Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Jo zhdukjes dhe nihilizmit”/ Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale. Shehu: Mbrojnë identitetin dhe historinë
Politikë

“Jo zhdukjes dhe nihilizmit”/ Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale. Shehu: Mbrojnë identitetin dhe historinë

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Memaliaj vijon protestat kundër reformës territoriale të propozuar nga qeveria, me qytetarët që kërkojnë mbrojtjen e identitetit, historisë dhe interesave të komunitetit.
Mbrëmjen e kaluar, në sheshin kryesor të qytetit, u zhvillua një tjetër protestë, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin ndaj ndryshimeve territoriale dhe asaj që e konsiderojnë cenim të të drejtave të komuniteteve lokale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti i PD Tritan Shehu ka deklaruar se protestuesit në Memaliaj, por edhe në Libohovë e Këlcyrë, kanë përcjellë ditët e fundit të njëjtin mesazh: vendimet për organizimin territorial duhet të respektojnë identitetin historik, vullnetin dhe interesat e qytetarëve. Shehu shprehet se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të zbehin identitetin dhe historinë e këtyre komuniteteve, ndërsa kërkohet që zëri i banorëve të merret në konsideratë përpara çdo vendimi përfundimtar.

“Jo zhdukjes, jo nihilizmit! Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra vijojnë kështu qëndresën e tyre, ndërsa qytetarët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë në mbrojtje të identitetit, historisë dhe të drejtave të komuniteteve lokale”, shkruan Shehu.

Read more:Aksident në Tepelenë-Memaliaj, 5 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Postimi i plotë:

Memaliaj, në mbrojtje të identitetit, historisë dhe interesave të qytetarëve të saj. Antireforma territoriale e Ramës përballet me rezistencën popullore! Jo zhdukjes, jo nihilizmit të Ramës!

Mbrëmë, në Memaliaj, u zhvillua sërish një protestë, një akt qëndrese dhe indinjate ndaj asaj që qytetarët e konsiderojnë nëpërkëmbje dhe shkelje të demokracisë, si dhe të parimeve europiane për vetëvendosjen e komuniteteve.

Read more:“Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot…

Në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, prej ditësh përcillet i njëjti mesazh: të mbrojmë identitetin historik, të drejtat e qytetarëve dhe atë që u takon atyre, si në çdo vend demokratik.
Por, sipas protestuesve, në kushtet e një qeverisjeje që ata e cilësojnë autokratike, mbrojtja e këtyre të drejtave kërkon qëndresë, përballje dhe pjesëmarrje popullore.

Dhe këtë po bën Memaliaj prej javësh. Këtë e dëshmoi edhe mbrëmë, në sheshin kryesor të qytetit, përballë bashkisë së tij.
Të njëjtën qëndresë po e shfaqin edhe qytetarët e Libohovës dhe Këlcyrës.

Read more:Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë

Vetëm qëndresa mund t’i mposhtë këto vendime cinike dhe arbitrare, që, sipas protestuesve, synojnë të zhbëjnë historinë, vlerat dhe identitetin e komuniteteve.
Por tani duhet thënë me zë të lartë: Mjaft më!

Lexo edhe
Politikë

76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Politikë

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive

Tags: #Mbrojtja #memaliaj #proteste #qeveria #Rrjetet sociale #Vendime #Vendimi #Zëri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive
  • BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës
  • 76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • Ish-gjyqtari Skënder Haluci u nda nga jeta papritur, mesazhi i Fatmir Mediut: Të qoftë dheu i lehtë, miku im i shtrenjtë – nuk e besoj që u largove
Nga të njëjtat tag-e
  • 76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • 76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • “Plehrat i kemi në Parlament, do të përfundojnë në incenerator”/ Aktivisti: Korrupsionit i erdhi fundi! Kushtetutë dhe model të ri qeverisës!
  • “Mendojnë se do të na largojnë, por jo!”/ Thirrja e gazetarit: Mos u përçani, kjo është protesta më e bukur në botë!
  • Aktivisti: Rama dhe qeveria e tij të dorëhiqen, nuk e kanë përmbushur kontratën me popullin shqiptar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe…

• 6 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës…

• 52 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës

Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit…

• 52 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by