Zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë, në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
Terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen nga toka, ndaj në operacion janë angazhuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura.
Në Drenie të Patosit, një vatër e shuar më herët është riaktivizuar. Operacioni po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Aktualisht ka përmirësim në Drenie.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe ullinj.
“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mundohemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë.”
“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thonë ata.
Nga ajri po ndërhyjnë dy avionë “Air Tractor”, të cilët hedhin ujë pa pushim.
Në Krujë pas operacioneve intensive nga toka dhe ajri, vatrat janë shuar.
8 vatra zjarri janë aktive, ndërsa janë angazhuar 165 forca operacionale dhe 85 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në Dajt është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës, kurse në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen. Ka edhe dy vatra në Përmet, një në malin e Nemërçkës dhe një në Dhëmbel, ku po punohet për shuarjen e tyre.
Sakaq, Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje raporton se nga janari deri më sot, në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, duke shkrumbuar nje siperfaqe prej 2 mijë e 297 hektarësh.
Në kulmin e kësaj situate, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen. Burimet bëjnë me dije se Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa sot është firmosur nga ministri i brendshem.
Arsyet e dorëheqjes nuk jane të panjohura, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta marrë drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës.
Lajm në përditësim…
Vlorë/ Zjarri në një kabinë të ujësjellësit në ‘Ujë të Ftohtë’ nxjerr jashtë funksionit transformatorin, forcat zjarrfikëse bëjnë të mundur shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë Drejtoria vendore e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë ka njoftuar se për shkak të zjarrit, transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit.
Ujësjellës Kanalizimet po ashtu njoftojnë se ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar, teksa theksojnë se gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fundore
Njoftimi i drejtorisë vendore të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë:
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Ju bëjmë me dije se transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit, si pasojë e një zjarri të konstatuar gjatë ditës së sotme.
Falënderojmë Shërbimin Zjarrfikës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe punën e kryer për shuarjen e zjarrit dhe vendosjen e situatës nën kontroll.
Ndërkohë, OSHEE ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar.
Për shkak të kësaj situate, gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fundore.
Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë dhe OSHEE vijojnë punën për rikthimin e situatës në normalitet në kohën më të shkurtër të mundshme.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi! Dy helikopterë në operacion për shuarjen (VIDEO)
Një vatër e zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.
Në operacionin për neutralizimin e flakëve janë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shurjen e zjarrit.
Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta që kanë mbetur në park. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.
Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, në mënyrë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në sipërfaqe të tjera të parkut.
Zjarr në Orenjë të Librazhit, digjen shkurre e pemë, flakët pranë ndërtesave (VIDEO)
Një zjarr ka rënë në fshatin Orenjë të Librazhdit duke djegur shkurre e pemë. Flakët u janë afruar edhe disa ndërtesave.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për izolimin e tyre.
Patos/ Zjarri në Drenie kërcënon banesat, banorët: Rrezikon edhe pishat, ‘mushkërinë e Myzeqesë’! Përpiqemi të shpëtojmë sa mundim (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit. Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, po ndërhyhet edhe nga ajri me 2 avionë zjarrfikës.
Edhe banorët po përpiqen të japin kontributin e tyre për shuarjen e flakëve me ç’të munden.
“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mundohemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë”, thotë një prej tyre.
Një tjetër banor shpreh shqetësim për djegien e pishave “mushkërisë së Myzeqesë.”
“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thotë ai.
Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri

Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.
Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.
Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.
Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro.
Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO)
Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm.
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO)
Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.
Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës.
Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.
Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.
Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.




