Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Deklaratat e Vuçiç/ Deputetja e PD kritika edhe për Ramën: Diplomacia nuk matet me numrin e batutave. Mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë politikë shtetërore
Politikë

Deklaratat e Vuçiç/ Deputetja e PD kritika edhe për Ramën: Diplomacia nuk matet me numrin e batutave. Mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë politikë shtetërore

• 11 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar në Facebook për qëndrimet ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm në mbështetje të Kosovës.

Bardeli thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se Serbia duhet ta njohë këtë realitet. Sipas saj, çdo përpjekje për ta trajtuar Kosovën si pjesë të territorit serb është e papranueshme dhe institucionet shqiptare duhet të flasin me një zë për këtë çështje.

Read more:“Po përdor fondet për të favorizuar klientelën”/ Ervin Salianji: Rama po bën “KAYO 2” në shëndetësi! A po e merr nën kontroll të plotë çdo qindarkë të shëndetësisë Ron Yeffet?

Deputetja demokrate ka kritikuar edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai nuk mund të paraqitet si mbrojtës i interesave të Kosovës vetëm përmes deklaratave në rrjetin social X.

Read more:Zelensky në Beograd deklaroi se nuk do të njohë pavarësinë/ “Shteti i Kosovës duhet të respektohet”, hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

“Diplomacia nuk matet me numrin e batutave që bëhen virale. Matet me qëndrimet që mban kur kamerat janë fikur, me aleancat që ndërton dhe me vijën politike që ndjek për vite me radhë”, shkruan Bardeli.

Ajo ka rikujtuar afrimin e Ramës me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe projektin “Ballkani i Hapur”, duke argumentuar se qëndrimet e sotme të kryeministrit ndaj Beogradit bien ndesh me qasjen që, sipas saj, ka mbajtur për vite me radhë.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

“Prandaj Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër që herë shfaqet si miku më i afërt i Vuçiçit me gotën e verës në tavolinë, dhe herë si kundërshtari i tij më i fortë në X. Shqipërisë i duhet një politikë e jashtme e qëndrueshme dhe strategjike”, shprehet deputetja.

Read more:“Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës

Bardeli kërkon që politika shqiptare ndaj Kosovës të bazohet në koordinim me institucionet e Kosovës, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të saj, si dhe në përputhje me aleatët euroatlantikë.
Reagimi i plotë:
Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe çdo përpjekje për ta trajtuar atë, edhe për shkak të problemeve brenda Beogradit, si pjesë të territorit serb është e papranueshme. Në këtë pikë, çdo institucion shqiptar duhet të flasë me një zë.
Por Edi Rama nuk mund të paraqitet sot si gardiani i madh i interesit të Kosovës vetëm sepse përpiqet të duket interesant në formatin X.
Diplomacia nuk matet me numrin e batutave që bëhen virale. Matet me qëndrimet që mban kur kamerat janë fikur, me aleancat që ndërton dhe me vijën politike që ndjek për vite me radhë.
Për vite, Rama e ndërtoi protagonizmin e tij rajonal mbi afrimitetin personal me Aleksandar Vuçiçin, mbi spektaklin e “Ballkanit të Hapur” dhe mbi idenë se ai mund të ishte ndërmjetësi i madh i rajonit. Në atë kohë, shumë prej shqetësimeve që vinin nga Prishtina trajtoheshin si pengesë për projektet e tij politike.
Sot, papritur, kryeministri shqiptar zbulon “folklorin politik të Beogradit”.
U kthye në realitet zoti Rama??!!
Serbia nuk e ka njohur Kosovën dje dhe nuk e mohoi për herë të parë sot. Narrativa e “Kosovës dhe Metohisë”, pretendimet mbi territorin dhe burimet e Kosovës dhe fantazma e përhershme e “Shqipërisë së Madhe” kanë qenë prej vitesh pjesë e diskursit politik serb.
Prandaj Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër që herë shfaqet si miku më i afërt i Vuçiçit me gotën e verës në tavolinë, dhe herë si kundërshtari i tij më i fortë në X.
Shqipërisë i duhet një politikë e jashtme e qëndrueshme dhe strategjike.
Në mbështetje të Kosovës.
Në koordinim me institucionet e Kosovës.
Në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të saj.
Dhe në përputhje të plotë me aleatët tanë euroatlantikë.
Kosova nuk është skenografi për protagonizmin personal të askujt.
As për Beogradin.
As për Tiranën.
Kosova është Republikë.
Dhe mbështetja e Shqipërisë për të duhet të jetë politikë shtetërore, jo status vere i Edi Ramës

Lexo edhe
Politikë

“Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum

Politikë

“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Tags: #Ballkani #diplomacia #Edi Rama #Facebook #Institucion #jetë #Kosova #Politika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum
  • “Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti
  • “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum
  • “Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti
  • “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 42 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 16 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum

Reforma e re Territoriale dhe përplasjet për shkrirjen e bashkive po rikthejnë në qendër të debatit çështjen e…

• 59 minuta më parë • 11 min lexim
Politikë

“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka shprehur…

• 59 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK

Partia Demokratike ka denoncuar procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, duke pretenduar se…

• 59 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by