Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët kërcënojnë 6-7 banesa.

Forcat në terren po punojnë për hapjen e një kanali për të ndalur përparimin e flakeve. Në operacion janë angazhuar 200 forca të bashkisë, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë 2 avionë ‘Air Tractor’.

Vatra tjetër ndodhet në Qafën e Helmesit, në Fushë-Bulqizë, ku zjarri vijon në terren pyjor.

Pas raportimit se zjarri në lagjen Abaze të Krujës është shuar, qyteti nuk gjen qetësi. Pylli në afërsi të Zidollit ka marrë flakë, një vatër vetëm 50 metra larg të mëparshmes, pranë depove të eksplozivit.

Në Tiranë, operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës në Dajt ku është aktivizuar helikopteri dhe në Priskë të Madhe. Në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Përmet mbeten aktive zjarret në malin e Nëmërçkës dhe në malin e Dhëmbelit. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.

Read more:Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë (VIDEO)

Në Mirditë, vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Trojë.

Në Shkodër janë aktive vatrat në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, pa rrezik për banesat.

Po kështu vijojnë aktive vatrat në Dardhë të Librazhdit dhe në Shalës të Cërrikut.

Ministria e Mbrojtjes ben te ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 11 prej të cilave vijojnë aktive.

Në operacione janë angazhuar 249 efektivë të zjarrfikeses, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.

Read more:Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Po kështu janë 60 mjete zjarrfikese, 3 helikopterë, 2 avionë Air Tractor.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:32

Flakët që përpinë Lundrën e Priskën, pamjet me dron tregojnë ç’mbeti pas zjarrit

Pas situatës së vështirë të ditëve të fundit të zjarrit që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, gjendja paraqitet më e qetë sot.

Pamjet me dron tregojnë pasojat e flakëve që shkrumbuan sipërfaqe të tëra me bimësi duke i kthyer në hi. Njolla të zeza hiri kanë zënë vendin e hapësirave të gjelbëruara.

Operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat.

Ora 12:11

Kruja nuk gjen qetësi, sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve (VIDEO)

Një zjarr ka rënë sërish në fshatin Zidoll të Kujës.

Read more:Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit

Vatra e zjarrit ashtu edhe si para dy ditëve ndodhet në afërsi të depove të eksplozivit të guroreve.

Terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Ora 11:16

Zjarri në Tiranë, vijon ndërhyrja nga ajri për izolimin e plotë të vatrave (VIDEO)

Edhe pse situata në Priskë e Lundër është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik, edhe këtë të premte vijon ndërhyrja nga ajri.

Siç shihet edhe nga pamjet në këto zona po operon një helikopter për shuarjen edhe të vatrave më të vogla.

Lexo edhe
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Tags: #Banesa #Bulqize #dajt #Diber #Dron #Fier #flakë #krujë #lure #peshtan #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Nga të njëjtat tag-e
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 36 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu, i kërkojnë gjykatës Kushtetuese rikthimin e tyre në sistem. Ndërsa për të…

• 9 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by