Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “75 milionë euro për hemodializën”/ Spahia: Koncesion klientelist, KLSH zbuloi pagesa për shërbime të pakryera
Politikë

“75 milionë euro për hemodializën”/ Spahia: Koncesion klientelist, KLSH zbuloi pagesa për shërbime të pakryera

• 14 Gusht, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Komisionit të Sh%ndetësisë, Bardh Spahia, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është menaxhuar koncesioni i hemodializës, duke e cilësuar atë si një tjetër shembull të modelit klientelist në shëndetësi. Spahia ngre pikëpyetje mbi procedurën e tenderimit, përzgjedhjen e kompanisë fituese, vlerën e kontratës dhe mënyrën e zbatimit të saj.

Duke iu referuar edhe gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeti demokrat pretendon se janë evidentuar pagesa për shërbime të pakryera dhe mosshfrytëzim i infrastrukturës publike ekzistuese. Spahia kërkon që institucionet e drejtësisë të hetojnë të gjitha hallkat e koncesionit, nga tenderimi dhe pikëzimi i ofertave deri te pagesat dhe përfituesit realë, duke e konsideruar transparencën dhe përgjegjësinë institucionale të domosdoshme.

Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia:

Koncesioni i hemodializës është një tjetër dëshmi e mënyrës se si Edi Rama e ka përdorur shëndetësinë jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve, por për të krijuar skema klienteliste dhe kontrata të kushtueshme që rëndojnë mbi xhepat e shqiptarëve.

Përpara këtij koncensioni ekzistonte një modeli i decentralizuar, fleksibël dhe konkurrues, ku spitalet publike ofronin shërbimin aty ku kishin kapacitet. Dhe nevoja plotësohej nga operatorë privatë të licencuar, të kontraktuar dhe të paguar nga FSDKSH.

Read more:Notë financiare për kredinë/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

Atëherë, çfarë ndryshoi me Edi Ramën?

Nuk ndryshoi nevoja e pacientëve. Nuk u shpik hemodializa. Nuk u krijua një treg i ri.

U ndryshua modeli, duke u kaluar nga një sistem i decentralizuar dhe me kontraktim periodik në një kontratë 10-vjeçare, të centralizuar dhe të përqendruar në një operator të vetëm.

Ndonëse në procedurën morën pjesë disa operatorë, përzgjedhja e fituesit ende sot ngre pikëpyetje serioze.

Kompania nuk dha ofertën më të ulët. Përkundrazi, ajo ishte 11.1% më e lartë se oferta më e ulët. Megjithatë, ajo u shpall fituese.

Akoma më problematik është fakti se kjo kompani mori pikët maksimale në kriterin e eksperiencës, ndërkohë që nga të dhënat e dokumentuara në material nuk rezulton se kishte administruar më parë qendra hemodialize, duke anashkaluar kësisoj ofertues të tjerë të cilët kishin eksperiencë të drejtpërdrejtë në shërbimet spitalore dhe dializë.

Read more:76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Por pyetja që ende sot nuk ka marrë përgjigje, as dhe nga drejtësia shqiptare, se si mundet një kompani e krijuar vetëm dy vjet përpara tenderit, me kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh, të marrë pikët maksimale për eksperiencën dhe të fitojë një kontratë rreth 75 milionë euro?

Këto nuk janë rrethana që mund të kalohen në heshtje. Ato kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi.

Por problemet nuk mbarojnë me tenderin. Zbatimi i koncesionit ka prodhuar gjithashtu abuzime dhe kosto të pajustifikuara për buxhetin.

KLSH ka konstatuar raste ku koncesionari ka faturuar shërbime për periudha kur qendrat e dializës nuk ekzistonin ende dhe kur shërbimi vazhdonte të ofrohej nga spitalet publike. Pra, shteti paguante koncesionarin, ndërkohë që për të njëjtët pacientë shërbimi ofrohej nga spitali publik me fondet e veta.

Në auditimin e FSDKSH-së, KLSH konstatoi se edhe në vitin 2022, pra në vitin e 6-të operimit, koncesionari ishte paguar mbi bazën e faturimit dhe jo vetëm të shërbimit faktikisht të kryer. Për 8,854 raste nën dhe mbi projeksionin e qendrave, pagesat arritën në 99 milion lekë ose rreth 1 milion euro, të evidentuara si pagesa për shërbim të pakryer.

Read more:Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

KLSH kërkoi rishikimin e projeksioneve dhe kalimin në parimin “Pay x Use”, pikërisht për të eliminuar pagesat për shërbime që nuk kryhen.

Një tjetër absurditet është mos shfrytëzimi i infrastrukturës dhe pajisjeve ekzistuese të spitaleve publike. Rasti i Spitalit Rajonal të Shkodrës, i evidentuar nga KLSH, ngre pikërisht shqetësime për mosshfrytëzimin e investimeve publike ekzistuese, dublikimin e infrastrukturës, eficiencën e fondeve dhe dëmin ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.

Ky është thelbi i PPP-ve të shëndetësisë së Edi Ramës: jo të zgjidhin problemin, por të krijojnë një kontratë afatgjatë për të mbushur xhepat nga taksat e shqiptarëve.

Por edhe kur KLSH ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH të negociojnë me koncesionarin për rishikimin e projeksioneve sipas nevojave reale dhe për ndryshimin e mënyrës së pagesës, me qëllim eliminimin e pagesave për shërbime të pakryera, këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Hemodializa nuk është një rast i izoluar.

Read more:“Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës

Të gjitha kontratat koncesionare në shëndetësi vazhdojnë të konsumojnë qindra milionë euro nga paratë publike, ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar përballet ende me mungesë kapacitetesh, pajisjesh, personeli dhe shërbimesh cilësore.

Ku është drejtësia?

Ky koncesion ka qenë prej vitesh objekt shqyrtimi dhe hetimi. Por shqiptarët ende nuk kanë parë drejtësi për një skemë që ngre kaq shumë pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, lidhjet e subjekteve, zbatimin e kontratës dhe përdorimin e parave publike.

Partia Demokratike nuk kërkon një drejtësi selektive.

Kërkon që drejtësia të hetojë deri në fund çdo hallkë të kësaj skeme: nga vendimmarrja politike, te procedura e tenderimit, pikëzimi i ofertave, krijimi i strukturës koncesionare, përfituesit realë dhe çdo pagesë e kryer nga paratë e shqiptarëve.

Sepse kur një shërbim ekzistues kthehet në monopol 10-vjeçar, kur operatori fitues nuk kishte eksperiencën e pritshme, kur krijohet një shoqëri e posaçme vetëm pak ditë përpara shpalljes së fituesit dhe kur KLSH konstaton pagesa edhe për shërbime të pakryera, institucionet nuk mund të bëjnë sikur nuk kanë parë asgjë.

Read more:Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj

Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës.

Shëndetësia nuk është biznes privat i qeverisë. Shëndetësia është e drejta e qytetarit dhe detyrimi i shtetit.

Partia Demokratike e konsideron koncesionin e hemodializës një nga shembujt e modelit klientelist që duhet të marrë fund.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t’u hapë rrugë institucioneve që të hetojnë pa pengesa korrupsionin dhe tu mundësojë qytetarëve që të kenë një sistem shëndetësor në shërbim të tyre, jo të një grushti përfituesish.

Lexo edhe
Politikë

I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme

Politikë

Ndarja nga jeta e Skënder Halucit/ “Një i mbijetuar i genocidit komunist”, Berisha: E njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e përkushtimit

Tags: #Biznes #Edi Rama #euro #Hemodializa #KLSH #kompani #Kompania #Ministria e shëndetësisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme
  • Ndarja nga jeta e Skënder Halucit/ “Një i mbijetuar i genocidit komunist”, Berisha: E njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e përkushtimit
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
  • Analiza e DW: A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës kundër Ramës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës kundër Ramës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
  • Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj
  • 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës
  • “Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme

Këshilli Bashkiak i Divjakës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e dërguar nga…

• 1 minutë më parë • 2 min lexim
Politikë

Ndarja nga jeta e Skënder Halucit/ “Një i mbijetuar i genocidit komunist”, Berisha: E njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e përkushtimit

Kreu i PD Sali Berisha nëpërmjet një statusi në facebook, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga…

• 31 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit

L’indipendente i ka kushtuar një artikull protestës kundër kryeministrit Edi Rama që mbahet në Tiranë për më shumë…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by