Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, vijojnë në Lurë e Mallakastër (VIDEO)
Kronikë

Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, vijojnë në Lurë e Mallakastër (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen.

Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.

Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar.

Read more:Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)

Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit, por flakët janë rreth 70 metra larg banesave. Megjithatë, janë marrë masat që të mos depërtojë.

Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku janë aktivizuar rreth 70 forca zjarrfikëse.

Read more:Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 08:08

Zjarri në Tiranë/ Përmirësohet situata në fshatin Daias, po punohet nga toka dhe ajri

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse nga terreni dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen. Zjarrfikësit janë përqendruar më shumë pranë zonave të banuara, kurse helikopteri po vepron në ato që janë më të vështira për t’u depërtuar.

Ora 07:40

Mallakastër/ 70 forca punojnë për vatrat e zjarreve në Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare (VIDEO)

Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.

Read more:Kruja nuk gjen qetësi, tjetër vatër zjarri pranë shtëpive të qytetit! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat

Në Gjinoqare, strukturat po operojnë por zjarri ka zgjeruar perimetrin, megjithëse intensiteti është më i vogël. 70 forca janë aktivizuar në këto operacione.

Ora 07:32

Vijon zjarri në Lurë, aktivizohet avioni ‘Air Tractor’ për shuarjen (VIDEO)

Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar.

Lexo edhe
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Kronikë

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

Tags: #avion #boje #Dron #helikopter #Helikopteri #jetë #krujë #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
  • Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri
  • Transmetimi i seancave gjyqësore, Ndreca merr rastin e nënës amerikane për vrasjen e 3 fëmijëve: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë
  • Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska
  • Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri
  • Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 2 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë së Librazhdit është tashmë në funksion të…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by