Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ndarja nga jeta e Skënder Halucit/ “Një i mbijetuar i genocidit komunist”, Berisha: E njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e përkushtimit
Politikë

Ndarja nga jeta e Skënder Halucit/ “Një i mbijetuar i genocidit komunist”, Berisha: E njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e përkushtimit

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i PD Sali Berisha nëpërmjet një statusi në facebook, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Skënder Halucit, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe ish-i burgosur politik i regjimit komunist.

Berisha shpreh nderimin dhe mirënjohjen për kontributin e çmuar të Skënder Halucit.

REAGIMI I PLOTË;

Nderim për Skënder Halucin

Miq, Skënder Haluci, një i mbijetuar i genocidit komunist, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, mbylli parakohe sytë përgjithmonë.

Read more:“Liqenet dhe lumenjtë e Kosovës nuk mund t’i prekë askush”/ Berisha dënon deklaratat e Vuçiç: Racizëm dhe barbari në nivele mitologjike. Deklarata nuk e pastron Ramën nga shërbimet antishqiptare

Pasardhës i një familjeje atdhetare e antikomuniste, i mekuar me vlerat dhe virtytet më të mira njerëzore, Skënder Haluci që në rini të tij të hershme për shkak të origjinës familjare u përball me përsekutimin më të egër politik: arrestimin brutal, torturat më çnjerëzore dhe dënimin kapital me vdekje, e më pas me 25 vite burg, për një krim që nuk e kishte kryer kurrë.

Pasi la 10 vite të rinisë së tij në burgjet më të zeza të diktaturës hoxhiste, ai u lirua së bashku me të burgosurit e fundit politikë të regjimit komunist. Ai u bashkua, si mijëra bashkëvuajtës të tij, me Lëvizjen Demokratike dhe dha një kontribut të çmuar në përmbysjen e diktaturës më të egër në Evropë.

Read more:Kriza politike në Kosovë/ Ngërçi për konstituimin e Kuvendit hyn në një fazë të re: PDK-ja kërkon seancë, LVV-ja marrëveshje

Vitet e rënda të burgut jo vetëm që nuk ia kishin mekur Skënderit ëndrrën universitare, por e kishin bërë atë edhe më të fuqishme. Pas diplomimit, ai u emërua në detyra të rëndësishme në sistemin gjyqësor, deri si Kryetar i Gjykatës së Vlorës, të cilat i kreu me ndershmëri, aftësi dhe dinjitet.

Mirëpo, e njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e aftësive, përvojës dhe përkushtimit të tij.

Read more:Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, shkrimtari Mitro Çela ndan episodin për dënimin e Ramiz Alisë: S’mund të gjykoj njeriun që më fali jetën

Duke shprehur nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar të Skënder Halucit, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve e të afërmve.
Ndaj me ta dhimbjen e thellë e zinë për njeriun e tyre të dashur dhe i lutem Zotit që shpirti i mirë i Skënder Halucit të gjejë paqen e merituar! Ngushëllime.

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Tags: #Burg #Burgjet #Facebook #sali berisha #Shpirti #skënder haluci #Vdekje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Nga të njëjtat tag-e
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 3 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 2 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin