Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin
Sociale

Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, mori pjesë këtë të enjte në Imbros të Turqisë në meshën e zhvilluar me rastin e 65-vjetorit të shugurimit të parë në priftëri të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu.

Bartolomeu, i cili drejton Patriarkanën Ekumenike që prej vitit 1991, konsiderohet figura me autoritetin më të lartë shpirtëror në botën orthodhokse dhe ka një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kishave Orthodhokse.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Joani tha se gjatë viteve të shërbesës së Bartolomeut janë bërë përpjekje për forcimin e unitetit të Kishës Orthodhokse, duke përmendur edhe mbajtjen e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në Kretë. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Patriarkanës Ekumenike në mbështetjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Duke kujtuar periudhën pas diktaturës komuniste, Kryepiskopi tregoi se si Kisha e Shqipërisë kishte dalë nga përndjekja e rëndë me kisha e manastire të mbyllura ose të shkatërruara dhe me klerikë të burgosur, të internuar ose të martirizuar.

“Kisha e Shqipërisë ishte përndjekur, shkretuar dhe dukej e vdekur; por nuk kishte vdekur. Kishat dhe manastiret e saj ishin mbyllur, plaçkitur, tjetërsuar ose shkatërruar. Adhurimi ishte ndaluar me ligj. Klerikët ishin burgosur, internuar, kishin pësuar përndjekje të egra ose ishin martirizuar. Një brez i tërë ishte rritur pa e njohur nga afër jetën liturgjike të Kishës. Në atë gjendje shkretimi dhe sprove të thellë, Kisha Mëmë dërgoi si Ekzark Patriarkal një punëtor të denjë të Ungjillit, Kryepiskopin e ndjerë Anastas, i cili do të bëhej ringritësi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” tha ai.

Read more:VIDEO/ “Erdhëm nga Diaspora, ndaluam në komisariatin 3”, mesazhi i fortë i protestuesit: Rama dhe ministri i Brendshëm, t’i lirojnë menjëherë protestuesit. Qeveria ka dhunuar të drejtat

Joani kujtoi edhe figurën e Kryepiskopit Anastas, duke thënë se kontributi i tij mbetet një pikë lidhëse mes Kishës së Shqipërisë, Patriarkanës Ekumenike dhe Patriarkanës së Aleksandrisë.

Kryepiskopi përcolli mirënjohjen e klerit dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për Patriarkun Bartolomeu dhe tha se Kisha shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në krah të përpjekjeve për paqen, pajtimin dhe unitetin e Kishës.

“Sot sjellim përpara Jush dashurinë, mirënjohjen, lutjet dhe urimet e klerit dhe të popullit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke e përsëritur sot dhe do ta përsërisim gjithmonë: Kisha e Shqipërisë ka shijuar dhe vazhdon të shijojë frytet e mundimeve, të dashurisë dhe të lutjeve Tuaja. Dhe Ju sigurojmë se vendi që dëshirojmë të kemi është ai i Aaronit dhe i Horit, të cilët, kur duart e Moisiut rëndoheshin, i mbanin lart, njëri nga njëra anë dhe tjetri nga ana tjetër; pra, vendi i atyre që mbështesin, i atyre që punojnë për paqen, pajtimin dhe unitetin e Kishës. Për shumë vjet, Tërëshenjtëria Juaj” tha ai.

Lexo edhe
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Tags: #Fortlumturi Joani #Imzot Joani #Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë #Të burgosur

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
Nga të njëjtat tag-e
  • Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare
  • VIDEO/ “Erdhëm nga Diaspora, ndaluam në komisariatin 3”, mesazhi i fortë i protestuesit: Rama dhe ministri i Brendshëm, t’i lirojnë menjëherë protestuesit. Qeveria ka dhunuar të drejtat
  • Rikthehet “41 Biss”, i dënuari Sabah Nuzi futet në regjimin e ashpër në burgun e Peqinit
  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, të dyja palët riatdhesojnë nga 205 ushtarë
  • Numër rekord i të burgosurve në Zvicër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by