Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt aktivizohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
Kronikë

8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt aktivizohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

• 15 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X

Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të tyre kanë qenë 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Situata më e vështirë është në Gurë-Lurë të Dibrës ku hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Sot operacioni vijon me forcat në terren me mbështetjen edhe të 2 avionëve Air Tractor dhe 1 autobot uji.

Në Krujë, vijon puna në vatrat e Abazes dhe Zidollit, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Një pjesë e madhe e forcave janë përqendruar në zonën e Dajtit, për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth po vijon gjithashtu puna për vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Edhe në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, po vijon puna me 20 efektivë të FA-së, po ashtu edhe në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër, për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:38

Kruja ende në flakë, banorët djegin mbeturina

Banorët e Krujës duket se e kanë harruar zjarrin e pak ditëve më parë që kërcënoi banesat, vatrat e të cilit vijojnë ende të djegin pjesë të qytetit.

Në lagjen Kasme, banorët kanë djegur mbeturina në qiell të hapur. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Lexo edhe
Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Kronikë

Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun
  • Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)
  • Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen (VIDEO)
  • SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Në mesin e provave të reja që dalin kundër këtij deri në përfshirjen e kreut të SHISH, Ergys…

• 30 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)

Katër drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga në qarkun e Dibrës gjatë 21 ditëve të para të shtatorit,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen (VIDEO)

Avaria e një gomoneje në mes të detit në Dhërmi rrezikoi jetën e 5 personave në bordin e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by