Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, tymi mbulon gjithë zonën! Forcat zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në terren për shuarjen e flakëve (PAMJE ME DRON)
Kronikë

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, tymi mbulon gjithë zonën! Forcat zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në terren për shuarjen e flakëve (PAMJE ME DRON)

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur prej një ore në Daias, në Tiranë.

Report Tv ka siguruar pamjet, ku duket se tymi ka mbuluar gjithë zonën dhe është i dukshëm nga distanca të largëta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me dy helikopterë të Forcës Ajrore, një Coguar dhe Black Hawk.

Përhapja e flakëve ka qenë aq e shpejtë, duke u favorizuar nga era e fortë, sa në një moment ka rrezikuar edhe jetët e zjarrfikësve që ndodheshin aty për të shuar flakët.

Read more:Mallakastër/ Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor, rifillon ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë (VIDEO)

Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll.

Në Dajt janë 22 forca zjarrfikëse mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe 2 helikopterë që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse helikopterët që kanë shkuar në Daias për shuarjen e flakëve, kanë qenë të njëjtët që po operonin më herët në Dajt.

Read more:Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore të Fierit, flakët neutralizohen pa prekur godinën

Lajm për përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:40

‘O Sokol, hipi makinës dhe ik’- Zjarri në Tiranë i rrezikon jetën zjarrfikësit, momenti kur kolegu e paralajmëron për afrimin e flakëve (VIDEO)

Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët.

Nga pamjet e siguruara shumë pranë zjarrit nga Report Tv, duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe ndryshojnë drejtimin, duke u favorizuar nga era e fortë.

Kjo ka bërë që të rrezikohej jeta e një zjarrfikësi, që po punonte aty për shuarjen e flakëve. Në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.

Read more:Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij, duke e paralajmëruar për rrezikun, pasi zjarri zgjeroi perimetër për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, janë angazhuar edhe dy helikopter, një Coguar dhe Black Hawk, të cilët po punojnë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarr
  • zjarret 2026
  • Tirane
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


2.5 / 5 (2 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO)

Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

Tags: #Automjete #dajt #Dron #helikopter #report tv #Tirane #zjarr #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO)
  • Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut
  • Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO)
  • Zjarri në Priskë, Meta: Të investohet më shumë në blerjen e mjeteve e avionëve zjarrfikës! Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet e dilni në terren (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, instalacioni i veçantë para godinës së bashkisë (VIDEO)
  • Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)
  • Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)
  • Në karrige me rrota, vjen çdo ditë nga Kamza në protestë: 10 vite luftoj për një banesë dhe ndërhyrje, zëri ynë ka qenë i shurdhër
  • Zjarri në Priskë, Meta: Të investohet më shumë në blerjen e mjeteve e avionëve zjarrfikës! Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet e dilni në terren (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 8 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! 2 motra humbin jetën, u mbytën nga uji (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Delisufaj në Lushnjë, ku për pasojë kanë humbur…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

Ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar publikisht monitorimin me kamera të takimeve të tij me avokatin Ledi Bianku në…

• 3 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)

U deshën gati 24 orë luftë intensive nga toka dhe ajri që zjarret në fshatrat përreth Tiranës të…

• 3 orë më parë • 19 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by