Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)
Kronikë

Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)

• 15 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tre persona janë arrestuar në Fier pasi u konstatuan me armë për arsye të ndryshme. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, Miklejin Monce, të cilit i është gjetur një pistoletë në makinë, si dhe shoku i tij, 28 vjeç. Pasagjeri Flavio Bregu arrestua pasi kishte dijeni se arma e zjarrit do të shitej në Fier.

Në Mallakastër, 38-vjeçari Ilir Sinaj u arrestua pasi kërcënoi me armë gjahu një person tjetër. Në banesë iu gjet edhe një kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione policore në Fier dhe Mallakastër. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe 1 armë gjahu. Vihen në pranga 3 shtetas.

Read more:Përplasja me Ramën për ndarjen territoriale/ Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime

Në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Bypass-in e Fierit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, tip pistoletë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua edhe shtetasi F. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, pasi dyshohet se kishte dijeni se shoku i tij, shtetasi M. M., posedonte armën e zjarrit dhe do ta shiste në Fier.

Read more:U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)

Ndërkohë, në Mallakastër, u finalizua operacioni policor i koduar “Hidden Guns”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër.

Ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu një shtetas tjetër. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës, arrestimin e autorit të dyshuar dhe sekuestrimin e një arme zjarri, tip kallashnikov, dhe një arme gjahu, të cilat i kishte fshehur në banesë dhe i mbante pa leje.

Read more:Aksident në Poliçan, makina përfundon në kanalin kullues, lëndohen 3 familjarë! Pasagjerja 78-vjeçare dërgohet në Spitalin e Traumës (VIDEO)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik

Kronikë

Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik

Tags: #Armë #arme zjarri #Arrestim #automjet #bypass #Fier #Flavio Bregu #Ilir Sinaj #Miklejin Monce

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik
  • Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik
  • VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë
  • Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga
  • Dhunoi kunatën, nipi e kërcënon me armë! Arrestohet xhaxhai, në kërkim 19-vjeçari, 3 nën hetim
Nga të njëjtat tag-e
  • Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik
  • VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë
  • Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga
  • Dhunoi kunatën, nipi e kërcënon me armë! Arrestohet xhaxhai, në kërkim 19-vjeçari, 3 nën hetim
  • Transportonin armë zjarri nga Kosova, 2 në pranga në Maminas! Sekuestrohen 3 pistoleta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik

Aksi Elbasan-Cërrik në afërsi të Kuqanit është bllokuar pasi kanali vaditës është shembur dhe ka dalë jashtë shtratit.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik

Një incident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan ku një automjet është përfshirë nga flakët. Nga pamjet, shihet që…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lugar…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by