Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin
Sociale

Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, mori pjesë këtë të enjte në Imbros të Turqisë në meshën e zhvilluar me rastin e 65-vjetorit të shugurimit të parë në priftëri të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu.

Bartolomeu, i cili drejton Patriarkanën Ekumenike që prej vitit 1991, konsiderohet figura me autoritetin më të lartë shpirtëror në botën orthodhokse dhe ka një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kishave Orthodhokse.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Joani tha se gjatë viteve të shërbesës së Bartolomeut janë bërë përpjekje për forcimin e unitetit të Kishës Orthodhokse, duke përmendur edhe mbajtjen e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në Kretë. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Patriarkanës Ekumenike në mbështetjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Duke kujtuar periudhën pas diktaturës komuniste, Kryepiskopi tregoi se si Kisha e Shqipërisë kishte dalë nga përndjekja e rëndë me kisha e manastire të mbyllura ose të shkatërruara dhe me klerikë të burgosur, të internuar ose të martirizuar.

“Kisha e Shqipërisë ishte përndjekur, shkretuar dhe dukej e vdekur; por nuk kishte vdekur. Kishat dhe manastiret e saj ishin mbyllur, plaçkitur, tjetërsuar ose shkatërruar. Adhurimi ishte ndaluar me ligj. Klerikët ishin burgosur, internuar, kishin pësuar përndjekje të egra ose ishin martirizuar. Një brez i tërë ishte rritur pa e njohur nga afër jetën liturgjike të Kishës. Në atë gjendje shkretimi dhe sprove të thellë, Kisha Mëmë dërgoi si Ekzark Patriarkal një punëtor të denjë të Ungjillit, Kryepiskopin e ndjerë Anastas, i cili do të bëhej ringritësi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” tha ai.

Read more:VIDEO/ “Erdhëm nga Diaspora, ndaluam në komisariatin 3”, mesazhi i fortë i protestuesit: Rama dhe ministri i Brendshëm, t’i lirojnë menjëherë protestuesit. Qeveria ka dhunuar të drejtat

Joani kujtoi edhe figurën e Kryepiskopit Anastas, duke thënë se kontributi i tij mbetet një pikë lidhëse mes Kishës së Shqipërisë, Patriarkanës Ekumenike dhe Patriarkanës së Aleksandrisë.

Kryepiskopi përcolli mirënjohjen e klerit dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për Patriarkun Bartolomeu dhe tha se Kisha shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në krah të përpjekjeve për paqen, pajtimin dhe unitetin e Kishës.

“Sot sjellim përpara Jush dashurinë, mirënjohjen, lutjet dhe urimet e klerit dhe të popullit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke e përsëritur sot dhe do ta përsërisim gjithmonë: Kisha e Shqipërisë ka shijuar dhe vazhdon të shijojë frytet e mundimeve, të dashurisë dhe të lutjeve Tuaja. Dhe Ju sigurojmë se vendi që dëshirojmë të kemi është ai i Aaronit dhe i Horit, të cilët, kur duart e Moisiut rëndoheshin, i mbanin lart, njëri nga njëra anë dhe tjetri nga ana tjetër; pra, vendi i atyre që mbështesin, i atyre që punojnë për paqen, pajtimin dhe unitetin e Kishës. Për shumë vjet, Tërëshenjtëria Juaj” tha ai.

Lexo edhe
Sociale

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

Sociale

Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)

Tags: #Fortlumturi Joani #Imzot Joani #Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë #Të burgosur

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen
  • Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)
  • Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik
  • Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)
  • Nga pasioni në profesion, gjimnazistët që zgjedhin artet! Universiteti i Arteve me konkurs, asnjë program nuk mbyllet
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ “Erdhëm nga Diaspora, ndaluam në komisariatin 3”, mesazhi i fortë i protestuesit: Rama dhe ministri i Brendshëm, t’i lirojnë menjëherë protestuesit. Qeveria ka dhunuar të drejtat
  • Rikthehet “41 Biss”, i dënuari Sabah Nuzi futet në regjimin e ashpër në burgun e Peqinit
  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, të dyja palët riatdhesojnë nga 205 ushtarë
  • Numër rekord i të burgosurve në Zvicër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 9 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lidhurat në Europë me familjen, duke ruajtur një strukturë tradicionale…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik

Punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Cërrik po shkojnë drejt përfundimit, duke i dhënë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by