Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “’Mirëmenaxhim’ apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve
Politikë

“’Mirëmenaxhim’ apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve

• 13 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në Sarandë, duke kundërshtuar deklaratat për “mirëmenaxhimin” e qytetit. Deputetja e PD, Zhupa rendit problematikat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët dhe turistët, nga mungesa e ujit dhe trafiku kaotik te mungesa e parkingjeve, problematikat e terminalit të ri, menaxhimi i mbetjeve dhe gjendja e ujërave të larjes.

Ajo akuzon qeverinë për “menaxhim fasadë” dhe thekson se Saranda ka nevojë për shërbime funksionale, infrastrukturë, pastërti, ujë të pijshëm 24 orë dhe mbrojtje e promovim të trashëgimisë kulturore, dhe jo për propagandë.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?!

Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët ta shijonin, jo vetëm ta dëgjonin në fjalime propagandistike.

Read more:“Skandal në Sarandë” – Ina Zhupa: Oborri i gjimnazit “Hasan Tahsinit” do kthehet në parking publik. Hiqni dorë nga ky projekt!

Sepse të flasësh për mirëmenaxhim përballë kësaj gjendjeje nuk është thjesht shkëputje nga realiteti. Është tallje me qytetarët dhe propagandë politike.

Le t’i marrim me radhë:

Uji?
Një nga gjendjet më të mjerueshme të viteve të fundit. Furnizimi “më i mirë” është një herë në dy ditë, ndërsa lagje të tëra qëndrojnë me ditë e javë pa ujë. Në një nga qytetet më të rëndësishme turistike të vendit, kjo nuk është mirëmenaxhim. Është dështim i shërbimit bazë.

Trafiku?
Saranda është kthyer në një qytet ku lëvizja me makinë në sezon është një mision i pamundur. Ndërtime që shtohen në rrugët ekzistuese dhe një lëmsh i vërtet në planifikim serioz të qarkullimit, transportit publik dhe infrastrukturës.

Read more:“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ Aktivisti i kthen përgjigje ministrit: Blendi Gonxhja, i dështuar. Kanë humbur legjitimitetin

Parkimet?
Praktikisht zero në raport me nevojat e qytetit. Në kulmin e sezonit, qytetari dhe turisti luftojnë për të gjetur një vend ku të parkojnë.

Terminali i ri?
Në vend që të sillte një zgjidhje të integruar për transportin, qytetarët përballen me më shumë kaos në qarkullim. Një terminal nuk mund të quhet sukses vetëm sepse është ndërtuar; suksesi matet me atë nëse e zgjidh apo e përkeqëson problemin që duhej të zgjidhte.

Mbetjet?
Shkallare e rrugë të papastruara, mbeturina nëpër cepa dhe një qytet që në kulmin e sezonit turistik shpesh përballet me pamje që dëmtojnë rëndë imazhin e Sarandës.

Read more:Salihu: 90% e dëmeve në mjedis nga njeriu – ja pse Kosova po përballet me mungesë uji

Plazhet dhe ujërat?
Raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit për ujërat e larjes në vitin 2025 tregon vetë Shqipëria ështe e fundit, ku Saranda përmendet specifikisht si shembull negativ.

Trashëgimia kulturore?
Butrinti u dha me koncesion. Ndërkohë, shumë prej siteve të tjera të trashëgimisë kulturore mbeten pak të njohura, pa guida të mjaftueshme, me akses dhe rrugë të amortizuara dhe me probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje.

Kjo nuk është një strategji për ta kthyer Sarandën në një destinacion të qëndrueshëm kulturor. Është menaxhim fasadë.

Read more:Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Saranda ka nevojë për ujë 24 orë, rrugë dhe trafik të menaxhuar, parkingje, pastërti, ujëra të pastra, transport funksional dhe një trashëgimi kulturore të mbrojtur e të promovuar.

Këto janë standardet me të cilat duhet të matet një qeverisje dhe mirëmenaxhimi imagjinar i Gonxhes.

Sot kur Gonxhja sheh “mirëmenaxhim”, qytetarët shohin kaos. Kanë humbur lidhjen me realitetin!

Lexo edhe
Politikë

78 ditë raportim i pandërprerë i protestës/ Protestuesi nga Italia: News 24 pasqyra e vlerave të mëdha të kombit shqiptar. Besoj se rinia do të krijojë qeverinë e duhur

Politikë

“Gonxhja ka një faqe me etiketime për protestuesit”/ Qytetari: Të hetohet për patentat që iu dha fëmjëve kundrejt korrupsionit. Rama dhe Berisha kanë rënë

Tags: #Blendi Gonxhja #Butrinti #Ina zhupa #Lagje #mbeturina #Mbeturinat #Mungesa e ujit #parkimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 78 ditë raportim i pandërprerë i protestës/ Protestuesi nga Italia: News 24 pasqyra e vlerave të mëdha të kombit shqiptar. Besoj se rinia do të krijojë qeverinë e duhur
  • “Gonxhja ka një faqe me etiketime për protestuesit”/ Qytetari: Të hetohet për patentat që iu dha fëmjëve kundrejt korrupsionit. Rama dhe Berisha kanë rënë
  • Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë nën thirrjet Shqipëria kërkon revolucion, arrestoni Ramën
  • Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen
  • 78 ditë nga nisja e “Revolucionit Flamingo”/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, diaspora jehon me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • “Gonxhja ka një faqe me etiketime për protestuesit”/ Qytetari: Të hetohet për patentat që iu dha fëmjëve kundrejt korrupsionit. Rama dhe Berisha kanë rënë
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi
  • Atentati i dështuar në Elbasan, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur! Shënjestra: Kemi 15 vite në të njëjtën lagje, jetojmë normalisht (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 10 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 9 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

78 ditë raportim i pandërprerë i protestës/ Protestuesi nga Italia: News 24 pasqyra e vlerave të mëdha të kombit shqiptar. Besoj se rinia do të krijojë qeverinë e duhur

Një emigrant nga Italia ka deklaruar se ai ka ardhur për herë të dytë në protestë pasi vendi…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Gonxhja ka një faqe me etiketime për protestuesit”/ Qytetari: Të hetohet për patentat që iu dha fëmjëve kundrejt korrupsionit. Rama dhe Berisha kanë rënë

Një nga protestuesit ka hedhur akuza të forta kundrejt kryeministrit Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja si dhe deklaroi…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë nën thirrjet Shqipëria kërkon revolucion, arrestoni Ramën

Ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë, në protestën e 78-të të zhvilluar në Tiranë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by