Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ligje me porosi për Kayon”/ Tabaku: Për kompanitë pranë oborrit qeveritar përjashtime fiskale, asnjë zgjidhje për fermerët
Politikë

“Ligje me porosi për Kayon”/ Tabaku: Për kompanitë pranë oborrit qeveritar përjashtime fiskale, asnjë zgjidhje për fermerët

• 11 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po aplikon politika fiskale që favorizojnë kompani KAYO, ndërsa fermerët dhe blegtorët përballen me barrë të lartë fiskale.

Në një reagim publik, Tabaku sjell si shembull një nismë të fundit të qeverisë për të përfshirë në listën e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja edhe pajisjet që përdoren ose do të përdoren nga kompania KAYO.

Sipas deputetes demokrate, ndërkohë që për kompanitë e lidhura me investime pranë qeverisë gjenden shpejt lehtësime fiskale, fermerët dhe blegtorët kanë kërkuar prej kohësh uljen ose lehtësimin e TVSH-së për bujqësinë, por kërkesa e tyre është refuzuar. Tabaku thekson se bujqësia përbën rreth 15% të PBB-së dhe punëson një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, ndërsa sektori po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.

Deputetja argumenton gjithashtu se vendet e rajonit aplikojnë norma më të ulëta për produktet ushqimore bazë, duke rritur konkurrueshmërinë e prodhuesve të tyre, ndërsa sipas saj politikat e qeverisë shqiptare po rëndojnë fermerët dhe po dobësojnë produktet “Made in Albania”. Në përfundim, Tabaku e cilëson këtë qasje si “shtet personal” dhe akuzon qeverinë socialiste se po favorizon një pakicë të privilegjuar në dëm të shumicës.

Read more:10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë

REAGIMI I TABAKUT
Si ta kuptojmë shtetin personal?

Është folur gjatë për ligjet me porosi dhe shtetin personal. Megjithatë, ka ende qytetarë që pyesin se si mund të dallohet një politikë e tillë.

Ja një shembull i freskët.

Pak javë më parë, qeveria ndërmori një nismë për të përfshirë në listën e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja edhe ato që përdoren ose do të përdoren nga kompania KAYO.

Read more:“Industri vjedhjeje, jo armësh” – Balliu denoncon skemën: Kompania fiktive Timak Defense mori 10.6 mln euro! Përfituesit Rama, Balluku e Ron Yefet

Ndërkohë, prej më shumë se një mandati, fermerët dhe blegtorët kërkojnë lehtësimin e TVSH-së për bujqësinë—një sektor që përbën rreth 15% të PBB-së, punëson një pjesë të madhe të shqiptarëve dhe po përjeton një nga rëniet më të forta në ekonominë tonë.

Në çdo diskutim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ministrat përgjegjës për bujqësinë e kanë refuzuar këtë kërkesë.

Për bujqit nuk gjendet zgjidhje. Për kompanitë pranë oborrit qeveritar gjenden menjëherë përjashtime fiskale, status investitori strategjik dhe tokë publike.

Read more:“Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun

Vendet e rajonit aplikojnë norma më të ulëta për produktet e shportës ushqimore, duke i bërë prodhuesit e tyre më konkurrues. Qeveria socialiste, përkundrazi, vazhdon t’i rëndojë fermerët me TVSH, të dobësojë produktet “Made in Albania” dhe të ushqejë informalitetin.

Një qeveri në krah të një pakice të privilegjuar dhe kundër shumicës së harruar.

Ky është shteti personal. Ky është sistemi socialist.

Lexo edhe
Politikë

Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)

Politikë

Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Tags: #Bujqësia #Bujqit #fermerët #Investime #Jorida Tabaku #kayo #kompani #Kompania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)
  • Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual
  • Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
Nga të njëjtat tag-e
  • Notë financiare për kredinë/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
  • Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mos-marrëveshjet përmes negociatave!
  • ‘Duam qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinëz përplasen me rojet e ‘Bankers Petroleum’: Do e përshkallëzojmë protestën
  • Kurbin/ Banorët e Gjormit në protestë për rrugën dhe ujin: Nuk është investuar që prej 35 vitesh (VIDEO)
  • “Qeveria Rama mashtroi sërish për zhbllokimin e fondeve IPARD!”/ PD: Fermerët shqiptarë prej tre vitesh pa financimin europian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 14 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)

Situata e zjarreve në qarkun Dibër vijon të jetë problematike, me dy vatra aktive të raportuara gjatë ditës…

• 6 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Bashkia Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 Korrikut të…

• 50 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.…

• 50 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by