Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
Kronikë

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë, në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.

Terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen nga toka, ndaj në operacion janë angazhuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Në Drenie të Patosit, një vatër e shuar më herët është riaktivizuar. Operacioni po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Aktualisht ka përmirësim në Drenie.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe ullinj.

“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mundohemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë.”

“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thonë ata.

Nga ajri po ndërhyjnë dy avionë “Air Tractor”, të cilët hedhin ujë pa pushim.

Në Krujë pas operacioneve intensive nga toka dhe ajri, vatrat janë shuar.

8 vatra zjarri janë aktive, ndërsa janë angazhuar 165 forca operacionale dhe 85 efektivë të Forcave të Armatosura.

Read more:Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Në Dajt është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës, kurse në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen. Ka edhe dy vatra në Përmet, një në malin e Nemërçkës dhe një në Dhëmbel, ku po punohet për shuarjen e tyre.

Sakaq, Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje raporton se nga janari deri më sot, në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, duke shkrumbuar nje siperfaqe prej 2 mijë e 297 hektarësh.

Në kulmin e kësaj situate, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen. Burimet bëjnë me dije se Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa sot është firmosur nga ministri i brendshem.

Arsyet e dorëheqjes nuk jane të panjohura, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta marrë drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:29

Vlorë/ Zjarri në një kabinë të ujësjellësit në ‘Ujë të Ftohtë’ nxjerr jashtë funksionit transformatorin, forcat zjarrfikëse bëjnë të mundur shuarjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë Drejtoria vendore e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë ka njoftuar se për shkak të zjarrit, transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit.

Read more:Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Ujësjellës Kanalizimet po ashtu njoftojnë se ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar, teksa theksojnë se gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fundore

Njoftimi i drejtorisë vendore të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Ju bëjmë me dije se transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit, si pasojë e një zjarri të konstatuar gjatë ditës së sotme.

Falënderojmë Shërbimin Zjarrfikës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe punën e kryer për shuarjen e zjarrit dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, OSHEE ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar.

Për shkak të kësaj situate, gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fundore.

Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë dhe OSHEE vijojnë punën për rikthimin e situatës në normalitet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Read more:Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Ora 15:32

Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi! Dy helikopterë në operacion për shuarjen (VIDEO)

Një vatër e zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.

Në operacionin për neutralizimin e flakëve janë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shurjen e zjarrit.

Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta që kanë mbetur në park. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.

Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, në mënyrë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në sipërfaqe të tjera të parkut.

Ora 15:16

Zjarr në Orenjë të Librazhit, digjen shkurre e pemë, flakët pranë ndërtesave (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në fshatin Orenjë të Librazhdit duke djegur shkurre e pemë. Flakët u janë afruar edhe disa ndërtesave.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për izolimin e tyre.

Read more:Mallakastër, zjarri rrezikon banesat në Riban! Evakuohen 15 familje, ndërhyhet me helikopter e avion! Policia: Hetime për zjarrvënie të qëllimshme, disa të shoqëruar (VIDEO)

Ora 11:41

Patos/ Zjarri në Drenie kërcënon banesat, banorët: Rrezikon edhe pishat, ‘mushkërinë e Myzeqesë’! Përpiqemi të shpëtojmë sa mundim (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit. Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, po ndërhyhet edhe nga ajri me 2 avionë zjarrfikës.

Edhe banorët po përpiqen të japin kontributin e tyre për shuarjen e flakëve me ç’të munden.

“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mundohemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor shpreh shqetësim për djegien e pishave “mushkërisë së Myzeqesë.”

“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thotë ai.

Ora 10:30

Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri

1786372947_zjarrri2.jpg

Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.

Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.

Read more:Deklaratat e Vuçiç/ Deputetja e PD kritika edhe për Ramën: Diplomacia nuk matet me numrin e batutave. Mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë politikë shtetërore

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro.

Ora 10:15

Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO)

Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm.

Ora 09:29

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO)

Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës.

Ora 08:28

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.

Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.

Lexo edhe
Kronikë

Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)

Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Tags: #arben cara #Banesa #Durres #euro #flakë #jetë #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka informacione të bollshme, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 18 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 11 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)

Policia ka goditur sot 6 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, pranë shkollave, ku viheshin baste sportive…

• 3 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë…

• 33 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by