Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përplasja me Ramën për ndarjen territoriale/ Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime
Politikë

Përplasja me Ramën për ndarjen territoriale/ Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josip Gorrea, ka folur për debatet e zhvilluara me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Kuç, lidhur me ndarjen e re territoriale dhe të ardhmen e bashkisë që ai drejton. Gorrea theksoi se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe se ai vijon të mbrojë idenë që Divjaka duhet të mbetet bashki më vete.

Sipas tij, takimi ka qenë i mbyllur dhe kryetarët e bashkive kanë pasur mundësinë të shprehin qëndrimet e tyre. Gorrea tha se edhe gjatë këtij takimi e ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të statusit të Divjakës. “Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër”, tha Gorrea.

Read more:“Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit

Ai theksoi se nuk ka ndryshuar asnjëherë qëndrim për këtë çështje. “Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë pse bashkia duhet të qëndrojë”, u shpreh ai.

Gorrea ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi punën e Komisionit të drejtuar nga Arbjan Mazniku, duke pretenduar se ka konstatuar disa mospërputhje në materialet e tij. “E para, te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje. Kapa disa gabime që do t’jua bëj me dije edhe ju”, deklaroi kryebashkiaku.

Read more:“T’i neverisim”/ Në opozitë akuzonte Berishën se “ua nxinte jetën” shqiptarëve, “teknika” që po zbaton sot Rama në pushtet! (VIDEO)

Ai tha se gjatë diskutimeve ka bërë edhe një krahasim mes Lushnjës dhe Divjakës, ndërsa shtoi se një prej referencave të Komisionit mund të lidhet me një mbledhje ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor.

“E dyta, bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm”, tha Gorrea. Në vijim, kryebashkiaku iu referua edhe qëndrimeve të shprehura më herët nga përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, kishin deklaruar se nuk do të kishte ndryshime në qarkun e Fierit.

Read more:Aktivisti: Rama dhe qeveria e tij të dorëhiqen, nuk e kanë përmbushur kontratën me popullin shqiptar!

“Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do të ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar”, tha ai. Gorrea nënvizoi se do të vijojë të mbrojë qëndrimin e tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë dhe se kundërshtimet e tij lidhen edhe me mënyrën se si janë hartuar argumentet për ndryshimet e propozuara.

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #arbjan mazniku #Detyrim #Divjakë #Edi Rama #Fier #lushnje #media #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 4 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 3 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin