Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Gjekmarkaj: Zjarret po djegin Shqipërinë dhe propagandën e qeverisë. Një shtet që nuk kontrollon territorin e vet
Politikë

Gjekmarkaj: Zjarret po djegin Shqipërinë dhe propagandën e qeverisë. Një shtet që nuk kontrollon territorin e vet

• 15 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër për situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar qeverinë se ka humbur kontrollin mbi territorin dhe se mungon një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave. Përmes një reagimi, Gjekmarkaj kritikon mungesën e mjeteve dhe kapaciteteve të strukturave emergjente, ndërsa e lidh situatën me atë që e cilëson si korrupsion, klientelizëm dhe paaftësi institucionale.

Sipas tij, ndërsa zjarret përpijnë pyje, toka, banesa e prona, qeveria i përgjigjet situatës kryesisht me deklarata dhe propagandë. Gjekmarkaj argumenton se zjarret nuk parandalohen vetëm në momentin kur shpërthejnë, por kërkojnë investime dhe përgatitje gjatë gjithë vitit.

Reagimi

Zjarret djegin Shqiperine dhe propaganden! Si dhe nje “sukses” i Qeverise!

Read more:76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës

Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që çdo verë përpijnë pyje, toka, banesa dhe prona.
Në vend të një sistemi funksional parandalimi dhe reagimi, shteti kufizohet kryesisht në numërimin e vatrave dhe dëmeve të shkaktuara. Pas tyre vjen fjala “kismet”!

Mungojnë mjetet, kapacitetet dhe mbi të gjitha një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.
Në këtë realitet, prioritetet e qeverisë duken të shtrembëruara, ku burime të konsiderueshme financiare shpërndahen për qëllime të diskutueshme, ndërsa strukturat emergjente mbeten të dobëta dhe të papërgatitura.

Kriza e zjarreve nuk është një fenomen sezonal, por një problem i thellë dhe i përsëritur, i lidhur ngushtë me korrupsionin, mungesën e vizionit dhe paaftësinë institucionale. Reforma territoriale, në vend që të përmirësonte administrimin, ka prodhuar më shumë dështim, diletantizëm dhe klientelizëm politik, duke përshpejtuar braktisjen e zonave rurale dhe duke lënë gjithnjë e më shumë territor jashtë kontrollit real të shtetit.

Read more:Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë

Në vend të një reagimi serioz, shpesh shfaqet një qasje propagandistike. Nga distanca e zyrave apo pushimeve, politikanë bëjnë deklarata dhe statuse simbolike, duke u përpjekur të krijojnë imazhin e angazhimit, ndërsa realiteti në terren mbetet dramatik.

Zjarret nuk ndalen në momentin kur shfaqen. Ato parandalohen gjatë gjithë vitit përmes investimeve të qëndrueshme: mirëmbajtjes së pyjeve, pastrimit të zonave të rrezikuara, krijimit të rrugëve të aksesit, sigurimit të burimeve ujore, pajisjeve moderne dhe forcimit të strukturave zjarrfikëse.

Read more:“Qeveria rikthen fadromat duke shembur pronat e qytetarëve në Vlorë”/ Zhupa: Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, por po godasin ekonominë dhe turizmin

Një shtet serioz nuk kufizohet në evidentimin e dëmeve, por investon për t’i parandaluar ato. Sot, megjithatë, po ndodh e kundërta: zjarret po shkatërrojnë jo vetëm pyjet dhe pronat, por edhe narrativën propagandistike që përpiqet të fshehë dështimin.

Në fund, ajo që del në pah është një realitet i thjeshtë dhe i dhimbshëm: një shtet që nuk e kontrollon plotësisht territorin e vet dhe që kujtohet për qytetarët e tij vetëm pasi katastrofa ka ndodhur. Nje qeveri e percelluar ne moral djeg Shqiperine!

Lexo edhe
Politikë

“77ditë protestë mbollën vetëdijen se e përbashkëta na përket të gjithëve”/ Neomalsorja: Politika e vjetër përqesh dhe refuzon të dëgjojë të renë

Politikë

“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

Tags: #Banesa #Investime #korrupsion #Moderne #Prona #pronat #Pyjet #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “77ditë protestë mbollën vetëdijen se e përbashkëta na përket të gjithëve”/ Neomalsorja: Politika e vjetër përqesh dhe refuzon të dëgjojë të renë
  • “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale
  • Diaspora masivisht në revoltën kundër Ramës! “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 77-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi (VIDEO)
  • LIVE- Revoltë kundër të gjithë klasës politike! “Rama në burg, Berisha në burg”, protestë mbarëkombëtare: Edi Rama jep dorëheqjen
  • Divjaka në protestë, “Jo” bashkimit me Lushnjen/ Banorët 16 ditë qëndresë, kundërshtojnë propozimin e Ramës për “Territorialen”
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat
  • Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat
  • Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë
  • Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 19 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“77ditë protestë mbollën vetëdijen se e përbashkëta na përket të gjithëve”/ Neomalsorja: Politika e vjetër përqesh dhe refuzon të dëgjojë të renë

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku përmes një postmi në rrjetet sociale ka reaguar sërish për protstat masive antiqeveritare…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin lidhur me dokumentin “Besa”, të përpiluar nga kryeministri Edi…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Diaspora masivisht në revoltën kundër Ramës! “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 77-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi (VIDEO)

TIRANË – Protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës është mbyllur mbrëmjen e sotme në Tiranë, por…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by