçensa e kazinosë në zemër të Tiranës, tek Hoteli i “Air Albania”. Të gjitha këto veprime, një i panjohur, venezuelian, me mbimerin Marquez, i kryen në 5 muaj!!!
Të dhënat që kemi publikuar bëjnë të qartë se venezueliani është thjesht një prestanome i Gert Hakës, pra rrjedhimisht i Olsi Ramës. Gert Haka është njohje e vjetër e vëllait të Kryeministrit, kur ai jetonte në Miçigan. Olsi me mikun e tij të ngushtë shihen kudo bashkë prej 13 vitesh.

Teksa janë larguar 1 milionë vetë nga qeverisja e keqe, Olsi me mikun e tij janë të vetmit që janë kthyer e kanë gjetur parajsën në Shqipëri.
E gjitha kjo aferë, ka ndodhur me bekimin e disa institucioneve, si Agjencia e Lojërave të Fatit, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Autoriteti i Konkurencës, Hipoteka, Krimi Ekonomik, etj. Pra, marrja e një toke, rivlerësimi i saj për 2 muaj 80 herë më shumë, dhe përmes kësaj pasurie, marrja e kazinosë në zemër të Tiranës, e gjitha në 5 muaj, ka ndodhur me bekimin e Edi Ramës. Nuk ka askush tjetër në vend pushtetin për ta lehtësuar kaq shumë një operacion të tillë kaq të dyshimtë.
Prej 2 javësh, Edi Rama hesht, nuk bën asnjë shpjegim a transparencë për këtë akuzë të rëndë.

Read more:Furgoni me 15 emigrantë afrikanë ndalohet në Shkodër, në pranga dy të rinjtë që po i transportonin drejt Malit të Zi

Këto fakte, dëshmojnë se si drejtohet qeveria dhe shteti sot, se çfarë përfitimesh burojnë për familjarët e Kryeministrit.
Por prej 2 javësh tanimë, me këtë skandal është njohur edhe SPAK, e cila nëse do të ishte prokurori dhe garante e zbatimit të ligjit, tanimë do të duhej të kishte nisur procedimin penal.
Edhe sa duhet të presim që të ketë një reagim ndaj abuzimit më të madh që ndokush ka bërë me pushtetin në historinë tonë?!

Lexo edhe
Politikë

“S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë

Politikë

Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij

Tags: #Edi Rama #euro #Facebook #Kompania #Krimi #krimi ekonomik #Operacion #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë
  • Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij
  • “Nuk lodhemi nga dialogu politik”/ Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
  • Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt
  • Rama përballë Ramës: Kur s’ka drejtësi, populli do e gjejë rrugën e vet! Punësim, administratë transparente. Çfarë premtonte në opozitë, i harroi në pushtet (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij
  • Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)
  • Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt
  • Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)
  • Rama përballë Ramës: Kur s’ka drejtësi, populli do e gjejë rrugën e vet! Punësim, administratë transparente. Çfarë premtonte në opozitë, i harroi në pushtet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 10 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e bërë nga presidenti Zelensky, se Ukraina nuk e…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio,…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk lodhemi nga dialogu politik”/ Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të…

• 53 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by