Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “’Mirëmenaxhim’ apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve
Politikë

“’Mirëmenaxhim’ apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve

• 13 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në Sarandë, duke kundërshtuar deklaratat për “mirëmenaxhimin” e qytetit. Deputetja e PD, Zhupa rendit problematikat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët dhe turistët, nga mungesa e ujit dhe trafiku kaotik te mungesa e parkingjeve, problematikat e terminalit të ri, menaxhimi i mbetjeve dhe gjendja e ujërave të larjes.

Ajo akuzon qeverinë për “menaxhim fasadë” dhe thekson se Saranda ka nevojë për shërbime funksionale, infrastrukturë, pastërti, ujë të pijshëm 24 orë dhe mbrojtje e promovim të trashëgimisë kulturore, dhe jo për propagandë.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?!

Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët ta shijonin, jo vetëm ta dëgjonin në fjalime propagandistike.

Read more:“Skandal në Sarandë” – Ina Zhupa: Oborri i gjimnazit “Hasan Tahsinit” do kthehet në parking publik. Hiqni dorë nga ky projekt!

Sepse të flasësh për mirëmenaxhim përballë kësaj gjendjeje nuk është thjesht shkëputje nga realiteti. Është tallje me qytetarët dhe propagandë politike.

Le t’i marrim me radhë:

Uji?
Një nga gjendjet më të mjerueshme të viteve të fundit. Furnizimi “më i mirë” është një herë në dy ditë, ndërsa lagje të tëra qëndrojnë me ditë e javë pa ujë. Në një nga qytetet më të rëndësishme turistike të vendit, kjo nuk është mirëmenaxhim. Është dështim i shërbimit bazë.

Trafiku?
Saranda është kthyer në një qytet ku lëvizja me makinë në sezon është një mision i pamundur. Ndërtime që shtohen në rrugët ekzistuese dhe një lëmsh i vërtet në planifikim serioz të qarkullimit, transportit publik dhe infrastrukturës.

Read more:“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ Aktivisti i kthen përgjigje ministrit: Blendi Gonxhja, i dështuar. Kanë humbur legjitimitetin

Parkimet?
Praktikisht zero në raport me nevojat e qytetit. Në kulmin e sezonit, qytetari dhe turisti luftojnë për të gjetur një vend ku të parkojnë.

Terminali i ri?
Në vend që të sillte një zgjidhje të integruar për transportin, qytetarët përballen me më shumë kaos në qarkullim. Një terminal nuk mund të quhet sukses vetëm sepse është ndërtuar; suksesi matet me atë nëse e zgjidh apo e përkeqëson problemin që duhej të zgjidhte.

Mbetjet?
Shkallare e rrugë të papastruara, mbeturina nëpër cepa dhe një qytet që në kulmin e sezonit turistik shpesh përballet me pamje që dëmtojnë rëndë imazhin e Sarandës.

Read more:Salihu: 90% e dëmeve në mjedis nga njeriu – ja pse Kosova po përballet me mungesë uji

Plazhet dhe ujërat?
Raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit për ujërat e larjes në vitin 2025 tregon vetë Shqipëria ështe e fundit, ku Saranda përmendet specifikisht si shembull negativ.

Trashëgimia kulturore?
Butrinti u dha me koncesion. Ndërkohë, shumë prej siteve të tjera të trashëgimisë kulturore mbeten pak të njohura, pa guida të mjaftueshme, me akses dhe rrugë të amortizuara dhe me probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje.

Kjo nuk është një strategji për ta kthyer Sarandën në një destinacion të qëndrueshëm kulturor. Është menaxhim fasadë.

Read more:Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Saranda ka nevojë për ujë 24 orë, rrugë dhe trafik të menaxhuar, parkingje, pastërti, ujëra të pastra, transport funksional dhe një trashëgimi kulturore të mbrojtur e të promovuar.

Këto janë standardet me të cilat duhet të matet një qeverisje dhe mirëmenaxhimi imagjinar i Gonxhes.

Sot kur Gonxhja sheh “mirëmenaxhim”, qytetarët shohin kaos. Kanë humbur lidhjen me realitetin!

Lexo edhe
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Tags: #Blendi Gonxhja #Butrinti #Ina zhupa #Lagje #mbeturina #Mbeturinat #Mungesa e ujit #parkimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Ina Zhupa: I vetmi akt që i shërben sigurisë kombëtare është dorëheqja e Ramës!
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • “Firmos fap e fap! Ramës i duket vetja pronar i Shqipërisë”, qytetarja e revoltuar: Ne me 120 mijë lekë pension, këta shtrihen në hotele luksoze. Blendi Gonxhe një hajdut, këta vetëm vjedhin…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 6 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 3 ditë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by