Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 300 pacientë me kancer në Korçë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për kimioterapi, Sala: Shërbimi po shkon pranë pacientit (VIDEO)
Sociale

300 pacientë me kancer në Korçë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për kimioterapi, Sala: Shërbimi po shkon pranë pacientit (VIDEO)

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rreth 300 pacientë me sëmundje tumorale në qarkun e Korçës do të mund ta marrin trajtimin me kimioterapi pranë vendbanimit të tyre, pas rikualifikimit të njësisë së kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Njësia është rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve bashkëkohore, duke krijuar kushte të reja për administrimin e trajtimeve onkologjike.

Gjatë vizitës në ambientet e reja, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha se synimi është që pacientët të mos detyrohen më të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë trajtimin.

Read more:Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, u shpreh Sala.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, investimi është realizuar në bashkëpunim me shoqatën amerikane Albania Fighting Cancer.

Korça është pjesë e planit për forcimin e shërbimeve onkologjike në vend. Ministria bën të ditur se po vijon modernizimin edhe të 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, me synimin që pacientët të marrin trajtim cilësor sa më pranë vendbanimit.

Read more:Dyfishohet mbështetja financiare për 11 mijë fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara, Rama: Shteti do të paguajë sigurimet e nënave dhe kujdestarëve

Sala tha se kjo qasje do të mbështetet edhe nga Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve, për të garantuar standarde të njëjta të kujdesit në të gjithë vendin.

“Ne po ndërtojmë një sistem ku nuk ka rëndësi nëse pacienti jeton në Korçë, Shkodër, Vlorë apo Tiranë. Standardi i kujdesit duhet të jetë i njëjtë. Instituti Kombëtar i Tumoreve dhe Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë do të na mundësojnë pikërisht këtë: një sistem të integruar, ku ekspertiza, protokollet dhe teknologjia lidhen me njëra-tjetrën dhe ku pacienti është në qendër të çdo vendimmarrjeje” shpjegoi ajo.

Ndërkohë, Spitali Rajonal i Korçës po forcon edhe kapacitetet diagnostikuese. Shërbimi i radiologjisë është pajisur me teknologji moderne, ndërsa së shpejti pritet të instalohet edhe sistemi RIS/PACS për menaxhimin dhe shkëmbimin më efikas të informacionit radiologjik.

Read more:4 mln euro nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West/ Rama i “sulet” sërish revoltës popullore: Sorrat dhe korbat që privatizuan protestën, duan të kthejnë mbrapa Shqipërinë

Sipas autoriteteve vijon puna për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, në kuadër të forcimit dhe standardizimit të shërbimeve onkologjike në të gjithë vendin.

Më herët, shërbimi i kimioterapisë u vu në funksion edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kanë marrë trajtim 156 pacientë me sëmundje tumorale.

Lexo edhe
Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Tags: #Evis Sala #jetë #kancer #kimioterapi #Korce #Moderne #Shkoder #Spitali #spitali rajonal korçe #Teknologji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat mesditën e sotme sollën përmbytjen e…

• 16 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin